BRENDA BOTËS SË FËMIJËVE
Bota e fëmijëve është një botë e madhe që
duhet mbushur me dashuri. Fëmijët përpos me
qumështin e nënës rriten edhe nga dashuria.
Megjithëse periudha e letërsisë për fëmijë është
zbehur këndvështrimi për të mbetet i hapur.
Duke lexuar librin me vjersha për fëmijë të
poetit të njohur Nehat Jahiu “E dua një botë” aty
shpaloset jeta e fëmijëve shqiptarë, dëshirat,
ëndrrat dhe dashuria e mësuesit i cili shkruan në
zemrat e tyre vargje që sjellin një komunikim të
ndërsjellë. Teksa i krahason me lulet dhe me
zogjtë, jeta fëmijërore është koha më e bukur të
cilën çdo fëmijë e ruan në kujtesën e jetës. Ata
sipas poetit thurin ëndrra të mëdha, kërkojnë një
botë ku të jenë të barabartë me të gjithë fëmijët e
rruzullit tokësor. Dhe fëmijëve nuk mund t`u
ngresh mure sepse ata nuk i njohin muret dhe as
duan t`i pranojnë. Fëmijët njohin vetëm dashu
rinë dhe dashuria nuk ka mure. Nëse rendin pas
dashurisë ata kërkojnë edhe rrënjët e paqes. Ata
janë qeniet më paqësore të jetës. Le të shohim
disa vargje: Dua që çdokush i barabartë të jetojë/
Në vendin e tij i lirë të frymojë/Të gjithë njësoj
jetën ta bartim/ Si i barabarti me të barabartin/.
(Poezia, “Të gjithë të barabartë”). Këtu autori flet
me zërin e fëmijëve të të gjithë botës dhe pikë
referimi janë pikërisht ata. Mesazhet e tyre i
përcjell me vargje artistike që të prekë ndjenjat e
njerëzve, të zhbëjë pengjet e vocërrakëve të cilët
kërkojnë shumë pak nga ajo çfarë kërkojnë të
rriturit. T`u japim veç dashuri. Fëmijët nuk duan
mëshirë. Ata kërkojnë një botë që të jetë e njëjtë
për të gjithë fëmijët e botës. Ja çfarë shkruhet në
vargjet e mëposhtme: Unë nuk dua të ketë
ndasi/Dhe asnjë fëmijë me lotë në sy/Që nëpër
rrugë si lypës të rriten/ E pa asnjë faj me armë të
vriten/. Poezia (“Unë nuk e dua një botë”). Këto
janë mesazhet e poetit jo vetëm për fëmijët
shqiptarë, por pa dallim ngjyre, kombësie e feje
të fëmijëve në botë. Thurja ideoartistike e
vjershave të Jahiut ka një thjeshtësi të formës dhe
sinqeritetit fëmijëror, ndërsa vargjet shkruhen për
fëmijët e gjithë botës. Figurat letrare si krahasimi,
metafora, simboli përshkojnë botën e brendshme
sidomos të nxënësve. Duke qenë mësues, ai
përveç dijes dhe sintetizimit të lëndës më tipike
të tyre, ka shfaqur edhe brengën që ata mbajnë,
me tema e detaje të thjeshta nga jeta e përdi
tëshme e tyre. Fëmijët nuk mund të bëjnë revolta,
sepse në shkolla flitet për paqen. Ata vetëm na
rikujtojnë se kërkojnë një të ardhme, me një
frymëmarrje tjetër të botës, një ndriçim tjetër të
jetës së tyre. Fëmijët e kanë kuptuar, se liria edhe
pse është ide e të mëdhenjve, posaçërisht vetë
fëmijëve u mungon liria e plotë. Ata me siguri e
kuptojnë se kanë një liri të kufizuar. Ndaj vargu i
poetit, zërin e tyre e përcjell si një tufë vjershash
për lulet fëmijërore. Vjershat sjellin edhe një
motiv të veçantë për fëmijët shqiptarë në trojet e
veta. Fëmijët e ruajnë në memorien e tyre të
bukurën dhe dhimbjen. Kujtesa e fëmijërisë
mbetet në motivet e temat e moshës fëmijërore
apo fantazisë të cilat nuk shkëputen nga jeta e
tyre. Lexojmë më tej: Duart e njoma të zgjatura
përpjetë/Kërkojnë një shekull lirinë e vetë/Duart
e njoma, duart zgjaten prore/Dëshirojnë të
mbajnë paqen botërore/ (Poezia: “Duart e
njoma”). Fëmijët dhe paqja janë e ardhmja e
njerëzimit. Bota e poetit si një shpirt në brengë
nuk e njeh urrejtjen e përbuzjen. Poeti është i lirë
për të hyrë në zemrat e fëmijëve. Edhe pse autori
ka ndonjë përsëritje ai arrin të na sjellë një libër
me ide dhe frymën e tyre, me ndjesi emocionale,
në misionin e tij si mësues dhe poet. Thirrja e
fëmijëve shqiptarë që e duan gjuhën e tyre shqipe
ndjehet edhe sot: Ja çfarë duan fëmijët shqiptarë:
Mos na i trembni ëndrrat në djep/Mos na i ndalni
ardhmërinë tonë/Mos na i rrëzoni urat e
miqësisë/Mos na hidhni pluhurin e fatkeqësisë/
(Poezia: “Urat”). Morali i tyre qartësisht i
dedikohet realizimit të ëndrrës së tyre.
Zëri i fëmijëve në kor është preludi i lirisë. Është
jeta. Me një gjuhë të kthjellët poetike Nehat Jahiu
ka hyrë në korin e fëmijëve brenda librit me
vjersha të shkurtra dhe me nivel artistik. “E dua
një botë” një bashkëbisedim shpirtëror me
fëmijët, duke sjellë vlera edukative, didaktike dhe
artistike.


