20.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

UNË MBETA ME KOKËN LARTË

 

Unë asnjëherë nuk jam brengosur gjatë jetës time kur më kanë lehur qentë dhe zagartë e pabesë pas shpine. Ata më kanë lehur pas shpine, sepse kur nuk kanë pasur guxim të më dalin përballë.Unë i kam kuptuar gjithnjë ata që nuk kanë besë, dyftyrëshat dhe që të tradhëtojnë për më të voglin interes edhe pse ke ngrërë bukë me në sofër. Edhe pse i kam njohur i kam lëshuar që të futen në pabesinë e tyre për të i kuptuar se të shesin për një interes shumë të imtë. Një gjë të tillë tani e kam të kjartë dhe e kam kuptuar se kush është miku i sinqertë me besë dhe kush është miku i pabesë që të tradhëton për interesin e tij personal. Tani kur ju kapa në tradhëtinë tuaj që më bërët pas shpine ju disa kodosh që bëheshit se shumë më doni dhe jeni me mua dhe më “ doni” aq shumë e treguat vetën se kush jeni. Ju u shitët shumë lirë dhe më tradhëtuat në besë. Këtë e bërët nga që iu dha urdhër personi të cilit në kohën më të vështirë që kishte unë sakrifikova gjithëçka nga vetja ime për te, por ja që ai i harroi të gjitha ato të mira, sepse ai është i infektuar me karierizëm dhe pushtet dhe gjithëçka bënë derisa të jetë i gjallë që të luaj interesat më të pista dhe për një post shet edhe b…. e vet. E ju dy zagarë të tij ratë në kurthën e tij dhe i vutë vulë vetës se jeni të pabesë, dyftyrësha dhe…Kjo vulë e tradhëtisë tuaj nuk do të ju hiqet asnjëherë nga balli dhe saherë që të më shihni do ikni si qentë me bishtin ndër këmbë, ndërsa unë do eci si gjithmonë me kokën ngritur lartë, sepse unë ju zura besë dhe ju më tradhëtuat, ndërsa unë kurr nuk tradhëtova askend dhe kjo më bënë krenar të eci ballëhapur.

“”””””””””””””””

“PATRIOTIZMI” DHE “ATDHETARIZMI” I DISAVE NUK MË DUHET ASPAK

 

Dikur shitej aq shumë fjala e ca “ patriotave” sa që i tërë populli në kampanjat zgjedhore ngriteshin në këmbë dhe sa mundeshin i duartrokisnin dhe i pagëzonin edhe me emra heronjsh dhe personalitete historike këta çfarë “ patriotash”. Ashtu na ishte dikur, por tani më nuk është një gjë e tillë, sepse “patriotizmi” dhe “atdhetarizmi” i tyre zgjaste vetëm sa për të i marrë votat dhe sa për të zënë disa poste nëpër ministri të qeverisë, disa poste drejtorash dhe…, në disa institucione dhe më për katër vite asgjë nuk iu interesonte pos të i mbushin xhepat e tyre.

Disave besa edhe ju zgjati edhe koxha gjatë duke ndrruar parti dhe funksione, por asnjëherë asnjëri nuk tha mjaft më ishte për mua, por në vend timin le të zgjidhet një tjetër. Ky avaz akoma vazhdon si të pangopurin e e ngop vetëm dheu i varrit pasi të vdesë. Një numër i madh i popullatës ka disa vite që më nuk e blejnë aspak “patriotizmin” dhe

“ atdhetrizmin” e mashtruesve të cilët kurr nuk kishin menduar as për komb, popull, atdhe e fe, por në emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit fituam poste dhe mbushën xhepat e populli gjithnjë mbetej me gishta në gojë.

Pas një kohe të gjatë edhe një numër i madh i popullatës kuptuan demagogjinë e tyre dhe më nuk iu shkuan prapa dhe nuk blejtën më as patriotizëm e as atdhetarizë të këtyre ca “ patriotave” dhe “ atdhetarëve”.Po një gjë e tillë akoma nuk po ndalet, sepse akoma kanë mbetur prej atyre që po e blejnë këtë patriotizëm dhe atdhetarizëm të tyre, kështu që po shitet tek disa akoma, por si duket tani jo si dikur më herët edhe këta që po e blejnë po e bëjnë për interese të tyre personale, familjare dhe për të u punësuar diku apo për të e zënë ndonjë kolltuk në ndonjë zyrë.

Tregu për shitblerje është i lirë dhe kush dëshiron dhe kush ka interes le të e blejnë, ndërsa unë pa asgjë ka kohë që nuk blej patriotizëm të tillë dhe nuk mund askush të më shesë, sepse e di tani edhe kush e shet edhe kush e blenë. E di edhe këtë kush janë ata ato që e blejnë edhe ata që e shesin, sepse këtë “ patriotizëm” dhe “ atdhetrizëm” të ca

“ patriota” ose “ atdhetarë” nuk më duhet aspak.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.