Miqt e mi,
vendlindja na ofron shumë mundësi turistike, ato janë të prekëshme dhe të arritëshme për këdo. Por ato nuk mund të shijonen në distancë.
Me datën 17 Korrik pata kënaqësin që në emër të Unionit Mirdita të organizoj në Nënshejt një takim për të parë në vend mundësit dhe hapat e mëtejshme drejt një zhvillimi të qëndrushëm turistik në Nënshejt dhe mundësin e shtrirjes në gjithë Mirditën, e pse jo edhe më gjërë.

Me këtë rast dëshiroj të falanderoj të gjithë pjesmarrësit dhe në veçanti të ftuarit.
Duke qenë takimi i parë, takimi i kaloj pritshmërit e mia.
Gjithsesi kryefjala e takimit mbeti fjala “duhet“.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë zv. Drejtorin e GIZ Albanien zotin Beka për ofrimin e eksperiences së tijë nga zhvillimi i Thethit.
Mbështetja e e Z.Beka, e imja dhe e të gjithë pjesmarrësve për një zhvillim afatgjat nuk do të mungoj.
GIZ është i gatshëm si fillim të ndihmoj dy familje që të kthejn një kullë dhe një stan në bujtinë për turistët. Kjo ndihmesë është në form këshilluese por edhe financiare.
Është kryesore të kuptojm që GIZ do të bëj përsgjedhjen e aplikuesve të cilët duhet edhe të plotësoj disa kushte.
Por çfarë mund të bëjm ne vetë për këtë zhvillim ?
Për këtë jam shumë i hapur për sugjerim, me kushtin e vetëm që sugjerusi të bëhet pjesë fizike, mendore dhe ndoshta edhe financiare në jetësimit e idesë së tijë.
Nuk mund të le pa theksuar punën e madhe të ekipit të Infokullës në përpilimin e hartave të shtigjeve turistike të Mirditës.
Mendoj që aktivitetet artistike në zonat me përparsi turistike të artistëve mirditorë apo edhe të Ansamblit Mirdita do të rrisin frekuentimin dhe njohjen e resorteve tona turistike.
Unë për vete nuk di me i ra qiftelisë !