18.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Shkruan:Isuf Sokoli

Gazeta “NJI DRITARE E RE” I URON GEZUAR DITLINDJEN POETIT “MARK GJETJA” 100 VITE ME PLOT SHENDET DHE DIJE.GEZUAR…….Ju uron Gjin Musa.POETIT   ISUF SOKOLI  DORA  I  LUMET.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

POETIT MARK GJETJA
( Për 62 vjetorin e lindjes )Mund të jetë një imazh i 1 person
Don ta ndiesh veten mirë,
Rëra të të ngjajë me arin,
Që dhe kur je në shkretëtirë,
Luleve t’u mbledhësh nektarin.
Don ta kapërcesh ylberin,
Si në parajsë të ngjajë vetja,
Pa vonesë hape defterin,
Shëno çka shkruar Mark Gjetja.
Don ta ndiesh veten të ri,
Dhe përherë të dashuruar,
Lexo shpejt veprën e tij,
Dhe dëshirën ke të plotësuar.
Don të keshë krahë shqiponje,
Të kapërcesh mal e det,
Ndiqja fjalët shkronjë mbas shkronje,
Dhe do e ndieshë veten si mbret.
Don t’ia shtosh kënaqësinë vedit,
Të ndihesh si tek perënditë,
Lexo vargjet e këtij poeti,
Të poetit që rrezaton dritë.
Do e ndiesh veten të lirë,
Dhe e jotja të ngjajë gjithësia,
Porsi ëngjëll në hapsirë,
I rrethuar nga dashuria.
Isuf Sokoli
Bolzano, datë, 2 Nëntor 2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.