Ndarje e përkohëshme, me kujtime të përherëshme
Të nderuar miq dhe shoqëri, me datën 10.05.2021, morëm një lajm të hidhur, sepse na u nda nga jeta, miku jonë dhe i juaji dhe miku i gjithë kombit shqipëtar njëherit kusheri dhe familjarë i ngusht i joni Enver Rexhepi.

E qka të thuash dhe ka të ja nisësh të flasësh për një burrë i cili i dha shumë kësaj toke, i dha shumë këtij vatani, i dha shumë këtij populli dhe i dha të gjitha për familjen.
Ne kemi vetëm kujtime të mira për Enverin ishte njeri i fjalës dhe besës të shoqëruara me vepra dhe aktivitete.
Të njohësh personin ashtu siq është në të vërtetë, varet nga shumë faktorë, mirëpo ne e njohëm Enverin nga jeta në gurbet ku aty vërehet dhe testohet trimëria, bujaria, mençuria, dashuria e qka jo tjetër.
Ne të cilët patëm fatin të largohemi nga Kosova për në gurbet pa dëshirën tonë në vitet e 90-ta, Enverin e gjetëm aty, sepse ai ishte shkuar atje qysh në vitet e 70-ta, 20 vite më parë, por ishte me dekada përpara neve me përvojen të cilën kishte fituar, na ofronte ngrohtësi, andaj ne e kishim si shokë, e kishim si vëlla e shpesh herë luante edhe rolin si prind i cili na mësonte, na këshillonte dhe mërzinë e gurbetit na e largonte thjesht ishte njeri i fjalës dhe i veprave.
Enveri na mësoj se si ti ruajm ndjenjen e atdhedashurisë edhe pse ishim në vend të huaj. Ishte aksionari i parë ndër shqipëtarët në Gjermani, atëherë kur u kërkua ndihma e bashkëatdhetarve për ti ndihmuar Kosovës me fonde të ndryshme për çlirimin nga armiku shekullor. Enveri la vepra të shumta mbas, mbi të gjitha la një familje të mrekullueshme, andaj kjo na e lehtëson dhimbjen, sepse la zëvendësues të përafërt me të.
Nuk po gjejm fjal të përshkruajm personalitetin e Enverit, mirëpo më së miri Enverin e përshkruajn veprat dhe secili që ka njohur për së afërmi din se si ta përshkruan.
Në fund ne i lutemi Zotit ta mëshiroj vëllaun, kusherinin, mikun dhe shokun tonë dhe tuajin duke shpresuar që të jetë prej banorëve të Xhenetit.
I përjetshëm do jetë kujtimi për kusherinin, patriotin, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, lavdi për veprën dhe sakrificën e tijë!
Me respekt
Ali Aliu
11.05.2021 Dortmund.