7.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

EKRANET TELEVEZIVE MBULUAR ME POLITIKAN DHE ANALISTA

 

Ka kohë të gjatë që më ka ra në sy mua, por besoj se edhe tërë opinionit shqiptar një gjë që nuk duhet të heshtet pa e shprehur ne si popullatë dhe shikues të televizioneve. Aq është interesante dhe absurde një gjë e këtillë që me vite të tëra shikuesit shqiptarë janë lodhur me prezentimet që bëjnë televizionet shqiptare qofshin ato shtetrore apo private. Aq tepër janë lodhur shikuesit shqiptarë gati në të gjitha trojet tona me një numër të madhë të televizione që gati për çdo natë i mbulojnë ekranet e tyre vetëm me protogonista të politikës edhe analista sikur që pos këtyre bota shqiptare nuk ka njerëz tjerë që të ftohen dhe të prezentohen në programet televizive. Sipa meje jo vetëm që është lodhur opinioni, por është bë edhe alergjik ndaj një dukurie të këtillë. Gati për çdo natë kemi të ftuar njerëz të politikës , analista, emisione debative politike. Ngrindje, sharje, ofendime, patriotizëm të rrejshëm e çfarë jo dëgjojmë nga këta ( këto) disa protogonista që për çdo natë i prezentohen opinionit në ekranet televizibve shqiptare.O, të nderuar ju udhëheqë të mediave vizuele, konkrisht televizioneve po a jeni more të vetëdishëm se çfarë jeni duke bërë?!.. Po shqiptarët a vetëm njerëz të politikës kanë dhe tjerë njerëz të lëimive të ndrshme nuk kanë që ju të i ftoni në televizionet tuaja. Shqiptarët kanë pasur gjithnjë dhe sot kanë intelektualë të mirëflltë të shkencës, artit , kulturë ,sportit etj. Sipas mendimit tim, por besoj që edhe shumica e opinionit që përcjell emisionet tuaj mendojnë si unë se jeni bërë aq të bezdisur që shumica e shikuesve as që ua përcjell programet tuaja të përditshme. Njerëzve nëse ju afron për çdo drekë apo darkë një gjellë të njejtë nuk do e hanë edhe pse me te e ngopin barkun e tyre, ndërsa ju shpirtrisht jeni duke i lodhur shikuesit me servimin tuaj që po ia afroni në ekranet tuaj shikuesve. Habitem dhe çuditem pse ndodhe një e këtillë edhe pse e di edhe unë këtë, sepse ju keni intereset tuaja nga këto emisione. Ju nuk keni interese të i afroni shikuesve emisione arsimore, dokumentare, kulturore, shkencore etj. Nga këto prezemtime nuk keni përfitime dhe intrese tjera siç keni nga politika dhe njerëzit e politikës. Unë ju kuptoj se aty ku është leku është edhe byreku.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.