Veprimtarja e çështjes kombëtare, krijuesja letrare si dhe këngëtarja Shefqete Gosalci është emër i njohur. Ka botuar disa libra letrar. Punimet e saj janë botuar në revista të ndryshme. Disa punime të saj i janë botuar edhe në revistën Sharri. Shefqetja shquhet edhe në fushën e të kënduarit me zërin e saj melodioz. Ka marrë pjesë në shumë manifestime kulturore. Disa herë janë shpërblyer krijimet e saj me çmime të ndryshme. Shefqete Gosalcit i dëshirojmë suksese në krijimtarinë letrare e kulturore.