Shkruar nga Enver sahiti

HALIM RAMIZ SHABANI
( Mulla Halim Budrika 1924 – 20.11. 2001)
I Lindur nëvitin 1924, në Budrikë të Epërme. Rrjedh nga familja e Ismajl Agëve njera nga tri familjet me të medhatë qe ishin ne Budrikën e asaje kohe. Ne atë kohë ishte shumë e vshtirë sepse jeta i kishte renduar shumë populli nshqiptarë dhe jeta u bënte më shumë mund e sacrifice dhe asesi nuk mundë të mendohej për shkollim , sepse shpitarët e asajë kohe u dashtë qe edhe po qese fillonin shkollimin ata ishin te detyrar ta bëjnë ne gjuen serbe , kështu qe Halimi pasi që rrjedh nga një familje tipike shqiptare dhe nga dëshira për tu shkolluar ai fillon për të vijuar Medresen e Ulët në Gjilan dhe ate dy vite në vitin 1942 deri në vitin 1944. Këtu vlenë të cekim deshmitë mbi rastin e regjistrimit te nxenesve ne medrese sipas dëshmisë së Mehmetali Halim Shabani , se Myderrizi i bashkesise islame te asajë kohe nuk e kishte pranuar duke u arsyetuar se nuk ka vend , sepse më tepër u pranonin nxënës nga familjet e bejlërve agallarëve dhe qytetarët , mirepo një nxënës nga Bresalci që ishte kryetar i klasës dhe ishte i ngarkuar për mbikqyrjen e klasës ku emrin ishte Hajrulla Bresalci e pastaj pas kryerjes se Medereses Mulla Hajrulla Bresalci , pasi e ka pa dëshprimin e bacës Ramiz që ishte se bashku me Halimin , ,ai kryetari e merr Halimin dhe e pranon dhe duke i thene pastaj Myderizit se do të flejmë bashk në një krevat. Kjo periudhë ishte kohë e LNÇ-së dhe ajo Medrese për shkak të rrethanave të luftës u mbyll.
Në pamundësi të shkollimit të mëtutjeshëm Halim Ramiz Shabani vazhdon me nxënje të diturisë në drejtimin e teologjisë në aftesimet siq u bënin tek hoxhallarët e kohës që i mesonin të rinjtë në aspektin fetarë por në ato mësime bëhej edhe aftesimi i përgjithshëm edhe i kultures ,traditës por edhe i kombëtares , keshtu që Halimi ia mësynë dyerve të hoxhallarëve më në zë , siç ishin Mulla Kadria i Llashticës, Molla Mehmeti i Dobrosinit e të tjerë sepse deshirë e tija ishte por edhe e familjes që të behej hoxhë. Pasi kreu edhe sherbimin ushtarak të kohës në vitin 1950, nga komuna e Vitisë vijnë dhe e kërkojnë që të punoj si nënpunës në komunë edhe pse këtë ofertë Halim Shabani nuk e pranoi sepse ideali i tijë dhe dëshira e madhe ishte që të behej hoxhë. Kështu që pas ndjekjes së mejtepeve dhe prfundimin e tyre me sukses në vitin1953 ,emërohet imam në fshatin Ballancë për muajin e Ramazanit. Në atë kohë Mulla Rama i Budrikës ishte imam në Budrikë dhe po në këtë vit pensionohet dhe në vend të tijë imam në Budrikë emërohet Mulla Halim Shabani-Budrika. Në atë detyrë shërbeu plot 16 vite dhe më datën 02.08.1969 emërohet imam në Xhaminë e madhe në Gjilan dhe atë detyrë e bënë më shumë passion dhe pietet deri në vitin 1993 ku dhe pensionohet në moshën 69 vjeqare. Gjatë kësajë periudhe sa ishte imam në Gjilan Mulla Halim Budrika mbante edhe poste të tjera dhe punë me përgjegjësi të cilat i kreu me plot sukses. Ne Bashkësinë Islame në Viti ka punuar si referent dhe nga viti 1966 deri në vitin 1969 ishte Kryetar i Bashkësisë Islame në Viti . Më 1975 emërohet referent në BI në Gjilan deri në vitin 1989, Gjatë jetës së tijë ai vizitoi vendin e shenjtë Qaben më se 9 herë , dhe pasi që ishte i pasionuar në veturën Mercedes, ku atë kohë ishte vështirë të kenë personat vetura e lere më mercedesin , Mulla Halim Budrika me vturën e tijë ishte 4 here ne haxh . Gjate vizitave qe i bëri vendit të shenjtë në MEKE ai u njohtu edhe me shumë njerëz të ditur dhe ka takuar shumë prijës fetarë nga e gjithë bota.
Mulla Halim Budrika ishte një personalitet që kishte rrespekt të madh në xhematin e shumë komunave por edhe të mbarë Kosovës dhë më gjërë . Ai jetoi si një prsonalitet i ditur, i rrespektuar dhe shumë i njohur. Në moshën 77 vjeare ndërron jetë më 20.11.2001 nga një atak në zemër. Pas vdekjës së tijë një magjistër i shkencave teologjike i quajtur me emrin Beqir ku familja e tijë deri tani jeton diku në Fushë Kosovë e i cili Beqiri pra ishte profesor në Universitetin e Kairos dhe kishte doktoruar me temën për hoxhallarët e Vilajetit të Anamoravës dhe atijë të Shkupit dhe gjatë mbledhjes së shenimeve dhe të dhenave për temën e doktoratures , kishte marrë shumë të dhë na dhe shenime nga Mulla Halim Budrika. .Pasi Prof. Beqiri doktorron dhe profesorët e Kairos e kanë analizua komplet punimin e doktoraturës e kan pyetur se nga kush je furnizua me material na intereson të dijmë sepse të dhënat që i pasqyron janë të domosdoshme për ne . Profesor Beqiri iu tregon se të gjitha këto të dhëna për hoxhallaret e vilajetit të Anamoravës i ka marrë nga Mulla Halim Budrika dhe ata profesor i kan sygjeruar që këtë njeri tjamundësojnë që ta takojnë por fatkeqësisht kjo ka ndodhur pas vdekjës së Mulla Halimit dhe ishte shumë e rëndesishme qe ky personalitet të ishte lajmerua në KAIRO se ka mundë të jetë shume i dobishem për këto njohuri dhe të dhëna që i kemi tani . Nga ky inspirim i profesorëve të Kairos , Profesor Beqiri ka bërë një biografi të Mulla Halim Budrikës dhe se ende nuk dihet sepse ai jeton dhe vepron atje , kush presojmë që një dite do të dalë në skenë ai libër ku do të e njohim edhe më shumë personalitetin e Mulla Halimit Budrikës
*** Ky material mbi biografinë dhe veprimtarinë e Mulla Halim Budrikës e kemi marrë nga intervistimi virtual që e bëmë me djalin e ti Shukri Halim Shabani në vitin 2018.