PËERSHTYPJET E NJË BISEDE QË MË LA NEHAT JAHIU GJATË NJË NDEJA PARA CA MUAJVE NË KUMANOVË
Ta duash jetën nga toka, por edhe me sytë nga populli
Nehat jahiu e kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij në profesionin më të bukur më të guximshëm e pa dyshim edhe më të veçantë dhe më human si është ai i mësuesit. Pasioni i jashtëzakonshëm në këtë profesion e bëri që ai të ketë dhe sot e kësaj dite nostalgji dhe dashuri për atë që ka bërë.
Nehati është një specialist mjaft i rrallë në fushën e vet të sistemit edukativ. E donte arsimin ia dinte vlerën ndoshta shumë më tepër se të tjerët. Po kujdesej që nxënësit e tij të ishin sa më të sigurtë për atë që do të bënin. Nuk ishte në pozita të mëdha edhepse ato iu ofroheshin nga ata që mendonin ta nënshtronin dhe të bëhej vegël e tyre por përkundrazi ai i luftoi duke ua hudhurë në sy të vërtetën dhe kështu ndëshkohej, por gjithmonë ishte dhe është me popullin e shumëvuajtur sepse doli nga gjiri i këtij populli të cilit Nehati ia di dhimbjen,dhimbjen e madhe dhe gëzimin e vogël popullit dhe kombit të tij të shumëvuajtur.
Nehati një periudhë të jetes së tij e kaloi në Gjakovën heroike, Aty kreu shkollimin e lartë.Gjakova për shumë vite është quajtur “ Qyteti I kulturës dhe i patriotizmin” Ishte një qytet me mjaft kulturë dhe mjaft i bukur.Këtu Nehati u armatos me këto njohuri që posedon dhe pas mbarimit të shkollës atje ato njohuri i kultivoi në Orizarën e tij duke shpërndar te gjenerata e gjenerata nënësish të fshatrave në qerdhen e shkollës fillore “Faik Konica” të Iliridës dardane.
Atë dashuri për punë që ai e ka ushtruar në jetë ia ka ushqyer edhe fëmijëve të tij. Familja e tij është një shembull i sakfricës njerëzore për edukimin e fëmijëve. Përherë në bisedë na kujton thënien e Naim Frashërit “Duajeni dhe mësojini fëmijët tuaj se ata janë për një kohë më larg se koha juaj.” -Nehati që në fillim nuk e kishte lehtë, – Ai nuk e harron sakrificën edhe me gruan e tij që i doli në krah duke filluar duke nga e para vetëm që të shkollojnë fëmijët tyre dhe ia kanë arritur qëllimit. Prioriteti i tij ishte investimi te shkollimi i fëmijëve dhe ia kemi arritur këtij destinacioni pohon Nehati . Ky qëllim është duke u realizuar dhe tani po i shijojmë frutat e kontributeve tona. Nehati jeton në bashkësi familjare shumë i lumtur në familjen e tij të shenjtë.
Vetëm kështu të bashkuar thotë Nehati, mund të ruajmë traditat tona të vlera që i kemi. Prandaj është mirë që fëmijët t’i dërgojmë sa më shpesh në vizita të të afërmit tonë. Kontakti me të afërmit na edukon në kultivimin e gjuhës dhe artit, historisë, muzikës dhe kulturës sonë. ,pra kjo është një hallkë që na lidhë me këto vlera kombëtare.
Mesazhi im është që të ruajmë atë që e kemi trashëgimi nga të parët tonë, por edhe të shkollohemi e sidomos të rinjtë të shfrytëzojnë këto benefice.
Pastaj të jemi sa më afër njëri-tjetrit. Të ndihmojmë të tjerët që kanë nevojë në jetë, si në gëzime dhe hidhërime dhe të ndajmë së bashku me njëri-tjetrin brengën dhe gazin.
Tani si pensionist unë merrem me aktivitet të lira me fiskulturë udhëtoj në natyrë sidomos gjatë verës. Mbaj dietë për shëndet të shëndetshëm dhe për jetë të lumtur. Lexoj letërsi artistike dhe atë historike. Dihet se edhe nuk ndali pasionin e të shkruarit nga të gjitha gjinitë letrare.Sot Nehat Jahiu ka të botuara me dhetra tituj librash dhe analizash.
Tani familja e tij ka profesione të tjera ,përveç njërit djalë që ka profesionin e tij prej mësuesi ,tjetri ushtarak dhe vajza infermiere medicinale. Sa bukur! U mburra me të drejtë me këtë njeri të mirë të mençur që sjell një dritë të re optimizmi nga Orizarja e nga mbarë Ilirida.Top of Form