4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

 

O, “KOMANDANT”!…

 

Ka kohë që kam dashur të i shkruaj ca fjali ty, o “komandant” podrumi dhe disa shokve tu. Nuk e di pse aq shumë prita dhe sot vendosa të shkruaj dhe nuk të shkruajta më herët. Nuk të shkruajta ty dhe shokve tu që edhe ata ishin të podrumit, sepse prita të mbushet kupa për 20 vite dhe të derdhet dhe tani kur u mbush kupa dhe filloj të derdhet vendosa ta përcjellë një përshëndetje “ komandant” dhe të pyes se a je more i gjallë diku dhe ku i keni lënë ushtarët, të plagosurit, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. Eh,  “komandant” sa shumë je thirrur në ëmblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe në bijat dhe bijtë e kësaj ushtrie të lavdishme dhe të kësaj ëmbleme të shenjtë. Eh, “ komandant” ti dhe ca shokë tut u graduat me grada të larta në emër të komandantave të vërtetë që së bashku me ushtarët e tyre ishin futur në vijën e zjarrit për të luftuar dhe nuk e kursenin aspak gjakun dhe jetën e tyre. O,   “komandant” në këtë rast nuk dua aq shumë të flasë për betejat tua që i kishe bërë gjatë vitit 2001 në podrum, por dua të shkruaj ca fjalë për kohën e pas luftës. “ Komandant” ti dhe disa shokë tutë pas luftës u futët nëpër parti politike dhe gjithnjë në kohën e zgjedhjeve thirreshit në emrin e UÇK-së, të ushtarëve, të plagosurëve, invalidve dhe Dëshmorëve të Kombit për të mbledhur sa më shumë vota për tu futur në pushtet. Në mesin e tyre nuk do e amnestoj edhe veten time se edhe unë kam kontribuar për grumbullimin e votave për ju që të futeni në pushtet dhe së paku  aty të e mbronit interesin e popullit, kontributin e çlirimtarëve, të plagosurëve, invalidve dhe familjeve të dëshmore, sepse gojën e kishit të mbushur në tubime me fjalët UÇK, UÇK dhe…Eh, “ komandant” kurr nuk e kam besuar se shumë nga ushtarët e lirisë, të plagosurit, invalidë, familje dëshmorësh do i harronit dhe do të shkelnit mbi gjakun e tyre., Eh,  “komandant” pas përfundimit të luftës dalngadal i larguat disa nga ushtarët e UÇK-së dhe pranë vetes afruat ca hajna. E din “ komandant” pse e bërët këtë, sepse këta hajnat bënin biznes me gjakun e çlirimtarëve. Ju i kishit autorizuar këta ca maskarenj që të punojnë me tendera për ju dhe për këta hajnat e pistë dhe ju i latë që ushtarët, të plagosurit, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të kërkojnë lëmoshë nga ju dhe  nga hajnat që i kishit pjellur pas lufte të kërkonin një kafshatë buke ta vënë në sofër, të zënë një vend pune për të mbajtur familjet e tyre. E ti” komandat” me shokët e tu i harruat çlirimtarët e vërtetë, shkelët mbi gjakun e tyre duke vrapuar të merrni poste në pushtet, për të vjedhur, korruptuar dhe për të punuar për ju që të bëheni milioniera. O, “ komadant” ti dhe ca shokë tutë që u futët nëpë partiçka politike pasi e shijuat pushtetin harruat gjithëçka. I latë anësh çlirimtarët, afruat ca hajna që ua luanin biznesin me tendera. E mu ata sot “ komandant” e shajnë UÇK-në, ju shajnë juve pasi i bërët milioniera.Kurr nuk e kam menduar unë se do të vijë një ditë . o “ komandant” se unë do të i shkruaja këto fjalë. Një gjë të këtillë kurr nuk e kam besuar, por ja që tani më kur u mbush kupa i shkruajta disa fjali në këtë shkrim të shkurtër. Besoj se edhe në të ardhmën unë nuk do të  ndalem së shkruari nëse do të jem i gjallë, por nëse unë nuk do të jem i gjallë ka shumë të tjerë që janë më të rinj dhe më të reja që do të shkruajnë shumëçka me fakte dhe argumente për të bëmat tuaja. Uë kam shkruar çdoherë për  “patriotizmin” tuaj që e treguat në politikë për interesat tuaja duke bë  karrierë në pushtet, pasuri marramendse së bashku me qelbsirat që punuan për ju dhe shumë e shumëçka tjetër Mua sot mu mbush kupa  “komandant”, ndërsa kur të ju mbushet kupa atyre që ishin protogonistë të betejave të shumta të vitit 2001 do të ua përplasin të gjitha në fytrë, sepse kur të mushet kupa do thuhen të gjitha që nuk janë thënë për 20 vite për ty dhe ca të tjerë si ty.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.