Heshtje…”Asgjë e re !
Përveç klithmës së vjetër nëpër stinë dhe vite.
Mjerimi vazhdon të kaploj qarqeve të njëjta, në vesh të shurdhër aty diku ka ngec.
Pa zë…Nuk flitet as nuk diskutohet problemi i shqiptarëve të pasivizuar në Serbi, temë e pa dëshiruar si duket?!
Shqiptar!
Mos harro nga vjen dhe ku po shkon, mos harro historinë dhe kush të drejton.
Kujto vendin tëndë në tokën tënde je zot shtëpie, ruaje pragun dhe hijen e të parëve.
Mos hesht me duar plotë, mos rri i qet kur tjetri qan me lot…
E kam me ty që rri dhe nuk bënë zë për të drejtat e mia dhe të atij shqiptari që i thua vëlla dhe motër nga i njëjti gjak.
Trojet tona po na rrëshqasin nga duart, mos i leni të na merr djalli, ju pushtetar dhe dijetar mblidhuni bashkë në mbrojtje të tokave shqiptare.
Medvegja, Presheva dhe Bujanovci janë amaneti ynë i të parëve!
Të nderuar përfaqësues të MAPL-së OSBE-së, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe zyrtarë të nderuar komunalë,
Me lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe falënderimet më të sinqerta për befasinë e këndshme dhe urimet e përzemërta që më dhuruat me rastin e ditëlindjes time.
Gjesti juaj më preku thellë dhe më bëri të ndjehem jashtëzakonisht e vlerësuar dhe e nderuar.
Të marrësh vëmendje në këtë formë, nga partnerë dhe bashkëpunëtorë kaq të rëndësishëm, është privilegj i rrallë.
Vlerësoj përkushtimin tuaj dhe bashkëpunimin që kemi ndërtuar ndër vite, dhe shpresoj që ky mirëkuptim dhe respekt i ndërsjellë të vazhdojë të thellohet edhe më tej.
Ju faleminderit nga zemra!
Me respekt dhe mirënjohje,
LINDA
Çlirimtarët kanë vetëm datëlindje!
26 vjet nga Operacioni “Shigjeta” dhe heroizmi i Florim Rushitit nga Kapiti i Medvegjës
Operacioni “Shigjeta” ishte një ndër ofensivat më të rëndësishme ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i zhvilluar nga 26 maji deri më 10 qershor 1999, në rajonin e Koshares dhe në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky operacion kishte për qëllim thyerjen e vijave të mbrojtjes serbe dhe hapjen e një korridori strategjik për furnizimin me armë, përforcime dhe ndihmë humanitare për zonat e rrethuar nga lufta.
Në këtë betejë historike morën pjesë shumë luftëtarë të lirisë, ndër ta edhe dëshmori Florim Rushiti nga Medvegja, një prej bijve të trevave shqiptare jashtë kufijve zyrtarë të Kosovës, që u rreshtua në front për një ideal të përbashkët: lirinë dhe bashkimin kombëtar. Florimi ra heroikisht gjatë luftimeve, duke dëshmuar me gjakun e tij përkushtimin dhe sakrificën që kërkonte lufta për çlirim.
Sot, emri i Florim Rushitit nderohet si simbol i trimërisë dhe i unitetit mbarëkombëtar, ndërsa Operacioni “Shigjeta” mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të vendosmërisë së popullit shqiptar për liri dhe dinjitet.