12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Shkruan Adrian Kalivaçi

VETËM REVOLUCIONI PROLETAR U JEP FUND PËRGJITHMONË
LUFTRAVE IMPERIALISTE
-Refleksion mbi luftën e radhës imperialiste në Europë-
.Për luftën imperialiste Natos (SHBA) dhe Rusise te zhvilluar sot ne territorin e Ukraines eshte folur e po flitet shume, ku nuk mungojnë komentet e analisteve te shumtë, e mbi te gjitha mbizotëron zhurma e propagandës dezinformuese ne sherbim te pushtetit borgjez, qe në mbarë Europen ka marre pozicionin e mbrojtjes se perandorise Amerikane, me pretekstin se mbron te drejtat e popullit te Ukraines, i cili po paguan shtrenjte pasojat e kesaj lufte.
E verteta eshte se Ukraina dhe populli i saj po perdoret si mish per top nga fuqite e medha per interesat e tyre, ne lufte me fuqine tjeter imperialiste, ate Rusise, e cila mbas shperberjes se saj ne vitin 1991, me shembjen e Social-imperializmit Sovjetik, po mundohet te ringreje qofte edhe pjeserisht perandorine e perenduar Cariste.
Si gjithnje, ne situata te nderlikuara nuk eshte e lehte per tu orientuar drejt ne xhunglen e kapitalit, e per te kuptuar jo vetem te verteten e fshehur nga mjegulla e dendur e propagandes, por edhe per tu pozicionuar ne anen e duhur te barricades, duke kuptuar me pare burimin, shkaqet, objektivat, te verteten mbi kete lufte ne qender te Europes, pa harruar edhe rreziqet e mëtejshme, qe sjell zgjerimi i saj i mundshem per te gjithe popujt, përfshi edhe vendin tone.
Siç eshte ne vete natyren e kapitalizmit dhe nen driten e ligjit te zhvillimit te pa barabarte te vete vendeve kapitaliste, ne etapen e fundit, ate te imperializmit, ekuilibri boteror dhe raporti i forcave midis fuqive te medha eshte ne evolucion e ndryshim te vazhdueshem. Superfuqia e vetme amerikane mbas vititit 1991, e cila impononte supremacine e saj deri me sot ne menyre te pa kontestueshme, tani nuk ka te njejten peshe e te njejten force si me pare. Fuqi te tjera kane rritur peshen dhe ndikimin e tyre ne bote, dhe nje nga keto eshte Rusia e sotme, e cila nuk eshte me ajo e klikes se vjeter te votkes e te Jelsinit, i cili bombardonte parlamentin dhe pergezohej dhe silazhohej nga miqte amerikane dhe europiane, duke ju perulur deri ne nenshtrim. Tashme me sa duket me ndryshimin e raportit te forcave, Rusia dhe lidershipi aktual i saj, nuk tolerojne më hegjemonine amerikane ne dem te intresave te Rusise.
Lufta qe po zhvillihet sot midis Rusise dhe Ukraines eshte nje lufte e padrejtë, agresive edhe se ne epoka te ndryshme, por e ngjashme per karakterin e saj me luftërat e meparshme per pushtimin e Çekosllovakise dhe Avganistanit, te cilat udheheqësi yne legjendar, Enver Hoxha, i denoi hapur me guxim e pa asnje hezitim. Gjithashtu duhet thene se edhe kjo lufte nuk ka asnje ndryshim per karakterin e saj, objektivat, menyren dhe format e zhvillimit, nga luftrat imperialiste te SHBA-se ne Irak, Avganistan, Libi e Siri etj. Edhe kjo lufte, eshte pa dyshim nje lufte imperialiste e cila e ka burimin te thellimi i kontraditave midis vete fuqive te medha kapitaliste dhe ashpersimit te krizes ekonomike te kapitalit. Protagonistet jane SHBA, Rusi, Europe, pa harruar Kinen, e cila per momentin duket sikur eshte indiferente, por parashikimi eshte qe perplasja e ardhshme, edhe me e ashper do te jete ajo midis dy superfuqive kapitaliste SHBA – Kine, kontraditat midis te cilave po ashpersohen me shpejtesi sikurrë me pare.
Ne luften aktuale shkaqet apo faktore te tjere si, pretendidimet teritoriale, nacionalizmat shoviniste, evokimi i historise se perandorise cariste me kryeqytetin e pare Kiev, traditave te vjetra kombetare e nacionaliste, apo edhe informacioni mbi te verteta te pamohueshme si ringjallje e grupeve neonaziste etj, te cilat perseri burimin e kane te vete sistemi i dhjerokracise borgjeze, jane vetem faktore dytesore, ndihmes e plotesues deri ne alibi per justifikimin e luftes ne opinionin boteror dhe arritjen e objektivave strategjike…
Ne kete konflikt te pergjakshem, ndeshen fuqi te medha kapitaliste, ku jane ne loje interesa te medha ekonomike e gjeostrategjike te nderthurura me njera tjetren dhe eshte e veshtire te besohet se shkaqet kryesore te nje lufte imperialiste jane zhdukja e disa grupeve apo nje batalioni neonazist, apo shkaterrimi i laboratoreve biologjike ekzistente te ndertuar e financuar nga SHBA dhe Europa ne Ukraine. Grupe neonaziste dhe laboratore te tille kane ekzistuar dhe ekzistojne ne te gjitha vendet e zhvilluara kapitaliste. Ato forca nazifashiste, te cilat vertet ekzistojne dhe veprojne ne Ukraine (le te kujtojme grusht-shtetin ne vitin 2014 dhe sheshin Majdan, apo edhe krimet e batalionit nazist Azov ndaj popullsise ruse ne dy republikat separatiste ne Donesk e Lugans), sot ka ne te gjitha vendet e Europes, perfshi edhe vete Rusine, por askush nuk ka menduar t’u shpalle lufte deri me sot. Ato jane pjelle e vete sistemit dhe ne sherbim te tij e te borgjezise ne pushtet, per t’i perdorur ne kohen e momentin e duhur kunder nje situate revolucionare.
Ndersa ne vendin tone, te njejtat forca, mbasi shemben e shkaterruan teresisht Shqiperine Socialiste, kane 31 vjet qe alternohen ne pushtet opozite-pozite me emra te bukur e nen petkun e demokracise. Vetem tani mbas shume e shume krimesh, kreu nazifashist, Sali Berishovici, eshte shpallur gjoja “NON GRATA” nga ata, te cilet, vete e kane perkrahur, ndihmuar e financuar per te bere ato krime pa fund qe beri.
Siç ishte e lehte te parashikohej, lufta ekonomike midis vendeve e fuqive te medha, e cila kishte filluar ne shkalle boterore me pandemine virale, ishte vetem fillimi, do te thellohej e do transformohej ne lufte te pergjakshme me arme, siç ndodhi. Kontraditat e forta antagoniste midis atyre, te cilet, siç meson historia kane copëtuar e ndare boten ne te kaluaren, shpejt apo vone, do te shperthenin ne momentin kritik, kur kriza ekonomike arrin kulmin dhe politika e marreveshjet reciproke nuk do te mjaftonin me per zgjidhjen e tyre. Le te kujtojme marreveshjet dhe perplasjet e hapura e te fshehta, per sigurimin e fetave te medha te merkatos midis multinacionaleve te vaksinave anti-kovid dhe ato per gazin, naften dhe energjine midis Rusise SHBA-Europe, ku kulmi u arit me bllokimin e Gazesjellsit Rusi-Gjermani (Nord strim 2)…
. . .
.Cili mund te jete qendrimi me I drejte ne kete lufte imperialiste sot?
As me Putin e as me Naton ne kete lufte midis fuqive imperialiste. Dhe, natyrisht as me kliken neonaziste te Kievit, nje vegel e dobishme ne sherbim te interesave te SHBA-se, qe po çon popullin e tij drejt nje kasahpane te pergjakshme. Zelinsky, nje aktor klloun milioner, pseudo hero i salloneve televizive, i detyruar te mos pranoje asnje kompromis per ti dhene fund luftes e gjakederdhjes se popullit te tij, i cili po perdoret i ndihmuar me arme e dollare pa fund nga perendimi, per te mbrojtur interesat e ShBA-se, e duke iu paraqitur botes si atdhetar i flakte qe mbron atdheun e tij nga agresoret.
Te denosh agresionin pushtues te Rusise sot ndaj nje shteti tjeter si Ukraina, edhe pse drejtohet nga nje klike neonaziste, nuk do te thotë aspak qe te perkrahesh kliken naziste te Zelinskit, e ata qe qendrojne mbas tij. Kjo do te thote qe te mbash nje qendrim te drejte parimor edhe ne keto situata te veshtira e nen presionin e vazhdueshem te propagandes “demokratike”.
– do të thotë te mos ngatërrosh popujt paqedashës me klikat borgjeze e neonaziste qe kapitali u ka imponuar t’I udheheqe.
– do të thotë te jesh kunder luftrave imperialiste per rindarjen botes, te tregjeve e te zonave te influences.
– do të thotë te perkrahesh popullin e Ukraines e te Rusise, dhe te te gjithe popujve te tjere viktima, te cilet jane detyruar te bejne nje lufte te imponuar vellavrasese.
– do të thotë te jesh kunder klikave nacionaliste, shoviniste e neonaziste kudo qe ndodhen ato.
– do të thotë te jesh jo pro luftes midis popujve e proletariatit te vendeve te ndryshme, por te jesh pro revolucionit proletar!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.