MU DESH PËR TË I NGRËRË DY THASË KRIPË
Aq shumë disave ju kisha pas besuar dhe askujt nuk i kam besuar kur më ka thënë se janë të tillë derisa u desht të kaloj një kohë e gjatë për të kaluar e unë për të i kuptuar. Nëse do të më thotë tani dikush se si nuk i kam kuptuar unë do të thoja se ata ( ato) nuk ishin pjepër për të ju marr erë. Pra, ishte dashur të kaloje një kohe e gjatë për të kaluar dhe atëherë për të i kuptuar. Nuk i besova adhe thënies popullore “Se për të e kuptuar dikend duhet ngrërë me te një thes me kripë” Pra, më doli krejtsisht ndryshe nga ajo që unë kisha menduar për disa njerëz. Nuk kishte mundur askush të më bind se disave prej tyre se kishin qenë me erë hudhëre, por mua mu desht kohë për të ju marr erë për të i kuptuar se kanë erë më të madhe se hudhëra. Të kesh bindje aq të mirë dhe të besueshmëri për disa njerëz dhe pas një kohe të kuptosh se bindje yte do jetë gabuar ishte një absurdiidet, por ja që edhe kjo po ndodhte. Mua mu desht të prisja një kohë të gjatë dhe të bindem vet me veprimet e tyre dhe mos të bindem nga të thënat e të tjerëve që më kishin thënë për vetitë e tyre.Ndoshta unë prita një kohë paksa më të gjatë dhe mos të ju besoja atyre që më thonin më parë, por më mirë doja të vija në përfundin që të bindem vet me veprimet e tyre se sa të bindesha me fjalët e të tjerëve. Pra, erdhi edhe ajo kur unë i kuptova se kush ishin ata ( ato) të cilët ( cilat) ishin ca njerëz jo të mirë për mua personalisht, por edhe për shoqrinë në tërësi. Në fund konkludova dhe erdha në përfundim se kisha gabuar.Njëherit edhe proverba popullore nuk më doli e saktë “se për të e njohur dikend duhet më te sëbashku për të e ngrërë një thes kripë për të kuptuar ”. Pra, mua nuk më mjaftoi për të e ngrërë me disa njerëz me ngrërë një thes kripë, por mu desh të i ha dy thasë derisa i kuptove.