SOT NA SHESIN ATDHETARIZËM CA SERVILA, KOPILA…
Është për çudi dhe për turp kur shumë individë sot dalin e shesin atdhetarizëm që pas vete nuk kanë asnjë grimcë patriotizmi në vepër pos servilizmit, karierizmit dhe… Janë ca servila dhe kopila që çdoherë janë futur nëpër vrima dhe sot nuk ju vjenë turp të flasin nëpër kafiteri, të nxjerrin foto nëpër facbook mbështjellur me flamurin kombëtar dhe shesin gogla për dushk. A thua vallë ne jetojmë në tokë apo në hënë dhe nuk njihemi mes vehte?!… Atdhetarë janë njerëzit që kanë bërë vepra qoftë me pushkë apo me penë, kështu që vepra e tyre nuk shuhet asnjëherë. Po si mund të na bëhen atdhetarë dhe patriota ata të cilët kurr në jetën e tyre nuk kanë bërë një vepër atdhetare. Kush janë këta ca individë, grupe individësh që na tregojnë sot atdhetrizëm. Janë ca “ komandanta” të vetshpallur. Janë ca “ patriota” që bëjnë foto me ca lidera e minilidera partiak “ atdhetarë” që nuk kanë vepra patriotike as liderët e tyre dhe as vet këta që i ngrisin në pediestal të tillët. Ky është një absurd mbi absurdet! Është një tur i turpit që vetëm te ne ndodhin këto gjëra. O, shqiptarë këndjelluni njëherë e përgjithmonë dhe ndane shapin nga sheqeri. E ju ca servila, kopila, hajna, bythëshitësa , karierista, sahanlëpirësa, dyftyrësha thuani me gojë dhe me shkrim veprimtaritë tuaja atdhetare konkrete që i keni bërë për këtë komb, fe e atdhe e mos shitni demagogji dhe hipokrizi. Thuani ju ca “ komandanta” në cilat beteja morët pjesë në vitin 2001?! Thuani ju ca atdhetarë cilat janë veprat tuaja që e keni shkruar!?… Dëshmoni! Mos u bëni lajkatar, o ju ca teknefesa të lëvdroheni me veprat e huaja se me të vërtetë jeni bërë aq shumë qesharakë. Mjaftë më more se jeni bërë aq bajatë ju ca kopila, e servila.Koha e patriotizmit ishte për të e treguar vehten se kush ishte atdhetarë dhe e treguan. Mos vallë keni harruar kush ishin ata ( ato)!?… Kush janë edhe sot!?…E ju të vetshpallur servila e kopila heshtni se më duket se ia keni sjellur shumëkujt padurimin tek hunda dhe do të shpërthejnë një ditë si vullkani do të kërkojnë argumente nga ju se kur dhe ku e keni treguar atdhetarizmin tuaj, o ju servila, kopila, dyftyrësha, bythëshitësa e…


