14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

 shkruan Fahri Xharra

 

Shqiptarët e Maqedonisë të jenë të pergatitur

Nëse më pyesni pse të përgatitur, thjeshtë ta dini se kush jeni. Sipas informatave që vijnë  gati të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, ata janë të humbur në një botë të abstraktit, futje e cila mund të jetë shumë fatale për kombin tonë.
Qëllimi im me kete shkrim është t`i paraqes  disa tetaje nga 1912 e këndej pari, kohëra shumë të turbullta për kombin tonë në Maqedoni.
Përderi sa Henri Braisford thoshte: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton” . Ne duhet të jemi krenar.

Profesori Bozhidar Dimitrov është një historian bullgar dhe drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë. Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.
Më e rëndësishmja është thenja dhe konstatimi i tij:

” Maqedonia dhe Bullgaria “nuk kanë shkrepur asnjë plumb të vetëm ndaj njëri-tjetrit.”  Pra  ?
Rusia ishte pro bullgare dhe e donte zgjerimin e ndikimit të saj në Ballkan.

Sa kishte Bullgaro-maqedonas në Maqedoni deri në vitin 1912 ?  Po sa ishin shqiptar ?  Shqiptarët e bënin strukturën më të madhe të popullatës se atij teritori.
Po pse turku i ndau shqiptarët në pesë vilajete ?  së pari nuk e donte një populll të bashkuar se i frikohej vetvetes. Turqia na ndau . Vilajeti shqiptar (osmanisht: ولايت ارناود Vilâyet-i Arnavid) ishte një vilajet i parashikuar në pjesën ballkanike të Perandorisë Osmane, që përfshinte pesë vilajete osmane me popullsi kryesore etnike shqiptare: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit dhe Vilajetin e Janinës dhe Vilajeti i Selanikut
Pyetja tjetër, pse Maqedinia e sotme  i kishte 2 vilajete shqiptare, ate të Shkupit dhe të Manstirit. Mos më korrigjoni së në Vilajetin e Shkupit ishte edhe Kosova e më  shumë, por qëllimin e kam të tregoj se andej e këndej  pjesa dërmuese ishte shqiptare. Do ti shihni disa foto nga lufta serbe në Vilajetin e Manastirit dhe të Shkupit. Aty ishte Golgota shqiptare . Leo Freundlichs e përshkruan atë pjesë të historisë
Nga fotot do të shihni forcat “serbe ‘ dhe vullnetarët rus  në ato pjesë të Vilajtit të Manastirit dhe Shkupit. Numri aq i madh i “ushtarëve serb” gjatë Luftës së pare botërore ka qenë i pa mundur, aty ishin kryesisht ruset Lufta e tyre ndaj nesh në të njetën kohë kundër Kosoves, Maqedonisë dhe Shqiperisë ishte e pamundur me atë popullsi  të vogë që e kishte Serbia në atë kohë . Sidoqoftë, kjo mbetet për tu studjuar.

Por çlirimi i Shkupit në vitin 1912  nga luftëtarët e Bajram Daklanit dhe Zefit të Vogël , Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës , u  zbraps me urdhërin e Isa Boletinit. Luftëtarët shqiptar te demoralizuar u dobësuan dhe me kete rast ranë pre e mashtrimit dhe sulmit të madh serb ku u vranë dhe u zunë robë, u derguan me trena në Serbi  dhe u egzekutuan .
 Shkupi e priste ardhjen e ushtarëve serb pasi që u larguan kosovarët

 

Turqia bëhej se po lufon kundër serbëve, dorezoshin armët qe të ikin orë e më parë.Situata mbeti në duar të serbëve ku ata i patën duart e lira për të kryer gogotën më te madhe të njohur në Ballkan

Dorësimi i ushtarëve turq në Manastir dhe topat turq në duar të serbëve në Kumanovë.

 

Robërit shqiptar dhe ndonje ushtar turk , gjithastu shqiptar duk u derguar në stacionin e trenit ne Shkup, drejtimi i pa njohur , qëllimi vrasja e tyre.

Një numër i madh robërish shqiptar, i derguar në Beograd për zhberjen e tyre

 

Ushtarë serb në Tetovë, dihen vrasjet dhe shkatërrimet e tyre.

 Artileria serbe  në një ofensivë afër ManastiritUshtarët sern afër Kumanoves

Vullnetarët rus  në Manastirit

 

 Pra, këto ishin disa foto të arkivave serbe në pushtimin e e tokave shqiptare. Mos të na ha mendja që i bejme balle sllavit pa ndihmen e Amerikes.
Fahri Xharra,14.11.20
Gjakovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.