11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

TË PËRKUJTOHEN DHE KURR MOS TË HARROHEN TRIMAT E FAMILJES JASHARI NGA FSHATI ORIZARE TË KOMUNËS SË LIKOVËS.Nessuna descrizione disponibile.

Gjatë luftës së Dytë Botërore shumë shqiptarë do të zihen robë. Në shkrimet e mia unë i kam përmendur të gjithë, por në këtë shkrim do të ndalem tek një famija Jashari nga fshati Orizare e komunës së Likovës .Jashar Raqip Jashari në Luftën e Dytë Botërore do të zihet rob i kësaj lufte , do të dërgohet në llogore të Gjermanisë ku edhe do të vritet që kurr për të mos iu ditur varri.Pra, një gjë e këtillë do të ndodhë aty nga vitet 1943/44, ku disa do të lirohen nga llogoret dhe do të vijnë në shtëpitë e tyre, ndërsa disa do të vriten, kështu që një fat të tillë e kishte përjetuar edhe Jashar Raqip Jashari që do të vritetet nga fashistët gjerman të asaj kohe.

Po edhe gjatë vitit 1944 hordhitë çetniko- partizane që po bënin kërdi ndaj banorëve të fshatrave të malsisë së Karadakut. Për mbrojtjen e kësaj barbarie duarkryqë nuk do të rrijnë edhe ca trima të fshatit Orizare që do të i marrin armët në dorë dhe do të nisen për të shkuar për të i shpëtuar motrat dhe vëllezërit shqiptarë të këtyre fshatrave të malsisë së Karadakut. Unë në këtë rast do të i përmendi edhe dy trima që do të vriten duke luftuar e ata ishin. Raqip Fejzulla Jashari i lindur më 1894, i cili do të vritet duke luftuar më 12 gusht të vitit 1944 te vendi i quajtur “ Guri i shqiponjave” te varrezat e fshatit Izvor. Ai do të vritet në moshën 50 vjeçare.

Po në këtë luftë dhe në këtë vend do të vritet duke luftua edhe Myftar Fejzullah Jashari i lindur më vitin 1919 dhe vritet më 12 gusht të vitit 1944 tek vendi i quajtur “Guri i shqiponjave” tek varrezat e fshatit Izvor. Vritet në moshën 25 vjeçare .Të përmendim edhe luftërat gjatë Perandorisë Osmane ku kishin marr pjesë edhe shumë shqiptarë në këto luftëra si në Hegjaz, Batum, Jemen dhe në shumë vende tjera. Në një betejë në Jemen do të vritet edhe Fejzulla Jashari.

Dëshmi për vrasjen e Fejzulla Jasharit do të sjellin shokët e kësaj beteje nga fshati Orizare të cilët do e varrosin, por edhe kur të kthehen si të gjallë do ia sjellin familjes rrobat me të cilat ishte nisur ai kur kishte shkur në luftë. Sa e sa vite kaluan nga këto luftëra. Sa e sa luftëtarë shqiptarë kanë luftuar dhe sa e sa janë vrarë dhe shumë pak për të mos thënë aspak nuk përkujtohen. Ajo që është edhe më e dhembshme që edhe varret e tyre sot e kësaj dite nuk iu gjetën.

LAVDI PËR TË GJITHË KËTA TRIMA TË FAMILJES JASHARI DHE TRIMAVE TJERË SHQIPTARË QË NDËR SHEKUJ DHANË JETËN E TYRE !

TË I PËRKUJTOJMË DHE KURR MOS TË I HARROJMË!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.