7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

TË NDËRTOHEN NJË FABRIKA PËR PRODHIMIN E DIPLOMAVE

 

  • Sa herë që vjenë koha e zgjedhjeve komunale dhe atyre parlamentare çfarë nuk dëgjojmë dhe lexojmë. Kjo është koha që shumë premtohet dhe pak apo aspak nuk realizohet. Disa dalin e na shesin atdhetarizëm si çdoherë tjetër siç kanë shitur me vite të tëra. Me patriotizmin e disa të vetshpallurëve patriota. Sa herë të ketë zgjedhje do të bëhet Shqipni Etnike. Bashkimi i trojeve tona. Dalin në skenë disa individë mashtrues ordinierë të cilët i njohim aq mirë me vite të tëra.Mu këta të njejtit na shesin e shesin gënjeshtra, premtime e mashtrime e ne sa mund blejmë  duke brohoritur dhe duartokitur për të tillët edhe pse i njohim se kush janë. I njohim shumë mirë disa prej tyre janë futur në politikë dhe me votën e popullit kanë marrë poste kshilltarësh, deputetesh, ministra, zv. ministra, derjtora, nëndrejtora e çfarë jo tjetër.Pasuria e disave prej tyre para se të futeshin në poste të pushtetit ka qenë. Pa brekë në trup, pantollonat e lidhur me pe, sepse iu ka munguar rrypi. Disave ju ka munguar buka për të e ngopur barkun e shumë e shumëçka tjetër. Nuk kanë pasur më tepër se një dhomë apo dy për banim. Udhëtimi i tyre ka  me gomar, por disa nuk kanë pas mundsi të blejnë gomar pa samar e lere më gomar me samar. Pas shumë vitesh qëndrimi në poste të ndryshme në pushteti ndrshoj gjendja e tyre tërësisht. Të tillët tani i ndrrojnë kostumet çdo ditë, kanë bërë shtëpia luksoze në vend dhe jashta vendit.Pasuria e tyre që dihet dhe shihet është marramendse. Po ajo që nuk dihet, dhe shihet… E gjithë kjo ka ndodhur tek

Shumica e “ atdhetarëve” , “ patriotave” që vuanin ditë e natë për patriotizëm dhe atdhetarizëm. Ata që nëpër tubime bashkonin trojet shqiptare e çfarë jo tjetër. Po të njejtit karierista me pëlqimin dhe mbështetjen tonë mu të tillëve ua mundosuam dhe po ua mundsojmë përsëri që të u japim poste me dorën tonë duke ua dhënë votat. Kështu e ka politika dhe ca politikanë. Në shpirt e kanë karierizmin, postet, pushtetin, ndërsa për atdhe, komb e popull  i ndajnë gjithnjë dhe ruajnë për të i thënë gjatë zgjedhjeve, ndërsa pas zgjedhjeve sa mundet vjedhin për të bë pasuri marramendse për vete dhe familjet e tyre. Kur të futen në poste harrojnë popull, harrojnë komb, harrojnë bashkimin kombëtar, harrojnë…Në fund mos të harrojë  që në një të ardhme shumë të afërmë të ju propozojë që urgjentisht  në vend të univerziteteve të hapet një fabrikë që prodhonë diploma fakultetesh, magjistraturash dhe doktoraturash. Ku do mbisondojë  edhe më shumë  shtimi antivlerave se sa vlerat.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.