17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani.

Ceremoni rituale në Rekën e Epërme

Reka  e  Epërme ,si veçori traditash shkon me krahinën e Dibrës   me qendër qytetin Dibër. Shtrihet në vise malore  në rrjedhën e sipërme të lumit   Radika, që derdhet në Drinin e Zi. Si krahinë kemi Rekën, e ndarë në:Reka e Epërme, në rrjedhën e  sipërme të Radikës dhe Reka e Poshtëme në rrjedhën e  poshtëme të të njejtit lumë. Reka e Epërme është e përbërë kryesisht nga popullsi e besimit  ortodoks po ka aty  dhe jo pak popullsi   myslimane. Materiali është mbledhur  përgjithësish ndër ortodoksë. Aty ka  dhe popullsi që flet vetëm maqedonisht e që përgjithësisht  quhet sllave maqedonase. Por duhet të dijmë se sipas disa burimeve të shkruara,popullsia  e Rekës së Epërme  deri në vitet 60’  të shekullit XIX  e tëra fliste  shqiip e  pra ishte shqiptare. Në tre dhjetëvjetshat e fundit të etë të njejtit  shekull është shpërbërë në  anë gjuhësore. Për ta sllavizuar atë ndikoi administrata  shtetërore: aty u hapën shkolla  vetëm në gjuhën maqedone, u dërguan gjygjtarë,psalltë,ikonografë maqedonas dhe kështu u arritë që një pjesë e popullsisë të nxjerrë nga përdodirmi gjuhën shqipe.(Shih për këtë” Echo  de Bulgarie,” Sofia, 1913,nr.4   faq.2).Në materialet e hulumtuara    në Rekën e Epërme për festat e motmotit mbizotërojnë ritet krishtere të kombinuara aty –këtu   me  rite pagane. Ritet e Ditës së Verës  dhe të Shën Gjergjit  janë të thuash se të gjitha me natyrë pagane.

 

Shën Gjergji-Emri   Gjergj  rrjedh nga greqishtja e  vjetër që do të thotë bujk. Por në origjinë kjo  festë ka pasur të bëjë me kultin e  pjellorisë e të prodhimtarisë bujqësore. Më vonë kjo festë ndër popuj të  ndryshëm u “kristianizua”, në rite. Bile Shëngjergji na paraqitet në piktura  kishtare e në përgjithësi në mitologjinë kristina dhe si simbol i kristianizmit kundër paganizmit, por në botëkupimin popullor   këtë  ide  klerikët nuk e  futën dot.  Kjo festë  njihej, pothuajse në të gjitha krahinat e vendit tonë, në  Jug e në Veri. Shqiptarët e kremtonin kudo  me të njejtat  rite dhe  vetëm emrin ruan kristina, ndërsa në mbrendësi ka të bëjë me rite të krakterit   parakirstian. Më tepër kjo njihet si festë  e blegtorisë dhe më  tepër ritet e zakonit i përkasin pikërisht asaj  (blegorisë) , por ka  dhe disa rite   shumë domethënëse të krakterit bujqësor.Citat: Mark Tirtja, Kulte të bujqësisë  dhe të blegtorisë në popullin ton.Etnografia shqiptare IX ,1978 fq   137-208.

  1. E ENJTJA E MADHE E SHËN GJERGJIT ( Reka e Epërme)

Është    dita e enjte para Shën Gjergjit . Përgatitjet përë Festën e Larit,pastrami I shtëpisë     dhe të gjitha punët fillojnë disa ditë përpara.

Ritualet I fillojnë fëmijët deri në moshën 13  vjeç. Pa dallim feje  dhe gjinie   ata tubohen lagje-lagje    dhe,  me kënfë sdLIN NË Nreë, këpusin  degë b imësh   të caktuara  , si degë shelgu,thane,mbledhin lule të quajtura “lula hikri”,”garicvet” e tjera. Gjatë rrugës  fëmijët(vajzat  këndojnë. Ata u gëzohen natyrës,gjelbërimit,qyqes,dallëendyshes,  çka e vëmë re në këngët e shumta që këndohen. Ne veçuam këngën:

O, ç’kinndn shyshjs , në gjeth të njomë,

Shyshen, o mori  dalldyshen –o !

O, xhethi  njom’ i trimave

Shyshen o mori, dalldyshen-o!

O, kindon shyshja, mshehun  ishte- o!

Shyshen,o mori, dalldyshen-o!

O, mshehun ishte në garicvet,

O, gaicvetit naj vinte era,

            O,shyshen  , o mori, dalldyshen –o!

O,i  vinte  era, se duel prandvera,

Shyshen, o mori, dalldyshen-o!

Me degët e bimëve stolisen ahuret,dritaret , dera e shtëpisë.

II.VIRGJILLA  E SHYNZHERXHIT – Reka e Epërme – Vigjilja e Shën Gjergjit (5 Maj)

Rite të njejta ndeshim si te myslimanët ashtu edhe te të krishterët. Në të gjitha  cerominët rituale, femra është në qendër të veprimit. Ajo kujdeset jo vetëm për lutjet rituale që i  kushtohen kulturave bujqësore   e në radhë të  parë  plleshmërisë së tokës, por ajo është edhe udhëheqëse e gjithë organizimit  shtëpiak. Që  në mëngje sjell nga kroi i fshatit ujë “ të ri” stërpik anëtarët e familjes, oborrin,  magjen, vatrën e zjarrit   ,  mbush ptinin. Pastaj gatuan bukën ritual që quhet  Kulaçkë Shynzherxhi. Gjatë  gatimit amvisat   pëshpërisin 3 herë fjalët:T’kite bereqet shpija. Amvisa   krypos kafshët shtëpiake me lula hikri. Vajzat shpejtojnë se  cila do të  fshijë e para oborrin.Kulti i bimësisë,i pjellorisë  e mbarësisë  zë  një vend shumë të rëndësishëm në këtë festë.

Është dita   kur takohen  të gjitha femrat. Ato,pa dallim feje grupe-grupe   dalin në natyrë. Po përmendim   disa ventakime në disa fshatra.Për  shemubll,ato  të fshatit Bibaj,Nistrovë  dhe Nivishtë  tubohen në vendin e quajtur   Gurët e Vranit;ato  të fshatit Zhuzhnjë   te Bigori i Nivishtës, fshatarët e   Sencës  në venin e quajtur Sterillas fshatarët    e  Vërbenit në vendin   e quajtur te  Livadhet e Turkut, ata të   Leunovës në vendin e quajtur  Podina të fshatit  Duf  te Gropa e Shabanit.

Nuset e reja që janë martuar   atë vit  janë të veshura me kostumin kombëtar,me  petkat  e  mira.  Edhe vajzat e gratë e tjera   janë të veshura me rrobat  e reja të bukura.  Gjatë rrugës për në vendtakime,kënga, defi  dhe vallja nuk pushojnë. Të krishterat ato /më plakat/,ndalen në kishën e fshatit   ndezin qiri  dhe prap vazhdojnë rrugën. Brezi i  moshuar i  grave të krishtera  kujtojnë ditët  e  rinisë dhe ia fillojnë këngës:

 Exhi  mori exhi,  se na  erdh Xhynzherxhi,

              Shynzherxhi  ke dera, me dhen e me shqera.

E me nuse  t’reja,oooih!

Shynzherxhi ke shpija,

Dë na gzohen nuset e fmija,oooih!

E da shkojmë te kisha-o!

De ndezim shyri(qiri).oooih!

Lum te ta kush  o i- rije-o!

Nuset me marhoma,

De gzohen baba e nona ,

Gjemt ma alltija-o!

Do t’u gzohet shpija,ooih!

Në vendtakimet nuset bëjnë divan,kurse   grupi I vajzave u afrohet nuseve.

O mal, o  mal njom o,

Sa shumë, trima kishnje-o,

Martina s’u kizhnje!

Da  çoj do t’u bije  martina Shypnije!

Se mu kishin hije ,

O mal,o mal njom –o!

Sa xhumë  nuxe kishnje-o

Fjutra nuk u kishnje-o!

Da çoj da  t’u bije ,

Se m’u kishnjin hije…

Vajzat    e varin patkonin me kujdes  në degët e shelgut ose të ndonjë druri tjetër të gjelbëruar në afërsi   të arës. Thejnë degë shelgu  të njoma dhe i ngulin në arë.Pasi  kryejnë ceremonit   rituale, vazhdojnë rrugën për në shtëpi. Numri i këngëve që këndohen gjatë rrugës është  imadh. Shënuam  dhe këngën:

Aqe poshtë, te do venja,

Uha medet- o!

Aqe  ishin  shtatë bilbilat,

Uha,medet-o!

Kur kesh cucë pa kunorë,

Xhith beqarët  I kishnja n’dorë,

Uha medet – o!

Kur kesh  cucë, kesh mbret,

Uha medet-o!

U bofsh gruje, u bofsh nalet,

Uha medet-o

Në këtë trevë çdo familje kujdeset për zjarrin e Shën Gjergjit në shtëpi. Vitet e fundit nëpër shtëpiat   e fshatrave  ndeshim shumë pak vatra.Por, vendasit e kësaj krahine na thonë se zjarrit të Shën Gjergjit i japim rëndës; është   keq të fiket  gjatë natës, besohet se po u fik, ajo shtëpi nuk do të kishte përparim. Edhe darkës së natës së Shën Gjergjit, amvisa i kushton kujdes. Ajo përgatit  darkën  solemne për   anëtrët e familjes. Është zakon    të  ziejnë sarmë  e të bëjnë ëmbëlsira.

Citat  nga  vepra  Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit –Edibe-Selimi Osmani, 1997 Shkup,faq.62.

Kjo krahinë dita ditës  shpërbëhet, ka shumë pak banorë, por  shkrimet  gjatë ekspeditave të bëra ngelën të paharruara.

5.05.2020

Tetovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.