7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

GURI I RËNDË PESHON NË VEND TË VET

 

Këtë titull të këtij shkrimi e mora nga një proverbë e vjetër popullore  “ Guri i rëndë peshon në vend të vet” Kuptimi i kësaj proverbe  përafërsisht duhet të jetë se kuptimi i jetës është në vendlindje, aty ku ke lindur, je rritur, ku flet gjuhën e të parëve tu, gjuhën e nënës tënde, kur respektohesh nga njerëzit e vendlindjes tënde etj.Aty ku vlerësohen dhe respektohen nga vendasit njerëzit me vlera të larta për së gjalli dhe pas vdekjes së tyre. Aty ku veprat e personit mbi të gjitha peshojnë në vendin e tij të lindjes. Kjo është ajo që veprimtarët që bëjnë vepra qoftë me penë apo me pushkë mbi të gjitha duhet  të vlerësohen nga vendlindja e dhe atdheu i tyre.Njeriu është më i lumtur kur veprimtaria e tij peshon më së tepërmi në vendlindjen e ti se sa diku tjetër.Kjo proverbë popullore ndoshta e ka pasur dikur kuptimin e saj të vërtetë që duhet të e ketë edhe sot, por sipas meje në kohën e fundit po ndodhë e kundërta që  “Guri i rëndë të mos peshoj në vend të vet”.Më duket se ky guri i rëndë më tepër peshon në vend të huaj se sa në vend të vet. Koha këtë po e dëshmon se si vlerësohen njerëzit që kanë vlerë në vendlindjet e tyre.Në një kohë të hershme kisha dëgjuar në një emision televiziv kur një indelektual me vlera, një gazetar, një shkrimtar, një publecist, një intelektual me shumë merita ishte pyetur nga gazetari: “ Ju jeni shpërblyer nga shumë institucione në atdhe dhe jasht atdheut, po a jeni shpërblyer nga vendlindja juaj. Ai u përgjigj: Është më se e vërtetë se veprimtaria ime është çmuar dhe është vlerësuar me shumë çmime, por për fat të keq në vendlindjen time nuk më kanë vlerësuar me asnjë çmim.” Kjo Deklaratë e të ndjerit më befasoi, por ja që një deklatë e tij ishte e saktë, sepse tani një gjë të tillë e kemi prezent edhe në ditët e sotmr ku njerëzit me vlera nuk i vlerëson me asnjë mirënjohje më të thjeshtë, nuk nderohen me diçka tjetër, nuk i respetohen dhe…Jashtë vendlindjes së tyre këta njerëz me vlera janë vlerësuar me çmime të ndryshme për veprimtarinë e tyre dhe kanë shumë respekt në vende tjera jasht vendlindjes së tyre. Pse ndodhë një gjë e tillë unë e di, por nuk do e themë në këtë shkrim të shkurtër timin, por do e lë të e thoni ju lexues të nderuar. Unë këtë shkrim e përfundoj me thënien time dhe jo me proverbin popullor” GURI I RËNDË PESHON NË VEND TË VETË”, por me thënien time“ GURI I RËNDË PESHON NË VEND TË HUAJ E JO NË VENDIN E VETË”

 

Me shumë respekt, Nehat Jahiu

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.