THUANI TROÇ E SHQIP: JEMI PËR PUSHTET
Sa çudi e madhe është të dëgjosh fjalë bajati në këtë kohë që edhe fëmijët e djepit nuk i besojnë.. Të thuash për çdo ditë dhe të japësh intervista në mjetete të të inforimit ose të marrësh pjesë në emisionie dhe të i mbash dikujt lesikone është turpi i turpit. Të thuano o ju ca lederë se ketë apo atë e bëjmë vetëm për çështjen kombëtare dhe neve nuk na intereson pushteti. Ky është një absuurditet i paparë. Dikur herët shitej gjithëçka para opinionit shqiptarë rreth patrotizmit, por ama sot është e turpshme të dalësh në ekrane televizive dhe të shitësh dardha të kalbura është turp i turpit.
Po ne jemi dëshmitarë të gjallë që një refren të tillë të rrejshëm dhe mashtrues e dëgjojmë po nga të njejtit njerëz të politikës që kanë pasur raste e raste që këmbëngulsinë e tyre me palën e tjetër të marrin hisen shqiptare që na takon, por e gjithë kjo kartë para popullit është bërë se ne nuk e duam pushtetin, por duam zgjithjen e çështjes shqiptare.
Kjo nuk është gjë më tepër se një demagogji se lufta bëhet për tu futur në qeveri, ndërsa ajo që thuhet për çështjen kombtare është mashtrin dhe hipokrizi për të i mashtruar disa njerëz të cilët për fat të keq akoma i prajnonë demagogjitë dhe hipokrizitë e demagogve, hipokritve, kareristave etj. Sa i përket krokasjes së tyre se ne jemi aq atdhetarë dhe bëjmë luftë për komb e popull më duket se ishte koha për të e bërë një gjë të këtillë, por këta atdhetarë në atë kohë kishin humbur diku dhe fjala e tyre dhe pariotizmi i tyre nuk dëgjohej askund.
E tani mu të tillët përsëri janë kthyer në skenën politike dhe luajnë në kartën e atdhetarizmit e që vetëm ata intrezxhinjtë e pranojnë, sepse ajo kohë ka perënduar dhe ky popull është ngopur me demagogji. Unë shumë më mirë do e pranoja që hapur të thuhet nga këta “ atdhetarë” se ne jemi për ta futur kokën në pushtet dhe të marrim poste se sa të luhet në ate më të shenjtë kombin, atdheun, popullin etj. Pra, bëhuni shumë të realtë dhe thuani se ne jemi për pushtet e mos shitni gogla për dushk në emër të “atdhetarizmit” tuaj .