DIKUSH E DON ATDHEUN, KOMBIN DHE POPULLIN PËR…
Më ka rastisur gjatë leximit që të hasi në shumë personalitete të cilë atdheun, kombin dhe popullin e tyre e kanë dashur me zemër e shpirt. Ata ( ato) gjatë tërë jetës së tyre ia kanë përkushtuar dashurisë së tyre shpirtrore dhe tërë idealin e tyre të atdhetarisë ika kanë përkushtuar kësaj çështje dhe mbi të hgjithë ata ose ato ka qenë që çështja kombëtare të jetë shumë prioritare gjatë jetës së tyre. Atdhe dhe populli i tyre kanë dashur gjithnjë të jetë i lirë dhe nëse rrezikohet nga armiqtë atdhetarët me taban kombëtar kanë qenë të gatshëm që të jenë në mbrojtje të tyre duke mos e kursyer as gjakun dhe jetën e tyre. Kombi dhe atdheu për këta idealista të vërtetë para jetës së tyre ka qenë kombi, populli dhe atdheu. Ata ( ato) kurr nuk e kanë vu interesin e tyre personala para kombit, popullit dhe atdheut. Po nëse bëhet një krahasim në mes atdhetarëve të vërtetë dhe “ atdhetarëve” që gjithnjë u veshën me petkun e atdhetarizmit, por qëllim i tyre kurr nuk ishte se e donin kombin, popullin e tyre, por kjo kategori kanë ekzistuar në të gjitha kohërat dhe edhe ekzistojnë edhe sot që atdhetarizëm kurr nuk kanë pasur në zemër e në shpirt, por vetëm trumbetimi i tyre ka qenë kombi, populli, dhe atdheu vetëm sa për të i arritur qëllimet e tyre karrieriste dhe përfituese për interesat e tyre personale dhe familjare. Një numër i madh kanë qenë dhe sot janë të veshur me lëkurën e dhelprës që nëpërmjet politikës kanë mashtruar popullatën dhe kanë dëmtuar gjithnjë kauzën kombëtare. Për këtë lloj të a”tdhetarëve “më me rëndësi ka qenë karrierrizmi dhe pasurimi e tyre duke ia dhithur si rriqrat gjakun dhe duke e varfruar dhe duke zhvatur gjithëçka nga atdheu i tyre vetëm për interesin e tyre. Pra duke e argumentuar këtë që unë e potencova në këtë shkrim dhe në shkrime e mia të më hershme e kemi shumë lehtë të i dallojmë atdhetarët e vërtetë dhe zhvatsit. Për të e bërë një gjë të tillë duhet të ndalemi dhe të shohim se cilët nuk kursyen në ditët më të vështira ti dalin zot kombit, popullit dhe atdheut dhe pa e kursyer jetën e tyre e mbrojtën edhe njërin edhe tjetrin dhe anën tjetër i kemi atdhetarët të mbështjellur me lëkurën e dhelprës që sa herë kombi, populli, atdheu ishin në rrezik u futën në vrimat e tyre për të dalur pas për përfundimit të luftërave dhe për tu vetshpallur heronj të kombit, popullit dhe të atdheut. Të e themi edhe këtë se në të shumtën e rasteve e sidomos në politikë ngutemi aq shumë dhe shpallim heronj, dhe atdhetarë pa i lënë ata ( ato) një kohë të gjatë të merren me politikë dhe në fund të i shohim me çfarë pasurie hyrën ata ose ato në politikë dhe me çfarë pasurie dalin nga postet e tyre dhe jo ne që në fillim të i pagëzojmë me mbretrinj, mbretresha, atdhetarë, idealistë, patriotë, heronj dhe në fund të jemi aq zhgënjyes me ta dhe pastaj sa të mundemi të i shajmë, por e gjithë kjo është vonë.