10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

SHFLETIM KUJTIMI

IKËT E NA LATË VET…

( Rrëfim i  një ish nxënësit tim, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare)

 

Rrëfimi i këtij ish nxënësit tim do të filloj kështu:

 

-Isha shumë i ri dhe gjithnjë kisha dëgjuar dhe lexuar për padrejtsitë që i ishin bërë popullit tim në Jugosllavinë  e kalbur dhe më herët. Sa më dhimbsej populli im i përvuajtur në trojet e veta. Dëgjoja shumë fjalë të mëdhaja nga disa “ atdhetarë” se do të vijë një ditë që nëse politika nuk do të i ndryshoj gjërat në tavolinë desht apo padesht duhet të merren armët në dorë dhe nga tavolina të dilet në mal për të luftuar dhe për të i fituar drejtat tona që na takonin dhe jo për të na i dhuruar dikush. Edhe pse isha i ri më rrëfente ky ish nxënësi im më thoshte se nesër kur do të bëhej një kushtrim për të i rrokur armët në dorë dhe për të i marr të drejtat tona me anë të grykës së pushkës edhe unë do të i përgjigjesha këtij kushtrimi. Pra, kjo ditë erdhi gjatë vitit 2001 kur edhe u dha kushtrimi që të i përgjigjemi këtij .E dija se në vijën e parë të frontit do të jenë  ca “ atdhetarë” për të cilët kisha dëgjuar se kanë shumë atdhetarizëm në shpirtin e tyre dhe mu këta do të jenë të parët që do të i përgjigjen këtij kushtrimi dhe do të  veshin uniformën e kësaj ushtrie të lavdishme. Mu këta do të jenë në vijën e parë të zjarrit për të luftuar dhe ne do të jemi shumë krenarë si më të rinj që pranë nesh do të i kemi këta ca “ atdhetarë” me moshë.

 

Rrëfimi vazhdon:

Kurrën e kurës nuk kisha besuar se këtij kushtrimi nuk do të i përgjigjen këta “ atdhetarë” Kurrën e kurrës nuk e kisha besuar se nuk do të jenë në pikën e parë të zjarrit këta “ atdhetarë”. Lufta filloi dhe në te shihja shumë e shumë vajza dhe djemë të moshave të ndryshme, por më së shumti ishin të moshës së re.  Përsëri nuk besoja se nuk janë diku duke luftuar në ndonjë vend tjetër këta ca “ atdhetarë” që aq shumë kishin rrahur gjoks për atdhetarizëm dhe një kohë të gjatë kishin trumbetuar se liria e shqiptarëve shihet vetëm  me anë të gyrkës së pushkës, por për fat të keq një gjë e tillë nuk ndodhi. Shumë nga këta “ adhetarë” nuk u dukën askund. Lufta filloi. U luftua me trimëri duke mos u zbrapsur asnjëherë dhe duke mos kursyer gjaku dhe jeta e shumë e shumë ushtarëve të UÇK-së.

 

Rrëfimi i ish nxënësit tim dhe i ish ushtarit të UÇK-së vazhdon:

-Po  pse nuk ishit me ne, o ju ca “ atdhetarë” sëpaku të ju kishim pranë nesh, sepse kishim shumë nevojë për moshën tuaj, sepse ne ishim shumë të rinj.  A thua vallë pse disa prej jush  u futët në podrume dhe na latë vetëm neve si të rinj dhe pa përvojë lufte?!…  A thua vallë pse shumë prej jush ikët dhe na lat vet!?…

 

 

Rrëfimi vazhdon:

 

Pas përfundimit të luftës dolët  nga podrumi dhe menjëherë u turrët nëpër parti politike për të zënë ndonjë vend pune apo ndonjë post në pushtet. Pas përfundimit të luftës përsëri u ringjallët ju ca  “atdhetarë” së bashku me ca “ atdhetarë” tjerë më të rinj se ju. Edhe njëherë pyet ish nxënësi im dhe ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare: Ku ishit gjatë vitit 2001 dhe pse ikët dhe na lat vet!?…E sot përsëri jeni ngritur lugatë.

 

Përfundon rrëfimi i ish nxënësit tim dhe ish ushtarit të i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare:

 

Ky është një kujtim i imi që sot e shfletova në këtë shkrim timin.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.