Shkruan:.Gjon Bruçi”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone

SHQIPTARË, KUJDES NGA “DYSHJA ANTIKOMBËTARE”
RAMA & BERISHA!
Siç ka lajmëruar kryetari i PD, “Arturo Ui – Berisha”, ditën e shtunë, datë 24 Tetor 2026, Partia Demokratike, me anëtarësinë dhe simpatizantët e saj, do të mblidhet në Kryeqytet në një protestë kombëtare, gjithëpërfshirëse. Objektivi: Të mbështesin protestën e studentëve në luftën e tyre kundër “narko – shtetit” të Edi Ramës. Termi “mbështesin”, thënë botërisht dhe me plot gojën nga Berisha, të përçon trupin dhe mendjen, si një rrymë elektrike dy fazore. Vërtet “do ta mbështesin”, apo pas kësaj fjale të ngrohtë, kemi ndonjë skemë akoma më të ngrohtë, gjer në djegie e përvëlim?
A mund ta mbështesë Berisha rrëzimin e “sivëllait të tij siamez”, Edi Rama?! Midis tyre, gjatë shumë viteve e në vijim, ka patur dhe ka një “kërleshje”, e cila të krijon iluzionin se do të “përleshen” si bajlozat e zinj të detit. Kjo, kur shikohet në distancë. Por nëse u afrohesh, ata ngjajnë si dy vëllezër, të cilët nuk kuptohen se kush është vëllai i madh, po të mos kishte mjekërr vëllai i vogël, me emrin Rama.
“Kërleshja” dhe “Përleshja” e sivëllezërve siamezë Berisha e Rama, gjatë 36 viteve të tranzicionit tonë gërrmërrkratik, i ngjanë spektaklit të TV Top Channel, dhënë para disa viteve, me emërtimin interesant “Përputhen”, të cilin, drejtuesi i një gazete prestigjioze, e zëvendësoi me emërtimin “Përqafen e Përqifen”! Pikërisht ky emërtim është më afër së vërtetës, në “marëdhëniet”politike e shtetërore të sivëllezërve tanë të demokracisë borgjeze.
Për konkretizim, le të evidentojmë disa detaje nga këto marrëdhënie të dyshes sonë siameze, me emërtimin e porsazgjedhur “Përqafen e Përqifen”!
Në vitin 1990, kur Berisha me ndihmën e Ramizit krijonte PD-në, Rama i shkon afër Berishës dhe me hijën e gjatësisë së tij, i kërkon, që në programin e PD-së, të shkruhej e të realizohej parulla: “Komunistët në litar, veteranët në hanxhar!” Berisha, duke qenë më finok se Rama, nuk ia pranoi propozimin dhe vuri në jetë fjalëzën e dytë të spektaklit, “përqifen”, duke thirrur në mitingun e madh të përurimit të PD, “Rroftë shoku Ramiz Alia . . . .!” Pas kësaj, për të parapritur ndonjë rëng nga Rama, finoku Berisha i çoi një skuadër të FNSH, me porosinë “ta krihnin”, por mos ta vdisnin!”
“Mësimin” e asaj dite, Rama shkoi ta perfeksiononte në Paris, ku pasi mësoi “dramën” dhe “komedinë”, u kthye në Shqipëri dhe veshi xhaketën me komça rozë të PS-së, prej të cilës mori frenat e Bashkisë së Kryeqytetit.
Në vitin 2005, kur Berisha tashmë gjendej në kolltukun e Kryeministrit, Rama vijoi me të gjitha mjetet “përqifjen” kundër Saliut, çka “regjisori” i spektaklit e vendosi në krye të PS-së. Kjo gjë habiti socialistët e thjeshtë, por jo “skemën” e atyre që loznin në prapaskenë.
Kur ndodhi “Gërdeci”, socialistët u bënë gati të merrnin pushtetin, por kryetari i tyre, vuri në lojë “Përqafjen” dhe i rrahu sivëllait Berisha shpatullat, duke e ngushëlluar për gjëmën që i kishte shkaktuar vendit.
Me qëllim që përleshjet, apo përqifjet të zvogëloheshin sa më shumë, me orientim të “regjisorit”, në vitin 2008 vulosën së bashku njërin nga ligjet më interesante, siç ishte ligji për Kodin Zgjedhor. Me këtë ligj, të dy palët siguruan një “rrotacion” pushteti pa shamatë dhe në mënyrë periodike. Kjo ditë ishte “Përqafja” më e madhe midis Berishës e Ramës, përqafje që ata nuk e kanë anulluar edhe sot pas 16 vitesh nga ajo ditë.
Ama në janar të vitit 2011, kur Saliu kishte nisur mandatin e dytë të Kryeministrit, Rama thirri në skenë “Përqifjen”. Edi me treqind ushtarë, pajisur me hunj prej dru frashëri dhe Berisha me plumba prej vërteti, e mbyllën “përqifjen” me katër të vrarë në bulevard. “Përqifja” do të rindizej më e ashpër të nesërmen, por ndërhyri “regjizori” që e ndaloi spektaklin, duke e quajtur Berishën “burrë shteti”, ndërsa Ramën “zambak deti!”
Për të paksuar “përqifjet” e shtuar “përqafjet”, në vitin 2016, me orientimin e regjisë, lindi nevoja për reformimin e gjyqësorit, i cili ishte bërë leckë nga Vettingu laraman i komisionit përkatës. Rama, tashmë në postin e Kryeqeveritarit, duke kuptuar skemën e regjisë, dhe për të marrë avantazhin e nismëtarit, mori inisiativën e “Refomimit” të Drejtësisë. Inisiativës iu bashkua edhe Berisha, sepse pushteti i gjyqësorit është i rrezikshëm e të fik derën. Por siç treguan vitet që pasuan, të cilat nuk janë pak por plot dhjetë vite, megjithë “Përqafjet dhe përqifjet” e vazhdueshme gjatë ekzekutimit të kësaj reforme të rëndësishme, dy liderët tanë mbetën përsëri si dy vëllezër të një nëne, të cilët kur e kërkon interesi i tyre, e hedhin dyshen myzeqare, më mirë se banorët e kësaj treve.
Nuk po zgjatem më tej me “Kërlesh – përleshjet” e këtyre dy personazheve historikë, sepse plot detaje të kësaj skeme, që unë e emërtova “Përqafje e përqifje”, qytetarët i kanë parë e përjetuar me dhjetra e qindra herë, sepse dublat e këtij filmi spektakël çfaqen çdo ditë, nga prononcimet në shtyp, takimet me qytetarët e gjer tek ballafaqimi në sallën e Parlamentit dhe në dyert e Institucioneve të SPAK-ut.
Shumica e qytetarëve, tashmë e njohin plotësisht këtë “skemë” mashtruese të dyshës sonë politike e shtetërore. Por një pjesë, për fat të keq, vijojnë ta lëvizin kokën herë tek njëri e herë tek tjetri, si të ishin duke ndjekur një lojë pingpongu. Por “pingpongu” i vëllezërve siamezë, Berisha e Rama, nuk është lojë. Ata janë vëllezër në veprime antikombëtare, por njëherësh janë edhe si Kaini e Abeli, dy djemtë e parë të Adamit, që hëngrën njëri-tjetrin.
Dhe kur këta dy vëllezër monstër, që kemi në krye të politikës e të puhtetit, hanë njëri-tjetrin, me siguri që njerëzit e tjerë nuk i kursejnë kur ua do puna.
Vini re: Ndonëse protesta e “Flamingove” së bashku me atë të studentëve, thërrasin në bulevard “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha lëshon “kushtrimin” ushtarëve të tij që “të mbështesin protestën në fjalë”! A mund të besohet kjo thirrje?! Mos është ndonjë skemë e të dy “vëllezërve“ Kaini e Abeli, jo për të ngrënë njëri – tjetrin, por për të “ngrënë” protestuesit. Se individët e stazhionuar në postet e pushtetit e të antikombëtarit, janë jo të zgjuar, por të djallëzuar, të cilët realizojnë çdo skemë. A nuk e patëm një të tillë në 21 janarin e vitit 2011?
Ndaj unë do të doja t’u thoja protestuesve studentë, por edhe të tjerëve:
KUJDES NGA VËLLEZËRIT KAINI E ABELI, të cilët, ndërkohë që ju ftojnë njëherësh për “dialog” dhe për “protestë”, mos u besoni fort, sepse ata të dy janë dy “monstra” të të njëjtiit sistem “monstër”, me emrin kapitalizëm!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.