8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

RUANA ZOT!…

 

Në fillim të pluralizmit të gjithë shqiptarët u gëzuan në Maqedoni ( Maqedoninë Veriorre) me formimin e partisë së parë shqiptare. Të gjithë menduam në atë kohë se po fryen një erë demokracie që më vonë do e kuptojmë se vetëm ishin ndryshuar emrat e tyre dhe asgjë thelbsore nuk kishte ndryshuar, sepse pushteteti si në kohën e mëparshme edhe në fillim të pluralizmit kishte ndrruar vetëm qimen dhe asgjë më tepër nuk kishte ndryshuar pozitivisht në sjelljen e tyre ndaj popullit shqiptarë. Pra, me formimin e supjektit të parë aq shumë u gëzuam dhe pritnim që shumëçka do të ndryshojnë krerët udhëheqës të kësaj partie në të mirë të popullit të tyre. Ne sa mundëm brohoritëm dhe duartrokitëm, por gjithëçka mbeti e njejtë dhe me reprezalje të njejta për ne shqiptarët nga ana e pushtetit. Pas partisë së parë në skenën politike dolën edhe shumë subjekte tjera shqiptare  dhe udhëheqësit e tyre aq shumë premtuan, por nuk ndryshoi asgjë, por edhe nga këta këdohej e njejta këngë, por me një melodi tjetër e ne vetëm brohorisnim dhe duartrokisnim. Kaloi një kohë e gjatë dhe asgjë nuk ndryshoi  në dobi të popullit shqiptarë dhe kështu që shqiptarët u detyruan të zgjedhin tani armët dhe të formojnë një ushtri të tyre dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.Pra, u formua Ushtria Çlirimtare Kombëtare me bijat dhe bijtë më të dashur të kombit që iu përgjigjën kushtrimit. Veshën uniformën e kësaj ushtrie të lavdishme dhe filluan të luftojnë me grykën e pushkës të i fitojnë të drejtat e tyre duke mos kursyer edhe gjakun dhe jetën e tyre. Pas përfundimit të luftës u bënë shumë ndryshime edhe pse nuk u krye deri në fund sakrifica, gjaku i atyre që e derdhën dhe atyre që edhe flijuan jetën e tyre. Ne si popull  gjithnjë pritnim që gjithëçka do bëhet më mirë në dobi tonën duke vazhduar për ju shkuar pas liderëve të partive politike dhe duke ju duatrokitur. Shkuam aq larg sa që ju trokisnim edhe atyre që nuk kishin bërë asgjë në subjektet e tyre politike dhe që kishin ikur nga partia ku kishin qenë duke formuar parti tjera dhe duke u bë liderë të tyre dhe duke na u prezentuar si shpëtimtarë të kombit shqiptarë dhe poullit. Ne gjithnjë brohoritëm dhe duartrokitëm sa mundëm, por asgjë nuk fituam. Fituan gjithnjë ata ( ato) që ishin dhe janë edhe sot në krye të subjekteve politike dhe shoqatave të ndryshme. Ata ( ato) fituan dhe po fitojnë edhe sot për interesat e tyre personale, familjare grupore e ne vetëm po u duartrokasim. Për në fund do të e kisha mbyllur këtë shkrim me fjalinë. Jo që është turp, por është edhe mjerim që edhe sot të i trokitetet me duarë dhe të ju shkohet pas njerëzve të tillë që thirren në emër të kombit, popullit dhe atdheut, ndërsa asgjë nuk bëjnë për popull komb e atdhe, por vetëm mbushin xhepat e tyre. Një gjë e këtillë nuk po ndodhë vetëm me shqiptarët  që jetojnë në Maqedoninë Veriore, por po ndodhë në të gjitha trojet tona shqiptare.Ne po ndami e përçami si popull mes veti për parti politike. Si popull gjithnjë e më tepër jemi duke u varfëruar, ndërsa liderët partiak me kompanitë e tyre gjithnjë e më shumë janë duke u pasuruar. E ne akoma nuk po vetëdisohemi. Po ju shkojmë pas duke brohoritur dhe drokitur atyre që po ndajnë e përçajnë. Atyre që po na varfrojnë e veten po e pasurojnë. E ne si popull akoma po ndahemi e përçami. Po ju shkojmë prapa duke brohoritur  dhe duke duartrokitur për ata ( ato) Ruana Zot!…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.