7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Shkruan,Prenda Sejdia Lezhë

R E C E N S I O N AQIF BLYTA BARRIERË E REALIZIMEVE TË PLANEVE SERBE QË PARAPRININ PËR SANXHAKUN. Libri; “Aqif Blyta KOLOSI I PAZARIT TË RI” nga Prof.Ismet Azizi nga Gjilani.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Në librin historik ‘Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri, autori vjen si një lëvrues i historisë tek hedh, dhe dritë- hijet mbi një nga figurat e njohura të fillim shekullit 20, ku përshkruan në mënyrë të detajuar jetën dhe veprimatrinë e këtij patrioti që në moshën 10- vjeçare e deri në flijim. Kështu që figura e Aqif Blytës për disa dekada jo vetëm që ju mbijetoi furtunave të shumta, por ai tregoi fuqi e gëzoi mbështetje popullore jo vetëm në Novi Pazarin e sotëm por në shumë teritore me origjinë shqiptare e më gjërë. Kështu pra, Novi Pazar qe një nga qendrat e njohura tregtare në këtë pjesë të qendrës së Gadishillit Ballkanik ku Blyta qe organizator i kuvendit të përkrahësve të Xhemijetit, ndaj dhe të pranishmit kërkonin bashkim të popullsisë muslimane shqiptare, dhe ndikimi qe tek turqit e Maqedonisë dhe shqiptarët e Kosovës. Blyta lindi bashkë me intelektin. Kërkoi të drejta popullore deri në vetqeverisje të vendit e shqiptarëve, qasje në institucione, luftonte çdo padrejtësi që buronte nga qeveria Serbe apo kushdo qoftë me ndikim në Sanxhak dhe trojet shqiptare.Mund të jetë një imazh i 7 persona, duke përfshirë Diana Çelepia Topaku, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur

Gjithashtu luftonte me gjithë format, dhunën, terrorin e ashpërsinë që kishin autotitete e huaja mbi popullsinë shqiptare. Nga ana letrare kjo monografi zë vend të veçantë nga mënyra e të shkruarit, dhe stilin që ka, pasi aq shumë vlera reale paraqet të asaj kohe komplekse, ndaj gjenden brenda tij si dëshmi interesante që vetëm njerëzit elitë e kollonisin me parime.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Autori i kësaj monografie Ismet Azizi shkroi mbi faktet e dokumentuara duke hulumtuar arkivat e kohës, dhe kjo dëshmon një studim me plot përgjegjësi qytetare. Qasja autoriale është një vrap drejt njohjeve dhe fakteve e fenomeneve historike mbi këtë figurë që historia e njeh në këto rajone shqiptare, të atyre kohërave shumë të vështira dhe botimi i cili do arkivohet në arkivat e kohës si testament në procese delikate e të rëndësishme të cilat do i shërbejnë brezave dhe njohja është vlerë e pasuri kombëtare .Mund të jetë një imazh i 5 persona, duke përfshirë Diana Çelepia Topaku, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Shkrimtari në këtë libër historik me shumë ndjenjë e përkushtim sjell fakte interesante dhe librin e bën të pakontestueshëm dhe mjaft atraktiv për masën e gjërë. Në kontekstin kohorë, zhvillimit dhe kronologjisë së ngjarjeve të shumta e në situata të ndryshme Blyta merr role përcaktuese duke synuar eksplorime në kuadrin e zhvillimeve të ngjarjeve dhe gjetjen e alternativave më të mira të bashkë- punimit me popullsinë muslimane shqiptare, si aktivitet që do i jepte gjallëri zonës por dhe popullit në gjithë trojet e Maqedonisë dhe Kosovës. Shpesh’herë duket kontraverse në raport me interesat nacionaliste e kombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e me synime specifike të detyrave, dhe marrjen përsipër të përgjegjësive, sidomos në ndarjen e popullsisë muslimane dhe katolike, dhe sipas mendimit tim çështja kombëtare ka pak të çaluar në këtë aspekt, pasi mbështetja ishte veçse për partinë e Xhemijetit, pra Turqisë. Megjithëse.. Vlerat stilistike e historike të këtij libri nxjerrin në pah vlerat reale të figurës popullore e politike të Aqif Blytës.Mund të jetë një imazh i 13 persona, duke përfshirë Prenda Sejdia dhe Ramiz Lushaj, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "EL ZAFA"

Pena e Ismet Azizit sjell në kornizim specifik mjaft të gjërë e i përshtatet opinionit me ngjarjet e shumta reale dhe vjen për lexuesin me unin e tij origjinal mjaft të gjërë e të detajuar. Me ngjarje dhe personazhe reale dhe ndërkohë pasuron historinë e kombit duke hedhur dritë mbi errësirën shekullore në gjithë dekadat e shkuara të cilën do e studjojnë vetë gjeneatat gjithë këtë larmi kapitujsh, dhe figura kryesore qëndron Aqif Blyta një personazh i shkolluar, intelektual, me vlera shoqërore dhe politike, me karrjerë parlamentare dhe si deputet arrin në Komisionin e Financave në Parlament por ideator dhe veprimtarë në fusha të tjeta si tregëtarë a bankier etj. Blyta qe pengesë e madhe madje shpesh bëhej barrierë e realizimeve të planeve e projekteve serbe që paraprinin për Sanxhakun. Mbledhja solemne e Komitetit Shqiptarë të Pazarit Ri drejtuar nga Blyta dhe vendimet që u morën për ndarjen nga Serbia dhe bashkimi me Shqipërinë në qershorin e 1941, e vunë në lëvizje të madhe Drazha Mihajlloviqin, për të organizuar planin për Kosovën dhe Sanxhakun. Kunderveprimi shqiptarë i udhëhequr pikërisht nga Aqif Blyta, si përgjegjës i çështjeve ushtarake në krye të mbrojtjes, pati standart shumë të lartë patriotizmi shqiptarë kundër forcave çetnike.Mund të jetë një imazh i 9 persona, duke përfshirë Prenda Sejdia, Diana Çelepia Topaku dhe Ndue Sanaj dhe njerëz në këmbë

Autori e përshkruan flakën e botës që e rrethon cep më cep Ballkanin e vogël ai lëmshi i zjarrtë, ndonëse vështrimin e kredh brenda mjegullnajës për t’a zbërthyer enigmën që pati mbuluar Sanxhakun e Kosovën e viteve të hershme të shekullit kaluar. Por, dhe shpirtin luftarak ndër veprimtaritë atdhetare të patriotit Aqif Blyta. Në planin estetik krijohet ajo ndjesia se e bukura dhe tragjikja nuk qëndrojnë dot pa njëra- tjetrën, si gjurmim në thellësinë psikologjike të njeriut. Në faqet e monografisë ka plot energji e atdhetarizëm, finesa e optimizëm e gjitha këmbë e kokë deri në militantizëm. Blyta tregonte maturinë dhe shpirtin at’dhetarë ndaj autori vlerësohet për detajimin e veprimeve të Blytës në tërë mënyrat e pregatitjes profesionale, shkollimit, aktivitetit politik etj. Por dhe besimin që Blyta kish tek vetja e tek të tjerët në marëdhënje dy a më shumë palëshe, duke shtuar vetëdijësimin për përballje kundër Serbisë. Autori bashkëshoqëron realen duke krijuar një univers të fuqishëm historik në traditën e rrëfimit, ku thithë vorbulla magjike e ndërthurjes në stil monografik të kompletuar e dokumente arkivore si fakte bindëse për lexuesin e tij. Tjetër detaj ku vjen si meteor ndriçimit të mendjeve e përhapjes së dijes me ndihmë të drejtpërdrejtë nga Blyta, ishte hapja e shkollës shqipe “Naim Frashëri”. Ky devocion i shërben periudhës gjatë lLuftës së Dytë Botërore për zhvillimin e arsimit . E rikujtoj thënjen e Friedrich Neitzches, “Diell, po të mos ishin njerëzit, që i ngroh e ju jep jetë, ç’kuptim do kish lindja jote”. Lidhja e Dytë e Prizrenit shtator 1943, Blyta zgjidhet Nënkryetarë i Lidhjes. Kjo organizatë politike u angazhua për për bashkimin dhe mbrojtje e trojeve etnike. Pika kryesore e planeve të Lidhjes qe bashkimi i trojeve etnike shqiptare me Nënën Shqipëri. E për pasojë ndërmarrja e këtyre veprimeve atdhetare forcat partizane jugosllave e ekzekutojnë publikisht në qytetin e tij në Janar 1945, për lidhjet me Komitetin Kombëtarë Shqiptarë nga Kosova dhe Dukagjini. Filigrani i bashkohet shtyllave të ashpra të jetës e shfaqen të pavdekshëm edhe mes luftërave më të egra frontale.Mund të jetë një imazh i 7 persona, duke përfshirë Fatmira Lami, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe liqen

Është i fuqishëm potenciali i shkrimtarit për stilin e të shkruarit me cilësi të lartë artistike, pasi në monografi thellësisht ndjehet etja për liri e me shpirt luftarak për bashkimin e Atdheut, si ëndërra e tyre e përbotshme. Pena e Azizit përshkruan edhe moralin e fortë e të patundur të atdhetarit Aqif Blyta ndër veprimtari të ndryshme në maratonën e gjatë, me përkushtim që nuk ndalon asnjëherë, e arsyeton fuqishëm para lexuesit. Krijimi rindërton realitetin në prezantim, formë dhe strukturë brenda sistemit historiko- letrarë ku e gjithë lënda ingranohet dhe dedikohet botës së brendshme të ekspozimit dhe ndërtimit të rrëfimit në këtë libër.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Në shtrirjen e rrafshit historik autori e sjell këtë libër monografik në simbiozë me argumentet e qëndrimet pa kompromis, ndaj komunikon drejtpërdrejtë me lexuesin dhe kërkon mirënjohjen e brezave për këtë studim kaq fin të figurës Aqif Blytës.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

I urojmë Z. Ismet Azizi dhe krijimtarisë së tij historike shumë dritë dhe reflektim, dhe , sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin e artit historiko- letrarë. Udhë të mbarë librit. Prenda Sejdia Lezhë Qershor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.