17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

QENI IM BESNIK
Sa e sa herë kujtojë fëmijërinë time që e kalova në mesin e tufës së deleve së bashku me qentë besnikë që silleshin rreth tufës së deleve.Eh, ato kujtime asnjëherë nuk mund të i harrojë. Delet ngjiteshin shpatit për të kullotur, ndërsa dy qentë Laroja dhe Muroja silleshin rreth e rrotull deleve.
Gjithnjë ishin syçelur dhe vështronin në çdo anë mos vallë po i sulmon ndonjë ujk delet.Ata ishin shumë besnik. Asnjëherë nuk largoheshin diku larg për të e lënë në vetmi tufën e deleve.
Bariu Rrahim shpeshherë e linte trastën me bukë në ndonjë vend e ata uleshin pranë trastës dhe e ruanin bukën e bariut mo të e marrë dikush.E ruanin derisa bariu Rrahim vinte për të e marrë.
Që nga ajo kohë unë edhe sot i dua shumë qentë besnikë, sepse janë shumë më besnik se disa njerëz. Më kujtohen shumë shkrime të poetit të madh Lasgush Poradecit që i donte shumë qentë dhe dlite për çdo ditë për të shëtitur me qenin e tij Cucin.Eh, sa lotë kishte derdhur një ditë kur policia kishin dalur për të i vrarë disa qenë. Kur e takuan Lazgushin duke e mbajtur qenin tij me rrip në qafë për dore ia morën qenin. Ai kur ia morën Lucin për të ia vrarë , filloi të qajë dhe lotët nga sytë i shkonin për fytyre.
Siç e përmenda edhe më lartë në këtë shkrim edhe unë që nga fëmijëria dhe deri në ditët e sotme i dua shumë qentë që janë shumë, shumë më besnikë se sa shumë njerëz.
Shumë miq të mi më kanë tradhëtuar ose më kanë mëshuar thikë pas shpine, ndërsa nuk mbajë mend që ndonjëri nga qentë e mi besnik më kanë kafshuar pas shpine.
Shumë njerëz në botë ruajnë qenë dhe kanë mbykëqyrje të madhe për ata. Sa herë që kanë kohë të lirë i marrin qentë e tyre besnik dhe dalin të shëtisin së bashku në fshat, qytet, park, fshat , mal e gjetiu.
“”””””””””””””””””””””

MBI VARRIN TËND
Sa herë që t’vijë pranvera
mbi varrin tënd çelë luleshqerra
do të çelin lulëkuqet kurorë kurorë,
nga gjaku yt do të ujiten do të lulëzojnë.
Këngës së bukur bilbilat do t’ia thonë
në këtë varr pushon një dëshmor,
do të thonë këtu pushon një trim me fletë
armët mbushur i ka plot me fyshekë.
Këtu pushon trimi që luftoi n’gurë e n’shkrepa
që për liri s’judhimb gjaku as jeta,
n’tym e n’flakë – n’barot të zi
s’vdiset ndryshe për atdhe e liri.
Në këtë varr rrin një trim trim i dashur
që armët n’brez ngjeshur i ka mbajtur,
na ishte trim për pushkë trim për fjalë
nënës rrudhat ia hoqi n’ballë.
“”””””””””””””””””””””””””””

KUJT PO IA SHESIN TË PAVËRTETAT “PSEUDOATDHETARËT?”Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Në këtë rrëfim të radhës do të shkruajmë disa të dhëna që na i rrëfeu L. Arnori-Orizarja. Ai në këtë rast flet për ca “atdhetarë”, e “patriotë” të vetëshpallur të cilët ka shumë kohë që nuk ndalen duke na treguar atdhetarizëm nëpër kafene, rrugëve etj.
Në vazhdim, ai do të na bëjë të qartë, se unë asnjëherë nuk kam dëgjuar ose lexuar që atdhetar ose patriot mund të jetë dikush i cili nuk ka bërë asnjë vepër atdhetare, në çfarëdo mënyre qoftë ai atdhetarizëm.
Atdhetar nuk e di se mund të pagëzohet ai i cili gjatë tërë jetës së tij nuk ka dhënë kontributin më të vogël në interes të kombit, atdheut dhe lirisë së popullit të tij.
Atdhetarizmi dhe patriotizmi nuk tregohen vetëm duke luftuar me pushkë në dorë. Çdo kontribut i dhënë në interes të atdheut dhe popullit të tij është patriotizëm. Në vazhdim ai rrëfen: Si mund t`i quaj unë atdhetarë ata (ato) të cilët nuk kontribuojnë asnjë gjë për idealin shqiptar, pos për interesat e tyre personale, familjare, grupore, klanore etj.
Ajo që më së shumti e brengos L. Arnorin është, se si nuk iu vjen turp disave që atdhetarëve të vërtetë ju tregojnë atdhetarizëm, ata të cilët kurrë nuk kanë bërë një vepër në interes të atdheut, popullit dhe kombit të tyre duke shitur gogla për dushk nëpër çajtore, tubime partiake, ekrane televizive etj.
Kjo është për t`u habitur kur t`i dëgjosh të tillë njerëz, që atdhetarëve të vërtetë iu tregojnë se çfarë është atdhetarizmi? Në vazhdim L. Arnori rrëfen duke thënë: po si nuk kanë fije turpi të tilla fytyra? Unë habitem edhe me shumë individë që mu të tillët i shpallin patriotë.
Ky është turp iturpit. Unë asnjëherë nuk kam pranuar dhe nuk do të pranoj që pseudoatdhetarët, pseudopatriotët, karrieristët dhe servilët të më mashtrojnë. Për mua individë të tillë nuk mund të më shesin të pavërtetën, sepse unë nuk i besoj. Le të ua shesin atyre që i blejnë, thotë në fund L. Arnori ish-ushtari i UÇK-së. me plagë në trup.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.