PATRIOTIZMI DHE PATRIOTËT
Fjala patriotizëm do të thotë të kesh dashuri për atdheun dhe popullin tënd. Të kesh gjithnjë gadishmëri për t’u shërbyer atyre me besnikëri. Të kesh ndjenja të larta të detyrës për të mbrojtur me vetmohim interesat e atdheut dhe popullit të tënd.
Patriot- Atdhetar- atdhedashës është ai ( ajo) që e do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetmohim për të mbrojtur interesat të vendit e të popullit të tij. Patriot është ai njeri i cili është i ndershëm, i shquar dhe i flaktë. Veprimtaria e një patrioti të vërtetë është shumë sublime sa që gjatë tërë jetës së tij është në gjendje të kontriboj me veprimtarinë e tij patriotike qoftë me pushkë apo me penë. Patriotizmi i një patrioti duhet të jetë gjithnjë në shërbim të atdheut dhe popullit të tij. Patriot ose atdhetar nuk mund të jetë ai ( ajo) e cila tregon patriotizëm vetëm me fjalë të kota dhe gjithnjë fjalët e tij fshehen për intresat e tyre personale, familjare, grupore etj. Ka shumë njerëz që në një kohë kanë treguar patritizëm, por pas një kohe nuk kanë mundur të e mbajnë patriotizmin e tyre në vazhdimësi, por për interesat që ata ( ato) edhe vet e dinë se e kanë zhgënjyer popullin e tyre, sepse me veprimet e tyre e kanë zbehur gjithë atë veprimtari që e kanë bërë në një kohë të caktuar. Disa për fat të keq janë futur në politikë e që kanë ra preh e politikës për të vrapuar pas pushtetit për të zënë poste dhe pastaj për tu futur në korupcion, për të shikuar interesat e tyre që të pasurohen etj dhe kështu patriotizmi i tyre ka dështuar. Secili ose secila që ka luftuar me një patriotizëm të flaktë për atdheun dhe popullin e tyre është një patriot i vërtetë.Secili që ka rezistuar për intereset e popullit dhe atdheut të tij është një patriot i vërtetë. Secili që ka treguar atdhetarizëm dhe ka kontribuar për popullin dhe atdheun e vet derisa ka flijuar që të maltretohet, të burgoset dhe të denohet me vite të tëra dhe të tortuarohet është një atdhetar i vërtetë. Pra, të gjithë ata ( ato) që gjatë jetës së tyre kanë kontribuar qoftë me penë apo me pushkë për popullin e tyre janë patriota të vërtetë nëse nuk kanë devijuar më vonë. Të gjithë ne e kemi për obligim të kontribojmë në mënyra të ndryshme për popullin dhe atdheun tonë, por nuk do të thot që nëse ke luftuar, ke qenë i burgosur, ke bë vepra të mëdha tjera e…, dhe pas një kohe të keqpërdorësht dhe ai patriotizëm të shfrytzohet për interesat tuaja për të arritur që të bëheni të pasur me poste, tendera,shtëpi të bukura. Makina luksoze për vete, për fëmijët tuaj, bizismena etj. Pra. Patrioti i vërtetë qëndron të jetë gjithnjë patriot e atdhetar e jo vetëm për një kohë të caktuar. Disa patriota të luftës u joshën ndaj posteve dhe pasurisë dhe ranë preh e politikës dhe disa polikëbërësh dhe në fund patriotizmi i tyre e humbi vlerën. Disa të që rezistuan në shumë raste në interes të popullit dhe atdheut pas një kohe edhe këta ranë preh e interesave personale ose preh e politikës dhe kontributi i tyre u zbeh. Një gjë e tillë ndodhi edhe me disa të burgosur të cilët për intresa të njejta personale apo politike zbehën veprimtarinë e tyre. Pra, për të qenë patriot i vërtetë duhesh të kesh edhe ndershmëri, besnikëri që të jesh gjithnjë në shërbim të popullit dhe atdheut dhe jo vetëm në një kohë të caktuar.