30.5 C
Tiranë
E martë, 26 Maj 2026

shkruan Edibe Osmani

Vazhdimësia e elementeve me simbole solare në Nekropolin e Trebenishtës ( pjesa e dytë)

 

 

Fragmente qeramike dhe aksesorë

Nga literatura e shfletuar vërejmë se nuk mungojnë fragmentet e qeramikës dhe aksesorët

të gjetura në këtë Nekropol. Motivet e qeramikës janë gjeometrike, rombe të ngjyrosura ose të

mbushur me vija-vija. Zhaneta Andrea, në studimin e saj thotë se në Nekropolin e Trebenishtës,

ngjashmëria në teknikën e punimit të enëve është aq e madhe si të ishin ato prej së njëjtës

punishte. Përveç qeramikës, sa për ilustrim mund ta përmendim edhe hallkën e bronzit të

shekullit IV p.e.s. Skajet e saja përputhen dhe mbarojnë në formën e unazës të stilizuara me

kokë gjarpri, ku duken vija paralele e koncentrike. E përafërt me hallkën e Trebenishtit, me të

 

njëjtat tipare është edhe hallka e gjetur në nekropolin e Amantës (më shumë të dhëna dhe

mendime jep S. Anamali) (Andrea, 1969: 151-158).

Motivet e kënasë, që edhe sot gratë e vajzat zbukurojnë duart janë të ngjashme me

teknikën e punimit të enëve. Këto tiparet e përbashkëta si në teknikën e punimit, ashtu edhe në

zbukurimin, zbulojnë para nesh të dhëna interesante mbi proceset kulturore historike dhe

 

etnografike, të cilat janë një burim i hershëm historik.

Sa i përket përkatësisë etnike të Trebenishtës, Milutin Garashanin thotë se përkatësia

etnike e bartësve të kësaj kulture nuk ndesh në vështirësi të mëdha. Vetë zakoni i varrimit në

tuma, flet për përkatësinë ilire, e cila vërtetohet edhe nga inventari kulturor. Edhe qeramika

tregon se ka lidhje të ngushtë me gjetjet e grupit të Suharekës në Kosovë, të cilat u përkasin

padyshim ilirëve dhe me shumë gjasë dasaretëve (Garashanin, 1975: 24). Më shumë se 400

aksesorë të gjetura në këtë Nekropol janë prej ari, argjendi, bronzi, qelibari, hekuri, janë të

zbukuruara me motive dhe simbole të ndryshme mitike, me të cilat sundimtarët e rajonit të Ohrit

përgatitën për pavdekësise. Te aksesorët dallohen edhe motivet solare.

Simbolet te katër maskat funerale

Nga fotot e ekspozuara vërejmë se dominojnë simbole antropomorfe, të diellit, bletës dhe të

simbolit të dy duarve. Anësorët janë të gërshetuara rreth e përqark me ambra dhe vija të lakuara.

 

Tiparet autoktone te maskat funerale dhe simbolika e tyre

Nga fotot e ekspozuara vërejmë se në katër maskat e arit dominojnë simbole antropomorfe, të

diellit, bletës dhe simboli dy duar. Anësorët janë të gërshetuara rreth e përqark me ambra dhe

vija zigzage.

 

/foto.2/

Maskë me figurën e njeriut-(antropomorfe)

Në sistemin e përgjithshëm të simboleve dhe në mënyrë të veçantë në atë të simbolikës

ilire, ky simbol ndeshet dendur edhe para kohës së ilirëve. Duke u mbështetur në një njohje të

thellë të materialit etnografik artistik dhe historik shqiptar që figurat e grave mbizotërojnë në

plastikën antropomorfe neolitike, ato janë të lidhura me kultin e pjellorisë të tokës mëmë. Edhe

maskat me figurën e njeriut është bartur brez pas brezi në gdhendjet në gurë të gjetura në

shpellat ilire (Selimi-Osmani 2014: 21-26).

Maska me simbolin e dorës

 

Siç e thekson edhe studiuesi i simboleve funerale F.Cumont, i cili disa herë është marrë

me simbolin e dorës, ka domethënie antropeike. Një dhe dy duar paraqet lutjen e njohur: les

mains deprecatories (duart që luten përulësisht) drejtuar perëndive për hakmarrje, në radhë të

parë ndaj Diellit “i cili sheh gjithçka” për të dënuar fajtorin për vdekjen e hershme të të ndjerit,

që shihet edhe nga epitafet, të cilat në disa monumente gjenden pranë këtij motivi (Dobruna-

Salihu, 200: 363-368).

S’do mend se të njëjtën domethënie kanë pasur edhe duart e maskës në varret e Trebenishtës. Në

veshjen e Rekës së Epërme, dora si element antropomorf na paraqitet në dy elemente dekorative:

 

si element përbërës u fjutrës (dekor i kokës) dhe si dorkat (faculeta dekorative).

 

Foto 3

 

Maska me simbolin e bletës

Nga mitologjia e lashtë, bleta konsiderohet si një insekt i jashtëzakonshëm dhe misterioz,

por që është përdorur në sensin pozitiv (Qazimi, 2008: 27). Ajo ka qenë qendra e besimeve

popullore të tregimeve mitike dhe i devocionit religjioz. Zeusi, babai mitologjik i zotave dhe i

njerëzve, kur ishte i vogël ishte ushqyer krahas qumështit të dhisë “amaltea" dhe me mjaltë.

Bletët janë simbol i mbijetesës dhe i ringjalljes.

Në veshjen popullore shqiptare çulkat janë pjesa e dytë e të mbathurave, ku dominon motivi i

bletës.

 

Foto 4

 

Ky element edhe sot përgatitet dhe mbathet nga gratë, që do të thotë se motivi i bletës është një

vazhdimësi e trashëguar nga të parët.

Maska me simbolin solar

Për karakterin autokton të simboleve solare në trevat ilire na dëshmojnë një varg faktesh.

Nga sistemi i simbolikës pellazgo-ilire mësojmë se përveç simbolikës solare, motivet ishin

personifikim i Diellit, pastaj kishin domethënie totemike, sarkale e tjerë. Si Dielli, Hëna, yjet

dhe shumë motive të tjera pellazgo-ilire me mite e besime të lashta. Ata përdoren edhe sot nëpër

masa të gjera (Gjergji 1979: 231-247). Është me rëndësi të përmendet, se në mitologjinë ilire,

Dielli adhurohej si Perëndi. Ndërsa te grekët antikë, kulti i tij nuk kishte ndonjë rëndësi, siç

pohonte vetë Platoni.

Autori italian G. Bonfante, thotë se në Sicili (ku ka shumë arbëreshë) Diellin e kanë adhuruar si

hyjni, kult me origjinë ilire. Është për t’u theksuar se edhe autorë të tjerë kanë konstatuar

rëndësinë e kultit të Diellit ndër ilirët. Në mitologjinë shqiptare edhe sot ai zë një vend të

rëndësishëm, siç vë në dukje edhe albanologu gjerman M. Lamberc (Grup autoresh 1970: 374).

 

Kulti i Diellit

Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e jetës fetare të Paeonit ishte kulti i Diellit. Me rëndësi

themelore është mendimi i shprehur i etnologut Tirta, se elemente shumë të qarta të mbeturinave

të kultit të Diellit janë kryesisht rrathët koncentrik dhe motivet tjera diellore në objektet e

kulturës materiale dhe në zbukurimin e veshjes popullore (Tirta 1976: 271).

Një dëshmi tjetër me rëndësi për kultin e diellit ndër shqiptarët është tatuazhi. Gjatë ekspeditave

të bëra në fshatin Radomir-Kalaja e Dodës, në Shqipëri, telakja në prezencën tonë me ndihmën e

karthisë dekoron me këna fytyrën e vajzës nuse, me kujdes bën motivin e gjysmëhënës midis

 

vetullave, i radhitin xixat përreth hënës, që simbolizojnë yjet. Me këna bën motive rrethore në

mes të ballit dhe mbi mollëzat e faqeve. Motivet zakonisht ruajnë distanca të baraslarguara nga

njëra-tjetra. Të gjitha këto zbukurime tatuazhi janë një lloj maske në fytyrë, ku vajza nuse kalon

 

nga jeta e vajzërisë në atë të nusërisë. /foto 5/

Me të vërtetë këto janë mbetjet e sotme ballkanike, të cilat janë karakteristikë e kulturës së një

populli. Me këto vlerësohet se janë ruajtur të gjalla edhe sot gjurmët e kulturës pellazgo- ilire.

Zbukurimet me këna, ato rrethore të ballit dhe mbi mollëzat e faqeve simbolizojnë diellin. Edhe

Andromaqi Gjergji, thotë se motivet rrethore (motivet solare), kanë qenë të lidhura me mite e

besime të lashta. Por ky kuptim fillestar i tyre ka humbur me kohë dhe ato kanë mbetur tashmë

thjeshtë si motive dekoruese (Gjergji, 1979: 48).

 

Përfundim

Pa asnjë dyshim, gjetjet arkeologjike të këtij lokaliteti janë thesaret që bartin simbole

vendase pellazgo-ilire, analoge me ata të ditëve tona. Simbolet dhe motivet solare të aplikuara si

në maskat funerale, ashtu edhe te aksesorët, bindshëm flasin se kemi të bëjmë me kulturë

vendase. Pasanikët e varrosur në Nekropolin e Trebenishtës i takojnë bashkësisë së fiseve

Dasarete, të dëshmuara në historinë e lashtë dhe në burimet tjera.

Sot në dobi të kësaj kulture, flasin eksponatet e rralla arkeologjike dhe etnografike të

muzeut privat në fshatit Livadhi të Strugës, pronë e dr.prof.Nebi Dervishi- kulturëdashës, i cili

 

duke çmuar vlerat e larta kulturore nuk kurseu mjete nga buxheti familjar. Eksponatet e

ekspozuara në të ardhmen, do të jenë në shërbim të arkeologëve për një studim më të

hollësishëm. Gjetjet e ekspozuara janë kryesisht vendase të regjionit për të cilin bëhet fjalë dhe

po ky muze është një realitet i kulturës të Nekropolit të Trebenishtës.

Edhe pse Nekropoli i Trebenishtës trajtohet kryesisht si arkaik, në mungesë të fondeve, gjatë

tridhjetë viteve të fundit nuk është bërë asnjë hulumtim nga institucionet përkatëse

 

L i t e r a t u r a e sh f l e t u a r

 

Aleksandar Stipçeviq,Ilirët ,historia,jeta,kultura , Rilindja Prishtinë, 1980.

Andromaqi Gjergji,Përkime midis ornamentikës popullore shqiptare dhe asaj Ilire

Studime Ilire II, Rilindja Prishtinë 1979.

Azem Qazimi, Fjalori i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare /të kremte rite e

simbole/Plejad 2008, botuar në Tiranë Shqipëri.

Exhlale Dobruna- Salihu Saxa loquuntur /Gurët flasin/. Instituti Albanologjik i

Prishtinës 2010.

Exhlale Dobruna-Salihu, Plastika dekorative dhe figurative e gurit në

Dardani gjatë kohës romake Sepulklare dhe e kultit, Prishtinë 2013.

Fjalori mitologjik i botur më 1970 në Shtutgart.

Milutin Garashanin, Nekoi problem na makedonskata prehistoria, në

Macedonia Acta Archeologica,I,1975.

Mark Tirta,Elemente të kulturës lilire te shqiptarët, Studime ilire II, ,Rilindja

Prishtinë 1978

Muzafer Korkuti, Rreth formimit të enosit Ilir,në :Kuvendi i parë i studimeve

ilire,vëllimi I,Tiranë 1974.

”Најголемо културно богатво во Македонија…”dhe Tребеништа

(некропола)

Kol Marku, Studime historike ,SHKENCA GJENETIKE NE NDIHMË TË HISTORISË.

Edibe Selimi-Osmani, Simbolizmi Ilir dhe motivet antropomorfe në veshjen e

Rekës së Epërme,Shkup 2014.

Skender Anamali ,Problemi i formimit të populliti shqiptarë në dritën e të dhënave

arkeologjike ,në Konferencën Kombëtare për formimin e popullit shqiptar të

gjuhës dhe kulturës së

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.