9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

Shkruar nga Enver SAHITI,

Prof. Hasan R.Hasani

 

 

 

GATI NJË GJYSËM SHEKULLI KUSHTUAR ARSIMIT DHE EDUKIMIT TE GJENERATAVE

 

Në shenjë të urimit per pensionim të Profesorit Hasan Hasani.

Hasan Hasani u lind më 1 Korrik të vitit 1952 , rrjedh nga nje familje shumë bujare e tradites tipike shqiptare , e cila kaloi neper kohë me vuajtjet dhe veshtiresite qe i patem shumica e familjeve shqiptare në përgjithësi. Si e gjithë popullata e Kosoves ne pergjithesi dhe ajo e Budrikës në veqanti , veprimtari kryesore ishte bujqesia nga e cila pune u sigurohej kafshata e gojes per familjet ne keto anë. Edhe shtepia e Hasan Hasanit ishte njera nga ato familje te shumta qe ekzistencen e siguronte nga puna dhe djersa e sajë pasi qe pune paresore e budrikasve ishte kultivimi i duhanit si bimë industrial dhe ne kete pune u angazhonin te gjithe antarët e familjes fëmijë , burra e gra , pleq . Ishte një kohë qe vertete ishte e veshtirë pasi qe punët u bënin me mjetet me primitive , per dallim nga ditet e sotme.

Periudha kur lindi Hasan Hasani ishte periudhe kur u ziente mbrenda per mbrenda revolta e popullit shqiptar sidmos ne vitet e ‘60 , andaj edhe famuilja e Raif Hasanit prindit te Hasan Hasanit si c’do familje shqiptare u solidorizohej me kerkesat gjithe popullore te kohes per luften për clirimin nga tutela serbosllave . Hasani si i ri kishte dhe ëndrrat e tija si c’do i ri tjeter , e ëndërr parësore ishte shkollimi dhe vetem shkollimi , keshtu qe shkollen fillore dhe te mesme e kru ne vendlindje dhe ne Viti por deshire e madhe ishte qe te vazhdojë shkollimin e lartë si Normalist. Hasani perkunder pamundesive ekonomike morri guximin dhe filloi studimet ne fakultetin Kultures Fizike ne Prishtinë ku me vete financim duke punuar pune te ndryashme për te siguruar mundesine e vetfinancimit te shkollimit, dhe per kunder mundit dhe sakrificave arrinë qe me sukses te mbaroje edhe këtë rrugetim i cili pastaj i mudesoi qe te merr titullin e nje pedagogu , mesuesi , profesori e i cili me shumë pietet e mbajti kete emer jo me pak se 43 vite 8 muaj dhe 20 ditë.

Përveq detyre qe e bente me shume pasion dhe kenaqesi e vullnet dhe me nje perkushtim te jashtezakonshem Hasani ishte edhe njeri nder bashk vendesit e tije i cili ishte i shoqerueshem dhe i urte i kupueshem dhe shumë human. Kete e deshmojnë aktivitetet e tija duke filluar me organizimin e te rinjeve ne aktivitetet e ndryshme sportive ne aktivitetet kulturore e shume e shume organizime qe ishin nevoje dhe angazhim i kohës e te cilat aktivitete kerkonin njerez veteiniciativ qe merrnin per obligim organizimin dhe mirevajtjen e ketyre aktiviteteve.Pra me nje fjale Hasan Hasani ishte gjithkund aty ku ishte rinia. Keto aktivitete Hasani i pat filluar që nga mosha 15 vjecare duke organize turnire mes fshatrave per rreth Budrikes si psh. Me Radivojcin , Devajën , Zhitine e keshtu me radhe dhe ne ato turnire budrikasit korrnin fitore ne saje te angazhimit te te rinjeve siq ishte Hasani. Fale angazhimeev te tija dhe stimulimi i te rinjëve nga performanca e Hasanit , shumë të rinjë morrën shembull punen e tijë dhe ata gjithashtu vazhduan po atë rruge e te cilet korren fitore dhe sot po nga ata te rinje kemi profesor, sportist artist etj.Po ne keto vite kishte edhe angazhime edhe ne Shoqerinë Kulturo Artistike “PERPARIMI” nga Pozhorani si instrumentist i mandolins por edhe në vallezim e ku pastaj u be edhe njeri nder valltarët shumë të talentuar. Ne Vitin 1968 ishte anëtar i SHKA-së “ BESA ” në Viti . Pasi ne Budrike e asajë kohe aktivitetet nuk mungonin , sa i perket jetes rinore duke u angazhuar ne sporte te ndryshme rrodhi ideja për iniciativën e nje numri të të rinjëve në fshatin Budrikë për të zhvilluar aktivitete ne kulturen muzikore , dhe kjo iniciativë solli themelimin e SHKA “4-DËSHMORËT” e që aty ne ate keshill inicues perveq shume artdashësve ishte edhe Hasani i cili dha kontributin e jashtezakonshëm ne aktivitetin e kesaje shoqerie e cila pati sukses te madh gjat viteve të ’80. Pas nje periudhe kohore , per shkak te profezionalizmit te Hasanit qe e krijoi ne vallëzim , ai u angazhua ne Ansamblin “ DASMA” të Pozhoranit , ku aty dha kontributin e tijë në ruajtjen forcimin dhe zhvillimin e kultures së trevës së Anamoravës i cili aktivitet e bëjnë Hasanin që mos të jetë vetëm i Budrikës , por të jetë person me dimension me te gjere se kaq. Jo vetëm që ishte një person i pranueshem per te gjithe ata qe e njohen dhe me ata qe punoi , si ne aresim , ashtu edhe ne aktivitete e lartpermendura , por Hasani shkelqeu edhe ne aspektin e organizimit te familjes dhe ishte nje familjarë i shkelqyeshem pasi qe ato qe kishte ne shpirtin e tijë ua mbjelli edhe femijëve te tijë te cilet me mund dhe sacrifice i shkolloi dhe secili ka shumë elemente qe Hasani i këshilloi edukoi dhe i formoi, ashtu qe të janë shembull për të mirë. Perveq aktiviteteve te tija ne lemine e edukimit dhe emancipimit te gjeneratave , per te mbetë qe aktiviteti i tije te vazhdoje rrugetimin , Hasani synoi diçka edhe më shumë sidomos te arriturat e tija dhe angazhimin e tijë e shkruajti per te mos humbur kurrë , pra ka botuar librin me titull “Zvillimi i Kulturër Fizike në Viti”. Hasani që nga viti 2010 është drejtues i Shoqatës së Pedagogëve të Sporteve Shkollore për Viti.

Nuk ndalen ne aktivitetet e veprimtarive te ndryshme kulturore e sportive nga Hasan Hasani edhe pse para pensionimit prap gjendet ne balle te ketyre aktiviteteve duke i organizuar te rinjte neper aktivitetet shkollore . Shkepusim nje shkrim me rastin e pensionimit te Hasan Hasanit. “Po e përfundon karrierën me bindje të patundur se kjo është një detyrë me shumë vlera. Si mësimdhënës i lëndës së edukatës fizike, është pensionuar me shumë lavdata për punën e palodhur për edukimin fizik e sportet në arsimin parauniversitar në komunën e Vitisë. Me këtë rast, është organizuar një aheng në shenjë falënderimi e mirënjohjeje. Për profesorin që mbushin moshën e pensionimit 65 vjet, Udhëheqja e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, (shkolla kjo ku ai dha kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin e brezave të rinj), kolegë dhe familjarë të tij kanë marrë pjesë në manifestimin e organizuar për daljen në pension.

Profesorit Hasan, duke i uruar që ta gëzojë pensionin, i dhanë lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor me kushtet që posedonin, pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë e rrethanave historike që vendi i pati nëpër vite.

Drejtori i gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, Mujë Tafa, , drejtues të arsimit në Viti si dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e rastit, pohuan se krahas punës edukativo – arsimore, një meritë dhe kontribut të veçantë, Hasani e ka në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore dhe sportive me rinin shkollore si profesor aktiv, u tha se ai do të mbetet në kujtesë të shumë gjeneratave si profesori model për ata nxënës që patën fat ta kenë pedagog të tyre. Në fund, Profesori që i la nxënësit dhe u pensionua, pati një mesazh për brezat e rinj të cilët do të vijnë pas tij e do të dalin para nxënësve e bankave shkollore: “Do të më pëlqente që ata të cilët fillojnë punën në arsim ta bëjnë me të njëjtin entuziazëm me të cilën unë po e përfundojë. Për shkak se ky është një profesion që mund të jetojë edhe me passion”.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.