17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

MË DHEMB SHPIRTI E MË PIKON GJAK

Kurr gjatë jetës sime nuk i kam dalluar njerëzit në të pasur apo në të varfër. Gjithnjë gjatë jetës sime isha shumë modest dhe kurr nuk më ka pengur të rrija me njerëz që ndoshta nuk janë intelektualë, por me shumë kënaqësi kam ndejtur edhe me njerëzit të cilët me modestinë e tyre të shërojnë shpirtim në çastet më të vështira të jetës.

Gjithnjë jam munduar të ruaj nderin, moralin, besnikrinë , ndërgjegjën time, por mbi të gjitha të jem i besuar në parimet e mia njerëzore dhe mos të e lejoj veten që të i thyej parimet e mia për një çikë interesi personal dhe të i përkulem një rrugaçi partiak vetëm e vetëm për të arritur diku lart në ndonjë post. Një gjë kurr nuk e kam lejuar dhe asnjëherë nuk kam ra preh e rrugaçrisë së disa individve partiak, sepse të arriturat e mia kur nuk i kam parë tek përkulja e një rrugaçi të partisë, por i kam parë tek aftsitë dhe puna ime që e kam bërë me kontributin tim.

Po nëse më pyetni a keni pasur ndonjëherë dhembje zemreje. Unë do të përgjigjesha me po .Dhembje kam pasur në shumë raste dhe kam edhe sot dhe nga ajo dhembje zemra më ka pikuar edhe gjak. Po nëse vazhdoni të më pytni por kur kjo ju ka ndodhur dhe ju ndodhë edhe sot. Përgjigja ime do të ishte kjo. Zemra më ka pasur dhembje dhe më ka pikuar gjak, por edhe sot një gjë e tillë tek unë është e njejtë, kur shoh një intelektual që lejon veten të vrapoj si një zagar pas një rrugaçi për të kërkuar ndihmë për të e ndihmuar që nëpërmjet partisë të ngritet në post.

Në këto raste e kam ndjerë veten në një gjendje shumë të vështirë dhe mu në këto raste gjithnjë ka filluar të më dhemb zemra dhe të më pikonte dhe më pikon gjak edhe sot kur shohë gjëra të ti këtiila. Në fund do e përmbylli këtë shkrim edhe pse për këtë dukuri ka shumë për të thënë e shkruar. Intelektuali të bie në këtë nivel është turp i turpit, por ja që për fat të keq disa e quajnë vetën intelektual, por për fat të keq karierizmi dhe etja e tyre për pushtet dhe për një post i ka zbritur shumë ulët.

Një intelektual të bëhet servil i një rrugaçi partiak për një post dhe pataj të ketë frikë të e thotë një fjalë, sepse do e largojnë nga posti është absurd mbi absurdin, por ky fenomen është tek disa dhe nuk ka mjek për të e shlruar sëmurjen e të tillve që vuajnë shpirtrisht për karierizëm Pra, për mua të këtillët kurr nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë intelektualë edhe pse ndoshta posedojnë diploma fakultetesh e disa edhe titu shkencorë Mr. dhe Dr. Ky është mjerim që nuk kapërdihet, por ja që servilizmi dhe karierizmi po e bënë të veten te disa ” intelektualë”.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.