13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Shkruan: Prof, Zymer Mehani, Podujevë…

“BIBLIOTEKA E SHKOLLËS NË FSHATIN MAZGIT I ULËT E THEMELUAR NGA SHKRIMTARIT PUBLICISTI DHE KRIJUESI Z. FADIL H. CURRI…

(Mbresa të pashlyeshme me poetë, lexues zyrtarë komunalë, kulturë, dhe banorë të Obiliqit dhe të Mazgitit)
Në komunën e Obiliqit, e sidomos në fshtin Mazgiti i Ulët më ka rënë që disa herë të jem musafir. Sa herë që e kam vizituar këtë komunë, kuptohet në aktivitet kulturore, orët letrare dhe manifestime tjera, jam kthyer në shtëpi më i relaksuar dhe më i pasur, ngase kam fituar shumë njohuri dhe arrita të njihem me shumë miq të penës, e njëri ndër ta është edhe z. Fadil H. Curri, shkrimtar, poet e publicist i shquar. Çaste edhe më të këndshme përjetova kur u takuam në Shkollën “Dr. Ibrahim Rugova” të fshatit, Mazgitit i Ulët, kur edhe u bë përurimi i bibliotekës së shkollës, inicues kryesor i themelimit të së cilës ishte vetë, z. Fadil H. Curri. I mendova të gjitha, dhe thashë, kam pasur fat dhe jam ndjerë shumë mirë që me z. Fadil H. Curri kemi pasur rrugëtime, të përbashkëta, anekënd atdheut, duke shpërndarë libra për lexuesit e ç’muar… Nuk do të harrohen takimet mbresëlënëse me autoritetet komunale të Kastriotit, me profesor të shkollave pastaj me zyrtarët komunalë të Skënderajt, të Ferizajt, të Kaçanikut, të Hanit të Elezit, të Prizrenit, të Gjakovës, por edhe të Mirditës. Zotimet e drejtoreshës së Shkollës, znj. Shyhrete Gashi, zotimet e ish drejtoreshës së kulturës, znj. Fitore Hashani, dhe zotimet e përgjegjëses së shkollës, znj. Fatime Berbatovci, se biblioteka e shkollës, do fillojë punën nga shtatori i vitit 2018, si duket kana hasur në veshë të shurdhër…E vizitova z. Fadil H. Currin, në bibliotekën e shkollës ishte knaqësi e vëretë, i kishte regjistruar nxënësit, që lexonin lektyra, po edhe kishte arritur që për shtatë muaj pune në bibliotekë, ta nxjerrë në dritë librin,’’Zëra Krijuesish Të Vegjël Nga Fshati Mazgit’’… E stafit drejtues të arsimit dhe stafit të shkollës, si mbetët asgjë tjetër veçse ta përkrahin punën e Fadilit, dhe ta bëjë aktive atë bibliotekë dhe juve dhe ti gëzohën themelimit dhe hapjes së bibliotekës së shkollës…
Ajo ishte dita më e rëndësishme e librit, e shkollës po edhe ishte me peshë dhe të një rëndësie të veçantë e të re për fshatin tuaj, Mazgit i Ulët dhe për bibliotekën e Shkollës “Dr. Ibrahim Rugova’’… ngase në veçanti përfituan nxënësit e asaj shkolle, banorët e fshatit Mazgit dhe Komuna e Kastriotit… Njëkohësisht duke e vlerësuar lart mundin dhe sakrificën e madhe si materjale po edhe kohëre të mikut tonë të penës, shkrimtarit, poetit dhe publicistit nga fshati Mazgit, z. Fadil H. Currit. Dua të theksoj se shoqëria juaj, duke filluar nga Kryetari i komunës, z. Xhafer Gashi, mandej komuna, të afërmit, bashkëqytetarët e fshait Mazgit i kanë shumë borxh të madhë, këtij njeriu dhe humanisti të madh, të cilin ne e falënderojmë, e respektojmë dhe e ndërojmë gjithnjë e admirojmë për përpjekjet e tij të pareshtura, që vendin e tij, shkollat në fshatin e tij, kulturën në komunën e tij, por edhe të gjitha viset e vendit tonë Fadili dinë t’i nderojë me vepra dhe me punë të mira, e njëra nga këto vepra sa njerëzore, po aq edhe humane, e kombëtare është edhe formimi i bibliotekës në shkollën e fshatit të tij, Mazgiti i Ultë…z Fadil H. Curri, me dorë në zemër i themi: O burrë i denjë i kombit shqiptar! Zoti ju bekoftë, bashkë me familjen tuaj të mrekullueshme!
Me respekt krejt të veçantë, prof z. Zymer Mehani.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.