20.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Shkruar nga Liman Asllani kryetar i K.te afaristeve te Prizrenit

Aktoret dhe aktrimi ne Prizren-                 Shkruan;Liman Asllani, kryetar i Klubit të Afaristëve në Prizren

Mos ta harrojmë asnjëherë të Madhin Faruk Begolli. Ishte në zenitin e karrierës kur e la Beogradin në shenjë revolte për gjithë atë që i ndodhi dhe po i ndodhte popullit shqiptar në Kosovë e ish Jugosllavi. Përveç që rrezikoi ekzistencën ekonomike ai rrezikoi edhe ekzistencën e vet fizike. Profesor Faruku, me punë të palodhshme arriti të krijoi qindra kuadro të reja që sot janë pothuaj në mbarë skenën botërore të artit.

Shumë aktor të Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”  ishin student të Profesorit Faruk Begolli, mes tyre edhe Alban Qela. Por,sot Albani u “revoltua”. Por, këtë revoltë të tij duhet ta kuptojmë si aktrim të një aktori. Nuk mund ti kuptojmë “shtisit”. Se fjala popullore shqipe  thotë “me i keq është shtisi se basi”.

Albani dhe kolegët e tij me akademi arti, tani disa vite po jetojnë në kufi të ekzistencës. Albani nuk e ka problem që kur ka punë verës të bëjë edhe “pomfrit” për të mbajt familjen. Dhe nuk e pati problem që edhe te pranoi ndihmë edhe nga prindërit. Por ja që pandemia bëri që edhe prindërit të jenë të ngujuar. Dhe Albani u revelotua se nuk mundet assesi ti bind fëmijët e vet se nuk u transferohet buxheti për teatro  dhe nga viti ne vit teatrot dhe aktoret mezi mbijetojnë, duke u hedhur si dallgët e detit herë në MKRS e herë në DKRS. Albani nuk mund ti bind fëmijët se Komuna nuk mund ti financoi se gjithçka shkon në tender. Nuk mund ti bind fëmijët se Komuna nuk ka mund te organizoi për fëmijët që po rrinë mbyllur shfaqje virtuale edhe pse kemi tri televizione lokale. Albani, nuk po mundet ti bindë fëmijët se Komuna jep para për Fakultetin e Psikologjise për analiza gjatë pandemisë mu në javën e parë të shfaqjes së rastit të parë të infektuarit në Kosovë. Albani nuk mund ti bindë fëmijët se disa sigurojnë për stërnipa nga futja e “duarve në xhepa e  buxhete” e disa as për nevojat ditore të fëmije të vet. Albani, nga dita në ditë që po i rriten fëmijët , nuk mund të ju shpjegoi atyre pse duhet të kërkoi para nga prindërit.

Dhe sot Albani pati një rol ku aktroi jashtë skenës, në skenën e jetës.  Albani e dinë se as Hasha nuk e solli Teatrin këtu ku është sot, por as Bini nuk mund ta nxjerr nga këtu. Baza ligjore është krijua për teatrot kosovare dhe ditë mira po vijnë duke sigurua një qëndrueshmëri për kulturë tonë.

E Albani e donë aktrimin, ja donë zemra. Për këtë ai kujton thënien e aktorit Al Paçino “ Lehtë është të mashtrosh syrin, por më së vështirë është të mashtrosh zemrën”.

Albani shume herë e kujton edhe thënien  e aktorit Will Smith “ Dua të bëjë gjëra të mira. Dua që bota të bëhet më e mirë, për arsye se e unë jetoi. Dua që puna ime, familja ime të ketë kuptim. Nëse dikujt nuk ja bëni jetën më të mirë, atëherë po humbni kohë. Jeta e juaj do të bëhet më e mirë kur të tjerëve ua hijeshoni jetën”. E Alban Qela , bashkë me koleget e vet Xhevdetin, Hajatin, Fetahun, Ernestin, Afrimin  e të tjerë, bëjnë gjëra të mira dhe na bëjnë jetën më të mirë gjithë prizrenasve e më gjer, kur na përfaqësojnë dhe sjellin mirënjohje e shpërblime nga shumë skena teatrore.

Prizreni nuk është rastësisht Qytet Historik. Në vitet 1990-1999 pothuajse se të gjitha aktivitet kulturore, muzikore, teatrore e sportive nga gjithë Kosova organizoheshin në Prizren.  Bizneset e Prizrenit mbështeten fuqishëm këto dhe shumë aktivitete tjera për gati një dekadë përfshi edhe vetëfinancimin e arsimit pa shfrytëzua mjete nga fondi qendror si dhe sigurimin e pagesës për personelin e angazhuar në ambulancat e SHH “Nënë Tereze”.  Prindi I Alban Qelës ishte donator I rregullt në këtë kohë të vështirë.

Andaj unë nga buxheti familjar, që nesër do të paguaj në llogari të Teatrit “Bekim Fehmiu:,  500 euro, pasi që biznesi gjatë kësaj periudhe nuk pati aktivitet.

Po ashtu i ftojë të gjithë kolegët, që gati një dekadë mbajtën gjallë shumë aktivitete në Prizren, që të mbështesin brenda mundësive të veta Teatrin.

E lusim Drejtorin e Teatrit që të bëjë publike llogarinë ku mund të bëhen transferet financiare.

Jam thellësisht i bindur se Alban Qela dhe shokët e tij në momentin e parë që do të krijohet mundësia do të bëjnë punë të mira dhe do të na hijeshojnë jetën.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.