24.5 C
Tiranë
E martë, 12 Maj 2026

Shkruar nga PREL MILANI

GULIEM RADOJA NJË MADHËSHTI DHE BUKURI E PA VDEKSHME
(Le të qajnë me lot skenat dhe ekranet tona per humbjen e birit të ndritur të artit)May be an image of një ose më shumë njerëz
Me kalimin e viteve vërej se jo pak ëndrra me dëftojnë, pavarësisht se kurrë nuk kam dashur tu kushtoj kujdes. Mbrëmë mu përfytyrua e isha në majën e Bigës e Gimajve e dyta më shtatanikja e Alpeve. Pa pritur në faqen nga Gimajt u rrezua një shkëmb i madh që mori para si orteku një rrëgallinë të terë gurësh. Një tymnajë e bardhë u ngrit si re dhe pushtoj gjithë pllajën e Radojës… Malet i dua, i shëtis dhe ëndrrat në male nuk më trishtojnë, pavarësisht se orteku karbonatik dhe oshtima e tij mbrëmë më nxorën gjumin. Nuk e bëra kuvend me as kënd as nuk i kushtova fare vëmendje, por kur mësova se sot vdiq Guljem Radoja vendosa të bej publike. Kur dhembet e kreshtave shkoqen priten vdekje viganash. Biga dhe Radoja e parandjeu dhe qau vdekjen birit të saj që i trashëgoi emrin per llagap. Ky artist i madh rrënjën boshtore dhe gjakun ushqyes kapilar e pati nga pllaja lëndore e Radojës. Ora rojtare e mbikëqyri nga Biga e Shalës sythet i çeli në Shkodër, u përkund me ninulla dashurore , u rritë në shtëpinë e artit dhe u be Senjor i skenës dhe ekranit. Starti ti tij i duhishëm fillon nga Librazhi , dhe meandroi në Mallakstër ,Fieri, Tiranë por Durrësi e rrëmbeu dhe beri per vete sa nuk dinte ta ndante vetën në ishte shkodranli apo durrsanjor.
Gualjem Radoja është një shqyt emblematike denjë në çdo skenë arti.
Burrë i pashëm me trup të hijshëm sportiv, serioz, trendi me sy shkëlqimtarë si yll që përthyhen në det. .Ai zotëronte një plastikë aktoriale të veçantë zë të ngrohtë si burim termal dhe oratori gurgulluese.
Gjithsesi më shumë se hijeshia fizike tek Radoja mbizotëroi dituria dhe bukuria artistike e cila nuk është kalimtare si bukuria tokësore.
Aktor i nivele të larta me interpretim dhe ngjyrimi emocional si në rolin e mirë apo të keq . Guljem Radodja kishte profil të lartë intelektual karakter të fortë, fisnik pa vese shumë kërkues ndaj vetes dhe partnerit në rol dhe aspak ekocentrik . Personazhet e mishëruara nga Radoja bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mënçuri dhe intuitë. Radoja është personalitetet që ka lënë gjurmë dramaturgji si njohës maksimal fjalës skenike por mbi të gjitha, ai është thesar i çmuar për kontributin artistik në kinematografi. 75 vjeçar pa shenja pleqërie veç pak kohë me pare një hije vdekje i erdhi vërdallë si hienë grabitqare. Gjithë familja ju mblodh me dashuri per qark, por jo shteti që kishte borxh dhe detyrim moral. Jeta e Radojës sosi dhe pritej me sot e me nesër, lajmi i vdekjes së tij trishtoi gjithë botën tonë artistike. Le të qajnë me lot skenat dhe ekranet tona per zhdukjen e birit të ndritur të artit. Guljem Radoja u largua i trishtuar por mbet këtu mes nesh kujtimi i tij në zemrat e miqve dhe dashamirëve të filmit dhe dramës. Radoja u rrëzua si petale trëndafili, por mes nesh to mbetet të pa plakur Petronini (Kush Vdes në Këmbë)Stefan Bardhi (Mesjntorja ),, Gjenerali te (Gjeneral Gramafoni,) Major Kelli,( I treti) Prifti te (Kthimi i ushtrisë së vdekur) inxhinier Ylli.(Në pyjet me borë ka jetë) Tenente Gurabadhi, (Në fillim të verës) Kryeprokurori (Kolonel Bunker), Pertefi (Vrasje në Gjueti), Arkelogu (Te shembje e idhujve), Serveti (Gëzhoja e vjetër) etj etj.
Pastë dritë në amshim Artisti i madh me gjak dukagjinasi Guljem Radaja. Tashmë çdo kush e di se Guljem Radoja, Pjeter Gjoka,Ndrekë Luca, Lec Shllaku, Viktor Bruçeti në botën tjetër dhe Tinka Kurti Fredeik Ndoci etj në ketë botë përfaqësojnë një armatë artistike . Kush do guxonte të matej me ta?! A nuk është vallë shprehja me lartë e madhështisë së genit dukagjinas. Ngushëllimet me të përzemërta gjithë familjes Radoja. dhe në mënyrë të veçantë mikut tim të çmuar Redi,nip i të disidenti shquar Beqir Ndou. Zoti ju forcoftë per dhimbjen e rendë të njeriut tuaj më dashur!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.