4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

SHFLETIM KUJTIMI
PO TA PËRKUJTOJ NËSE KE HARRUAR, O “ATDHETAR” DHE HAJN!…
Disa kujtime të hidhura nuk kam dashur të i shfletoj, sepse nuk ia vlejnë të shfletohen, por ja që dikush të nxit që të e bëjë një një të tillë. Tek e fundit edhe nënvlersohem me këtë kujtim apo ndonjë tjetër të nxjerri nga shpirti dhe të nxjerr në ndonjë shkrim nga kujtimet e mia. Me që dikush me shumë dëshirë e kërkon, atëherë edhe unë pse mos të ia plotësoj dëshirën të tillëve. Ka ndodhur në kohën e pas luftës e sidomos tani në vitet e fundit postojnë ose komentojnë disa krrimba që nuk ndalen për të e përkujtuar të kaluarën, por edhe kohën e sotme.

Nuk janë të paktë disa që nuk dinë të e dallojnë numrin njëjës dhe numrin shumës që mësohen që në klasët e ciklit të ulët. Shpeshherë marrin guximin disa të i quajnë në numrin shumës njerëzit e një subjekti politik se ata janë UDB. Një gjë të këtillë nuk e bëjnë as njerëzit e çmendur, por ja që po e përsëris se ka individë të tillë që me të vërtetë nuk mendojnë se kanë një biografi shumë të keqe dhe nuk e dinë se këtë biografi ia dinë dikush në detaje dhe me argumente dhe nuk e vënë pak gishtin në kokë se do ua përplasë dikush parasyve edhe ate para opinionit të gjërë. Tani po kthehem te kujitime e mia dhe po shfletoj vetëm disa fjali të biografisë së tyre e që unë i kam ruajtur në thesarin e kujtimeve të mia. Të quash ushtarët e UÇK-së se janë UDB-ista kjo është një gjë e pakapërdishme.

Në këtë rast do të i shfletoja vetëm disa kujtime për një hajn ordiner që në të shumtën e rasteve kam pasur rast që në numër njerëzish shumës i quan njerëz të UDB-së.Nga kujtimet e mia kurr të paharruar ky çfarë hajni ishte një kundështar i UÇK-së, sepse nuk ia mbante të vishet dhe të dilte e të luftonte kundër UDB-së. E mbaj në mend këtë çfarë hajni i cili në përfundim të luftës kishte marr një pushkë në dorë dhe kinse do të i bashkohej ushtarëve të UÇK-së, kuptohet pa uniformë dhe ate pas përfundimit të luftës. Kishte menduar se më nuk do të ketë granatime. Pas dy tre ditësh në një mbrëmje apo mëngjes nuk më kujtohet sakt ishte gjuajtur me predha në një shtëpi ku ishin të vendosur ushtarët e UÇK-së.

Shtëpia e këtij çfarë “ trimit” ishte në një distancë shumë të vogël nga shtëpia ku ishin të vendosur ushtarët e UÇK-së. Nga ajo natë ai e kishte hudhur pushkën dhe nuk doli më nga shtëpia e tij derisa përfunduan tërësisht gjuajtjet. Për këtë
“atdhetarë” ka edhe kujtime të pashlyera që mbante maskë pas luftës dhe me disa të kategorisë së tij dilnin natën dhe ndalnin ndonjë kalimtar për të e plaçkitur, por fytyrën e mbulonin që mos të zbulohen.Pra, shumë të kujdesshëm duhet të jemi sot kur flasim dhe si i etiketojmë me etiketime më të rënda që ekzistojnë, njerëzit , sepse do të heshtin dersa mund të heshtet, por një ditë do të i nxjerrin nga kujtimet e tyre të bëmat e tua dhe shumë të tjerëve si ky ” atdhetar”dhe pastaj vjenë në shprehje ai proverbi popullor. “ Luaje mac kryet e buallit”. Pra, sot lexues të nderuar po e përfundoj këtë kujtim që e rujta në shpirtim dhe po e publikoj në shkrimet e mia “ Shfletim kujtimi”.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.