Me poeten dhe shkrimtaren “VERA GJONAJ”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e persone che sorridono

DEKLARATË ZYRTARE PËR PAQE DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Si Ambasadore e Paqes dhe e Të Drejtave të Njeriut, po ju drejtohem me një thirrje urgjente e publike institucioneve më të larta të vendit — Shtetit Presidentit të Republikës dhe Policisë së Shtetit: MOS I PREKNI FËMIJËT DHE RININË TONË!
Rinia shqiptare po kërkon të drejtat e saj legitime e kushtetuese, ashtu si çdo popull i lirë e demokratik në botë. Është plotësisht e papranueshme, çnjerëzore dhe e pafalshme që djemtë dhe vajzat tona të dhunohen, të gjakosen apo të frikësohen pse ngrenë zërin për të ardhmen e tyre.
STOP DHUNËS, PERSEKUTIMIT DHE URREJTJES MIDIS SHQIPTARËVE!
RESPEKTONI TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT DHE LIRINË E SHPREHJES!
Dhuna nuk është zgjidhje , ajo vetëm thellon plagët e shoqërisë sonë. Rinia është sot shpresa dhe e ardhmja e këtij kombi. Detyra e shtetit është t’i mbrojë e t’i dëgjojë fëmijët tanë, jo t’u ngrejë dorën.
U bëj thirrje të gjitha palëve për pjekuri, vetëpërmbajtje dhe ndalimin e menjëhershëm të çdo akti dhune. Të mbrojmë fëmijët tanë dhe të zgjedhim rrugën e vetme të dinjitetshme: dialogun , respektin dhe paqen!
“”””””””””””

“””””””””

SIKUR UJI TË FLISTE
Mbi gurë të bardhë te kroi i fshatit
Uji buron e rrjedh si ar
Fytyrën e duart t’i lan lehtë
Po zemrën s’ta ndërron dot kurrë fare
Njerëzit vijnë e ulen pranë
Nga rruga e gjatë me pluhur mbuluar
Lajnë sytë e lajnë ballin
Po mendjen e mbajnë të trazuar
Sikur uji të fliste
Do i thoshte disave:
Laj zemrën para se të vish te kroi
Ndrysho mendimin, pastro shpirtin
Se uji vetëm trupin të pastron
Aty ku ka urrejtje nuk hyn gëzimi!
Laje nga xhelozia, laje nga inati
Hiqe nga shpirti çdo hije të zezë
Mbill vetëm të mira e fjalë të ëmbla
Që jeta të jetë plot me shpresë
Kështu thotë populli brez pas brezi
Të mirën me të mirë ta kthesh gjithnjë
Se uji lan gurët e rrugës së fshatit e qytetit
Po zemrën e bardhë e bën vetëm njeriu.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.