22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Shkruar nga Eduart Veli

EDHE HËNA ËSHTË ÇAME!

Çame moj,sa feksje prëmë.
Pa dritë e le,të bukurën hënë!
Çame moj,për kokën tënde!
Me dritë,të gjithë i çmënde!
Moj shami bardhë,si bora.
Një haber nga ti,unë mora.
Hajde nesër,mbi mëngjes.
Tek”kroi nuses,”do të pres!
Çame moj,e bukura Çame .
Me jelek edhe me tumane.
Çame moj,këpucë me maja
Me manton,çuditet dynjaja!
Gjerdani xixa,hedh në gushë.
Gjithë naze shkon në fushë.
Vathët ndijnë, si rreze dielli.
Je si hënë,që zbret nga qielli!
Mbase dhe mua,më del fati.
Të marr një nuse,nga Filati.
Më flasin vetë ,viset e mia.
Merre djalë,nga Paramithia!
Dua një çame,si gjeraqina.
Vajza të bukura,ka Janina!
Për një Çame,mu dogj xhani!
Ta zgjedh unë,thotë Bezhani!
Kudo ,ku shtrihet Çamëria.
Janë vashat e viseve,të mia.
Le të bredhësh,botën mbarë!
Si vashat Çame,nuk ke parë !
Hënën vashë,sot ti çe venite.
Tek burimi,dole dhe më prite.
Më e mira vashë,e kësaj ane .
Dhe hëna në qiell,është Çame!
Ti edhe Hëna,pra që të dyja.
Pranoni,të jeni nuset e mija?
Njëra në tokë ,tjetra në qiell.
Me nënë,Çamërinë si diell !

Shkruar nga Eduart Veli

“”””””””””””””””””””””””

” TI ,JETON NË ZEMRËN TIME”!May be an image of 2 njerëz dhe E brendshme

Ka gjashtë ditë o nënë,që dielli nuk ngroh.
Gjashtë ditë ,që mëngjesi më nuk agon .
Gjashtë ditë o nënë,që fytyrën nuk ta shoh.
Gjashtë ditë,nënë,që loti nga sytë më pikon!
Dhoma jote ka heshtur,se dëgjoj më zërin tënd.
Hapat e tu,nënë përgjithmonë ..kanë pushuar.
Dhimbja,është sa mali i rëndë,oh sa më dhëmb!
Zemra jote më nuk rreh,tik taket kanë ndaluar!
Ku ti gjej më,o nëna ime,sytë e tu të menduar?!
Buzëmjaltëzat,që më puthnin,në flokë,në ballë?
Ku ti gjej duart e tua të lodhura,viteve munduar!
Kush do më thotë prapë,erdhe nga puna o djalë
Gjashtë ditë,një mal me dhe gjoksin,të mbulon.
Sa shumë dhe në jetë ,kanë lëvizur duart e tua!
E re,e bukur,aromë mirë,tek neve fëmijët ti jeton
Mos u mërzitni,kaq ishte jeta ime,sikur na thua!
Ah,moj nënë,si su pendove për gjithë ktë hata.
Ti edhe pse hallemadhe,jetën e doje shuuumë.
Moj nëna jonë ,më e bukura në krejt këtë dynja.
Gjashtë ditë,nënë që rruga na është bërë lumë!

Nënë,unë do të mbaj si hajmali,në zemrën time.

Nga zemra zëri yt do më flasë,jam me ty biri im!

Ti je nëna ime hallemadhe,s’dua nga ti bekime.

Unë jam yt bir,për mua është më i shenjti bekim

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.