19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

 

SA HERË  E NDIQNIN POETIN

 

Sa herë që ia ndalonin vargun poetit, ai bëhej edhe më i fortë. Sa herë e gjuanin me gurë dhe ia përgjaknin shpirtin ai kurrë nuk gjunjëzohej, por bëhej edhe më i fortë. Sa herë furtunat  ia thyenin shpirtin, ai bëhej edhe më krenar dhe kurrë nuk dorëzohej, sepse kishte vetëm një shpirt. Ai ishte një shpirt poeti. Sa herë ia futën thikën pas shpine u përgjak, por kurrë nuk vdiq, pasi donte të luftonte deri në fund me kuçedrat e dikurshme edhe me këto të sotmet që e gjuanin me gurë poetin, së bashku me vargjet e poezisë së tij. Shpirti i poetit nuk thyhet lehtë dhe nuk dorëzohet. Arma më e fortë e tij që ia forconte shpirtin dhe ia bënte shkëmb guri ishte vargu i poezisë së tij, i cili luftonte me stuhitë e kohës. Shkrumb e hi do të bëhet, dhe vargun nuk ia jep kurrën e kurrës atyre që dje ia përzunë dhe sot duan t’ia përzënë nga poezia. Vargu i tij është me rrënjë të thella diku, në thellsinë e shpirtit të poetit. Ai kurrë nuk luftoi. Edhe sot nuk bën luftë me kobure. Lufta e tij ndaj ujqve bëhet me laps, por ama lapsi i tij është shumë i mprehtë dhe kuçedra e ka shumë të vështirë për ta mposhtur, sepse është varg që shpërthen si vullkan, sado që shpesh e kanë gjuajtur me gurë. Ia kanë futur thikën pas shpine, por shpirti i tij ishte dhe mbeti tek vargu i poezisë. Sa herë deshën ta shtrijnë për tokë, ai kurrë nuk u shtri, pasi rrënjët e shpirtit ishin thellë e më thëllë në trupin e tij, si rrënjët e lisit në thellësinë e tokës. Edhe kur dikush ia gjuan vargun me gurë ose ia përgjak poezinë, poetit Dritan, ajo bëhej shumë më e fortë dhe e pathyer.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.