Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë
January 23, 2020
Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë në Kishën
“Edhe nëse është ditë ndeze qiriun që të gjesh njeriun e ndershëm” Dioxheni ( 412- 323 prk)
Ligj kundër gjuhës shqipe. Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).
Ku jemi ,çka jemi ,për kend jemi ? E duam ne vetvetën? Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe.
Çfarë janë arësyet qe ne jemi tkurrur territorialisht dhe numerikisht si komb ne vazhdimesi?
“….kërcënimet telefonike dhe pëshpëritjet që kam dëgjuar nga disa anonim dhe bashkëvendas: “ja ky tradhtari që thotë se është shqiptar…” Këto pëshpëritje dhe përbuzje i përjetova më së rëndi para pak ditësh, në drekën pas varrimi të bashkëvendasit tim, Jordan Llazarevski, ndjesë pastë, në fshatin Beliqica të Rekës së Epërm. Në atë drekë vetëm ndonjëri më përshëndeti, asnjëri nuk u ul në tavolinën time. Prifti, sapo më pa, më përshëndeti dhe më përqafoi. Shumë veta u befasuan, ndoshta edhe u hidhëruan, sepse ngrysën fytyrat e tyre. Pastaj erdhi një zonjë të tavolina ku isha i ulur vetëm. Ajo qe mbesa e një ish-funksionari të madh politikë të RM-së. Mu drejtua: “mund të ju pyes diç?” “Urdhëroni, uluni”, ia ktheva. Sapo u ul më foli paksa e egërsuar: “vërtet, ke thënë se je shqiptarë ortodoks, se në RM jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë ortodoksë?”. “Po”, iu gjegja, duke dhënë sqarimet vijuese: “e dini Ju, Zonjë, se 95 për qind e pjesëmarrësve në këtë drektë varrimi flasin gjuhën shqipe, por ende detyrohen ta mbajnë fshehur…” “Po, edhe unë di shqip, meqë gjyshja ma ka mësuar…”, ndërhyri ajo. “Atëherë çfarë ishin nënat dhe gjyshet tona, që nuk dinin asnjë gjuhë tjetër pos shqipes…!?” Ajo nuk dëgjoi më gjatë arsyetimet e mia, e inatosur iku nga tavolina pa u përshëndetur dhe shkoi në tavolinë ku ishte më parë. Më nervozizëm po u rrëfente për bisedën tonë zotërinjve që i kishte në tavolinë..”( nga shkrimi i Branko Manojllovskit)
Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatrave Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”.
Pra fjalën e kam për Shqiptarë Ortodoks të Maqedonisë ,dhe me ta dhe qështjen e tyre do të mirremi në kët shkrim. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bëj të veten, dhe të thuhet e vërteta dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën. Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.
“Dua vetëm të tregojë një ngjarje.Ndoshta do të tingllon mire,dhe disi po me lidhet ,me këta njerëz ( shqiptarët ortodoks të Maqedonisë).Në një bisedë që e kisha para dy tri vjetesh me një të njohur në Gjermani.S´pari me pyeti se nga jeni ,dhe une i tregova se jamë Shqipetar,kurse ai mu pergjigj që qenkemi t´afërt ,dhe unë i thash si ka mundesi ,kurse ai më tha :une Gjyshen e kam shqipetare t´Maqedonisë.Bile me tha se e kam te inqizuar ne tel se si flet Shqip,dhe unë nga kureshtja që të bindësha i thash se a bën ta ndegjoj.Por kur e leshoje ajo nuk fliste “ shqip,”por një gjuhë disi te perzier me maqedonishte ,dhe i thash se kjo nuk flet shqip,kurse ai mu pergjegj se gjyshja ime nuk pranon asgjë tjeter vetëm se është Shqipetare,dhe më tha se nuk e kam ndegjuar t´ketë thën ndonjëherë se ka ndonjë komb tjetër. ( Xhavit Ramadani,Gjermani) . Pra ?
Sa janë në numër këto gjyshe dhe këta nipër të tillë që nuk guxojnë të tregojnë se janë shqiptar,dhe jetojnë në Maqedoni?
Pikërisht mungesa e një platforme kombtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuam shum keq në histori. Platforma sllave e ka zanafillën që në shekullin 16 kur Rusia i përktheu veprat kishtare të Bizantit e përkthyesi kryesor ishte Mihail Artioti me origjine shqiptare ,sllavet e krijuan strategjinë dhe unitetin fetar dhe në shekullin 19 dolën me platformë për formimin e shteteve kombëtare sllave.
Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me