EDHE INJORANTI MUND TË MARR NJË DIPLOMË, POR GJITHNË DO TË MBETET INJORANT
Në kohën e fundit më ka rastisur të lexoj prej disa individve disa postime dhe komente aq denegruase dhe aq jo njerëzore që as fëmijët e klasës parë nuk do të i kishin shruar. Në këtë rast nuk do të shkruaj për anomalitë që kam parë në postimet dhe komentet në aspektin gjuhësor, por do të shkruaj për disa karakteristika njerëzit që pak e kontrollojnë logjikën e tyre kurr nuk do të kishin vepruar dhe nuk do të veprojnë edhe në të ardhmën. Të biesh aq në në një nivel të ulët dhe të postosh e të komentosh gjëra aq të palogjikshme dhe injoruese ndaj një kundërshtari politik dhe ate pa asnjë argument , këtë nuk e bënë as një adoleshent. Të e pagëzosh dikë me etikemi të lloj-llojshme vetëm pse ti nuk je së bashku me te dhe të bësh krahasime të ndyta duke e quajtur shqiponjën soorë e sorrën shqiponjë kjo është një postërësi që e bëjnë vetëm njerëzit e poshtër, të paciptit, egoistët injorantët dhe… Po ashtu individve të cilve nuk ju pëlqen nga xhelozia dhe egoizmi ndonjë lider partiak të i ofendoj të gjithë antarët ose simpatizantët e asaj partie që ti nuk e mbështet ose nuk e simpatizon.Unë jam dëshimtarë i të këtillve që në këtë rast do të i quaja individë pakurrizor, dyftyrësh, demagogë, hipokrit e çfarë jo tjetër. Po të këtillët para një kohe jo të gjatë ishin ata të cilët ishin aq të flaktë ndaj një subjekti politikë nga ku doli një person mu nga ky ky subjekt të cilin e ngritnin në majë mali së bashku me liderin e saj të cilin e kishin shpallur hero dhe fotografinë e tij e mbani në ballë të odës futur në kornizë. E sot e shajnë edhe këtë lider së bashku me subjektin politik që i përkisnin mu këta pakurrizor. E drejta e çdokujt është të mendoj siç dëshiron vet dhe këtë të drejtë nuk mund të ia mohosh askujt, por nuk do të thotë se nëse të tjerët nuk mendojnë si ti të jep drejt dikush ty dhe ti vlerësosh se kush është për ty është dhelpër, ujk, laraskë sorrë shqiponjë etj, sepse unë ty dhe të tillët i njoh aq mirë se kush ishit dje, kush jeni edhe sot. Në biografinë tuaj nuk mund të shkruaj askush një fjali për një vepër atdhetare që ke bërë as vt dhe as familjarisht denbabadem në intres të kombit , poullit, atdheut që ti aq shumë thirresh. Për të mos e zgjatur aq shumë për ty dhe disa të tjerë që mendojnë dhe veprojnë si ty unë vetëm do të shtojë edhe këtë.Sorra kurr nuk mund të jetë shqiponjë e as shqponja sorrë po nuk mund të e mbylli këtë shkrim pa e potencuar edhe këtë se edhe injoronti mund të marr një diplomë, por gjithnjë do të mbetet injorant.