15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Shkruar nga: Dallandyshe Aliaj

“Dua Mëngjeset”
I dua mëngjeset…
se më kujtojnë që jam ende këtu,
se çdo agim më jep një mundësi,
të fal, të harroj, të dua… sërish.
Mëngjeset, me flladin e lehtë,
më japin jetë, më japin shpresë,
më përkëdhelin shpirtin pa bërë zhurmë,
si një lutje që ngrihet drejt qiellit.
I dua mëngjeset,
kur drita puth perdet pa zë,
dhe unë zgjohem, jo thjesht nga gjumi,
por nga heshtja ime e natës që iku.
Filxhani më nxe duart,
e mendimet… ah, ato janë si avuj që ngrihen,
herë ëndrra, herë kujtime,
e ndonjëherë… thjesht një “mirëmëngjes” që s’e mora kurrë.
I dua mëngjeset
kur jam vetëm me veten time,
kur s’ka nevojë për fjalë,
se edhe kafja më kupton — e hidhur, por e vërtetë.
I dua mëngjeset
se më kujtojnë që dielli del për të gjithë,
edhe për mua…
edhe kur mendova se kisha harruar të per te ndricuar.
21.05.2025 vlore
“Ti më di vec emrin”
Ti…
më di vetëm emrin.
Por emri nuk tregon shpirtin.
Nuk tregon netët pa gjumë,
as lotët që më janë tharë në jastëk,
kur askush s’më dëgjonte.
Nëse ti më gjykon,
atëherë merre këtë barrë mbi supe —
dhe më thuaj…
a e mban dot?
Vuaj sa kam vuajtur unë,
ec zbathur në kujtimet e mia,
pastaj flit!
Ti më sheh duke buzëqeshur,
por nuk e di…
që çdo buzëqeshje e imja
ka lindur pas një beteje të brendshme,
pas një përplasje me errësirën.
Ndoshta më sheh të pasur,
por unë… jam e varfër në pasuri,
dhe e pasur në zemër.
S’kam vila,
as pallate,
as fustane të shtrenjta.
Por kam një shpirt që nuk shitet,
një zemër që nuk dorëzohet!
Jam një grua e thjeshtë,
me rrudha që tregojnë histori,
me duar që kanë përqafuar dhe mbrojtur,
me fakte… jo thashetheme.
Jetoj si të vijë dita,
pa skenare, pa maska, pa komoditete.
Dhe krenaria ime më e madhe
janë fëmijët e mi —
pasuria ime e shenjtë,
ari dhe floriri i shpirtit tim.
Në një botë ku mashtrimi vishet bukur,
ku i miri vuan,
e i ligu noton në para,
unë s’dua as para,
as limuzinë,
as kulla që prekin qiellin.
Dua vetëm një gjë:
të jem njeri i drejtë përpara Zotit!
Të jem nënë, grua, mësuese…
model për fëmijët e mi,
që ata të ecin në këtë botë,
edhe natës —
pa frikë
21.05.2025 vlore.
“Bir, hajde sa jam gjalle…”
(Per gjith nenat qe i djeg malli per femijet)
Më mungon bir, më mungon
si toka thatësinë, si nata dritën
Si zemra rrahjen, si shpirti jetën
Kam vite që s’të kam parë
e çdo ditë më duket shekull…
Kam mall për zërin tënd
që si melodi më ngrohte shpirtin,
për buzëqeshjen që më shëronte
dhe sytë… sytë e tu,
që flisnin pa folur.
Unë jam ende këtu, biri im,
me krahët hapur, me zemrën zgjuar
çdo natë flas me yjet
dhe i pyes: A e panë djalin tim sot?
Koha kalon, por dashuria jo.
Ti je pjesë e mishit tim,
e gjakut tim, e lutjeve të mia.
Kur të kthehesh, mos trokit…
porta është gjithmonë hapur,
si zemra e nënës që s’të harroi kurrë.
Ahh o kurbet ..i mallkuar. Ti vetem na le. zemra nenash lendove shume.
nga vetmija .nga malli per femijet
Jan brengosur dhe skan gjume..
20.05.2025 vlore
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.