30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

MROJTJA E GJUHËS SHQIPE NGA BASTARDHIMI

Nuk është hera e parë që shkruaj për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga bastardhimi i saj. Gjuha jonë amtare ka kohë që nuk ka mbrojtje që të flitet dhe të shkruhet ashtu sipas rregullave të saj, por është lënë në mëshirën e askujt ose më mirë të themi është lënë në duart e disa bastardhuesve. Në këtë shkrim po flasë për në Maqedoninë Veriore. Para ca kohësh sa e sa vështërsi kishim për përdorimin e gjuhës tonë amtare shqipe nga të gjitha regjimet pushtetare. Sa e sa shqiptarë u maltretuan, u terrorizuan, u burgosën dhe u dergjen nëpër kazamete për mbrotjen e gjuhës së të parëve tanë.

U desh të vijë edhe deri tek ajo që të merren edhe armët në dorë për të luftuar dhe për të përfituar të drejtat e mohuara për përdorimin e gjuhës shqipe si në arsim e gjetiu. Sa e sa gjak u derdhë ndër shekuj për këtë gjuhë. Sa e sa bija dhe bijë ranë dëshmorë për këtë gjuhë të bukur dhe të ëmbël që e trashëguam nga të parët tanë. E Sot?! Kush po e bastardhonë gjuhën shqipe në çdo vend. Ajo po bastardhohet edhe nëpër institucione arsimore që nga ai fillor, i mesëm dhe i lartë dhe aspak nuk merren masa për shkelsit e përdorimit të gjuhës shqipe.

Bastardhimi i gjuhës para syve tanë sot po bëhet e ne nuk bëjmë zë aspak. Sëpaku nuk e ngrisim zërin ndaj të tillëve që nëpër institucione dhe gjithkund tjetër keqpërdoret gjuha shqipe. Nuk është një numër i vogël, por koxha i madh që edhe nëpër shkolla lere që vet që nuk e përdorin gjuhën shqipe siç duhet si në të folurit njashtu edhe në të shkruarit.Atëherë çfarë na mbetet të themi për nxënësit?!… Kur mësuesi i tyre përdor para nxënësve një gjuhë të çoroditur. Ky është një mëkat i makateve që nuk mund të falet nga askush.

Në kohën e fundit kemi dëgjuar dhe lexuar se është formuar një drejtori për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga bastardhimet. Unë me plotkuptimin e fjalës e them se një drejtori e tillë është formuar dhe vepron sa për të u punësuar disa në atë drejtori dhe për të mar paga të majme, por sa e mbrojnë gjuhën me ligj dhe të merren masa keqpërdoruesve Efekti i kësaj drejtorie nga ajo unë që shoh dhe lexoj nuk ka dhënë as zero rezltate.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.