Shkrimtar,përkthyes e publicist.
———–
Shpifësit midis nesh
Çfarë shkaktojnë shpifjet? Cila është influenca e shpifësve?
Shpifjet dhe shpifësit nuk dalin pa gjë. Minimumi, shkaktojnë shumë frikë, tek njerëzit.
Shpifësi e përpunon me mjeshtri viktimën e rradhës, dhe kur mendon se e ka përfunduar portretin e tij, e hedh në tregun social. Pastaj bërtet me të madhe: Ky është krimineli i rradhës!
Shpifësi fabrikon dhe përhapë thashetheme kundër viktimës.
Në të vërtetë, të gjithë ata që i marrin si të vërteta shpifjet e tij, janë viktima. Ata mund të shndërrohen menjiherë në kriminelë. Ky është edhe qëllimi final i shpifësit.
Shpifësi ka aftësi të veçanta për të fabrikuar shpifje, të cilat i përdor për të përçarë jetën sociale.
Shpifësi vuan nga çrregullime të forta të personalitetit. Vua nga fanatizmi, egoizmi, hakmarrja, frika, pabesia, çrregullime psiqike, nga gjendja emocionale. Mendohet njeriu “zgavër”, bosh ngha brënda. Vazhdimisht dridhet nga frika. Shumë të tillë, për ta përzënë frikën, turren pas një “çadre mbrojtëse”, futen në parti politike, dhe grupime të tjera.
Për të mposhtur viktimën e vet, shpifësi shenjtëron çdo mjet. Ai e mendon veten në të drejtën e shenjtë për ta eleminuar viktimën.
Shpifësi përqendrohet në jetën private dhe aktivitetin e të tjerve dhe i vlerson ato, në mënyrën e vet. Vlerësimi i tij për të tjerët, është ai i njeriut fanatik, jashtë çdo realiteti.
Shpifësi brëndavete së vet, ka gjithmonë shemtimin. Eshtë e pamundur që ta kritikojë veten apo t’i mendojë veprimet e veta të gabuara. Dogmatizmin e vet mendon pragmatizëm dhe e vazhdon me shumë konsekuencë. E mendon veten, njeri me ideale të mdha.
Ndjehet aq mirë me bindjet e veta, sa e mendon vetenmodeli i moralit. Madje, sipas tij, morali i tij, është ai që duhet të sundojë në gjithë shoqëri.
Ai e shfrytëzon psikologjinë e pushtetit, për të grumbulluar rreth vetes, të njejtët me prirjet e veta.
Konceptet e tij janë të ideologjizuara, dhe mundohet tua transmetojnë edhe të tjerve.
Shpifjet prodhojnë, zakonisht, dy lloje viktimash:
Të parët janë ato që sulmohen direkt dhe personalisht, me qëllim për tua demtuar imazhin dhe izoluar nga shoqëria.
Të dytat, dhe që janë shumë, janë ata që indoktrinohen nga shpifësit. Janë ata, të cilët i turren “armikut” të prodhhuar nga shpifësi, pa ditur asgjë se kush është ai dhe përse duhet sulmuar. Shumë nga këta, e vazhdojnë verbërinë e tyre, pas shpifësit, pa menduar se ku po shkojnë dhe çfarë bëjnë. Nuk e mendojnë se gjendja e tyre është produkt i shpifjeve nga shpifësi, dhe armiku kundër të cilit janë turrur, është vetëm një alibi e shpifësit.
Në vitin 1173, një murg anglez, shkroi një libër mbi një djalë të zhdukur. Sipas tij, hebrenjtë (judët) e kishin therur djalin për ta bërë kurban të perëndisë, për mbarësitë e tyre. Libri u shpërnda në të gjithë Evropën, dhe menjiherë, filloi persekutimi i madh i hebrenjve. Diku nga fillimi i vitit 1300, në Evropë u shfaq kolera e zezë. Mendohet të kenë vdekur rreth 25 milion njerëz. Sipas kronistëve, vdiqën aq shumë, sa të gjallët, nuk mjaftonin për të varrosur të vdekurit. Mbreti i Francës, Filipi V (1293-1322), përhapi fjalën se, hebrenjtë, kishin spërkatur burimet me virusin e sëmundjes. Kaq mjaftoi. Hebrenjtë u shpallën armiku i të gjithëve, dhe të gjithë, duhej të ngriheshin kundër armikut të tyre të përbashkët- hebre.
Viktimat e indoktrinuara nga shpifjet, nuk e kuptojnë se janë kthyer në donkishotistë, dhe luftojnë kundër armiqve të prodhuar nga një shpifës. Shpifësi i shfrytëzon ata thjesht si vegla qorre, për të arritur qëllimin e vet. Qëllimi i shpifësit, nuk ka assgjë të përbashkët me të verbërit që e ndjekun pas. Ai, sapo e arrin qëllimin e vet, i braktisë ata, sikur nuk kanë ekzistuar kurrë.
Shpifës ka gjithandej, ata janë brënda nesh. Nëse egoizmi ynë na del jashtë kontrollit, dhe mendon se duhet të luftojë kundër çdo egoizmi tjetër, nga fakti se e mendon veten të rrezikuar, hedh në fushën e betejës shpifjen.
Shpifja dhe gënjeshtra shkojnë dorë më dorë. Të dya janë partneret e ideologjive të fanatikëve, që janë kundër të gjithëve që nuk janë si ata.
Shpifja ka shumë të këqia, por e ka dhe një të mirë të madhe: Një rast shpifje, nga dikush ndaj teje, është „sita“ më e përsosur, për të dalluar miqtë e vërtetë, nga bishtlëkundësit, nga hipokritët.
——–
Lekë Imeraj-shkrimtar,publicist dhe përkthyes.