19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Shkruan Prele Milani

JEPJANI MËHILL ÇUNIT ATË VLERËSIM QË I KANË DHANË ZEMRAT ARTDASHËSE MBARE SHQIPTARE

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kujtesë Këshillit Bashkiak dhe Kryetares së Bashkisë Shkodër Zj. Voltana Ademi.

Vdekja e këngëtarit të hiteve fluturake Mëhill Çuni shkopsit rrjetet sociale me ngushëllime, dhimbse, nostalgji, keqardhje dhe vlerësime shumëngjyrëshe.Gjithsesi edhe ne percjelljen e fundit dera e Teater Migjeni dhe Radio Shkodres qendroj e mbyllur per ate qe I ka nderuar keto institucione nder vite.

Gjithë ky lumë komplimetal reagimesh ne rrjete vershej ditën e fundit ndërkohë që As Stari kush lënguar prej disa vitesh në harresë, mospërfillje, sociale shoqërore dhe shtetërore. Të joshur nga këngëtare që peshojnë miliona, dhe nuk kanë afruar as gjë veç bastardim e shthurje harruam në mospërfillje mos kokëçarse atë që edukoj brezat atdhetarisht per katër dekada. Mehill çuni vitet e fundi beri një jetë spartane duke lënguar gjysmë i verbër i kapluar nga dergja si mriz në tharje te pa kthyeshme. Si nuk kujtua as kush te pyeste:- Sa e kishte pësionin Mëhill Çuni? Si jetonte sovarini i rapsodisë sonë? Çfarë stimuj apo tituj nderi i dhamë ne ati që na fali gjithë dashurinë e zemrës. Jazek vendlindjes së tij ! Jazek qytetit që vetëmburret si djepi i kulturës ndërkohë që djepi s’ di ku ku ka përfunduar ndërkohë që kanë mbete vetëm shpergajt e pa lara .- Në vendlindje e Dervish Shaqes ka një pallat kulture me emrin e tij, në Puke pallati kulturës ka emrin e Ndue Shytit në Fushë Arëz te Frok Haxhisë . Hazis Ndreu, Fatime Sokoli, Sali Man, Ymer Neli, Qerim Sula Mark Gjoka, Viktor Paloka, Sajhe Poleshi Rrok Gjelaj Feride Kurti, Burat e Mirdites, Rabsodet (Hasit Dida Çela Kovaçi ) etj në planin moral janë vlerësuar me tituj më lartë artistik. Mëhill Çuni ndonëse “më pak i talentuar” i kësaj armate kudo korri duartrokitje dhe gjithkund u mirë vlerësuar nga publiku. Çuni iku nga kjo botë me fjalë të bukura e gur ne trastë. Ky mos vlerësim nuk ka emër tjetër veç diskriminim artistik jo vetëm atij si person por edhe i Trevës nga buron që i dha Shqipërisë dhjetëra e dhjetëra munomente kulture te klasit pare . Gati po afrohet viti që Shoqata “Atdhetare Dukagjini” i është drejtuar KËSHILLIT BASHKIAK DHE KRYETARES SË BASHKISË SHKODER ZJ. VOLTANA ADEMI me një kërkesë që ky këshillë të dërgoi një vendim propozues Presidentit të Republikës per dekorimin e Z. Mehill Çuni me titullin e merituar “Mjeshtër i Madh”. Nuk e di ku ndodhet propozimi në ndonjë sirtarë harrese . Ne se ky këshillë ka ndonjë përgjegjësi qytetare apo ndonjë ndjenjë shpirtërore, ta nxirre kërkesën tonë nga sirtari dhe jepni udhën e duhur institucionale. Jeni vite e vite te vonuar dhe nëse nuk doni te bëheni bashkëfajtore me paraardhësit tuaj votojeni unanimisht pa shtërzime te tjera. Mehill Çuni nuk po ju kërkon më kurrë as pension suplimentare, as honorare ekonomike, as ftesa per koncerte, as ndihmë per kurime per jashtë shteti. Mehillit jepi Zot pushimin e pa sosun! Ju jepni ati vetëm atë vlerësim që kanë dhane qindra e mira zemra artdashëse në gjithë hapësirën mbare shqiptare. Po nuk ja dhatë një mallkim turpi shtazorë ka me ju mbulue koke e kambe .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.