PAS VDEKJES
Çdoherë, por edhe në kohën e fundit kemi shumë e shumë raste që pas vdekjes së ndonjë miku të dëgjojmë ose lexojmë nga shumë miq të tij duke thënë se i ndjeri ka qenë njeri shumë i aftë, i ndershëm, i sjellshëm e… Të gjitha këto fjalë të bukura i thurrin mu ata të cilët personin e sapo vdekur për së gjalli e kanë sharë me lloj- lloj fjalësh dhe e kanë urrejtur, sepse e kanë xhelozuar për shumëçka, por e kanë urrejtur edhe për ate se nuk iu ka shkuar pas intereset e tyre. Tani mu të tillët demagogë dhe hipokritë në fb. e gjetiu thurrin fjalët më të bukura për të ndjerin. Kësaj nuk mund të i themi ndryshe pos hipokrizi. Të i thuash dikujt gjithëçka keq e më keq vetëm e vetëm për të e diskrituar nga xhelozia dhe pas vdekjes të thurrësh për te fjalë të stolisura është demagogji. Të i punosh derisa të jetë i gjallë pas shpine dhe pas vdekjes të thurrësh fjalë aq të bukura për të ndjerin është absurd mbi absurdin. Eh, kështu kjo qenka kjo botë. Derisa të jesh i gjallë të gjuajnë me gurë pas shpine e pas vdekjes kinse kanë ndjerë aq dhembje me vdekjen e tij mu të tillët demagogët dhe hipokritët të thurrin fjalë më të bukura. HMMMMMMMMMMMM!
RUANA ZOT PREJ TË TILLËVE!