15.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Shkruar nga Ruzhdi Hasaj.

 

 

SHOQATA KOMBETARE POSTRIBA-NDERI I KOMBIT .
VENDIM
Ne mbrojtje të demokracis kombëtare.
Arkivon fakte dhe informacione të sakta të prill vitit 1990-91.
Tre trima të Postribes organizojnë KRYENGRITJEN dytë pas levizjes të muajit 9.shtator 1946.
NE QENDER TEK URA E MESIT POSTRIBE ..bashkë me disa aktivist të tjerë duke dhënë sinjalin e parè me motivin LIRI DEMOKRACI.
Hyn në historin e Postribes .Legjandari zemer luan
1.Muhomet Shabaj.
2.Gani Bushi .
3.Muhomet Shmarqaj.
________________________________
Shoqata Kombetare Postriba Shkoder.
E konfirmon KRYENGRITJA E DYTE E POSTRIBES .1990-91.dhe
Cdo vit do e përkujtojme këte demonstrim .në Prill të vitit 2021.fillon aktiviteti kulturor në nderim të tre heronjve te gjalle të Postribes .KRENOHEMI E GJITHE POSTRIBA ME JU .
KY VENDIM HYNE NE FUQI MENJEHER.dt.16.06.2020.
Imer Beqir Shabaj
u lind në Kodër-Boks ne vitin 1878 dhe vdiq më 9 shtator 1946. Gjatë jetës së tij ai
kaloi regjimin turk, Pavarësinë, Mbretërinë Shqiptare dhe Sistemin Komunist.
Imer Beqiri rrjedh nga një familje me tradita shumë të mira nacionaliste.Ai ka marrë pjesë në të gjitha
përpjekjet kundër pushtuesve të huaj të vendit tonë.
Në vitin 1912-1913 në Rrethimin e Shkodrës merr pjesë në frontin e Myselimit dhe atë të Bardhanjelit
së bashku dhe nën komandën e Adem Haxhisë dhe lufton me heroizëm në mbrojtje të Shkodrës. Në këtë
luftë merr pjesë edhe vëllai i tij, Brahim Beqir Shabaj, i cili vret 8 serbë dhe plagoset vetë, nga e cila plagë
vdes. Postribasit para se të nisen në këtë luftë marrin abdes dhe marrin hallallin në familjet e tyre, duke
menduar se mund të vriten dhe nuk kthehen më. Populli e quajti “Nishanxhi Taborr” këtë njësi ushtarake
të drejtuar nga Adem Haxhija (Spahija).
Në pushtimin Austro-Hungarez të vitit 1916 Imer Beqiri kapet nga regjimi, vetë i treti, bashkë me Nuz
Halilin e fisit Halilaj dhe Baz Haxhinë e fisit çelaj dhe varen për krahësh në manin e varrezave të fshatit
Dragoç. Këtë veprim, regjimi austriak e bën për të bërë presion në zonë, në mënyrë që të mos realizohej
kryengritja kundrë regjimit, por megjithatë ata nuk ia arrijnë qëllimit. Kryengritja realizohet dhe
detashmenti ushtarak që ishte i vendosur në Drisht, në ikje e sipër bie në përpjekje me forcat kryengritëse
në afërsi të Urës së Mesit, lë të vrarë tre ushtarë dhe dy boshnjakë bien në besë të Murat Imerit (Shabaj).
Në vitin 1920 merr pjesë në Luftën e Koplikut bashkë me Adem Haxhinë dhe trimat e Postribës. Postriba
shquhet për qëndresë dhe nuk e lëshon vijën e frontit deri sa vjen ndihma nga Tirana me në krye Ahmet
Zogun. Fronti i Postribës me Adem Haxhinë në krye dhe fronti i Hotit me Deli Metën në krye shquhen për
luftën vetëmohuese dhe heroizmin e tyre.
Në shtëpinë e Imer Beqirit në Kaçerdhe është bërë takimi i Bajram Currit me Adem Haxhinë dhe është
biseduar që “Shqipëria të qeveriset më vete, e pavarur nga të tjerët”. Në vitin 1939, në pushtimin fashist,
Imer Beqiri merr pjesë bashkë me Adem Haxhinë dhe Postribën për t’i bërë rezistencë Italisë Fashiste në
Kodra të Tepes, në Bahçallek dhe në Kodra të Bërdicës. Ata i hapin zjarr pararojes së ushtrisë italiane tek
Ura e Bahçallekut dhe në këtë zjarr bien viktimat e para italiane. Këtu shquhet trimi patriot Cen Adem
Hasaj nga Boksi. Pas pushtimit fashist Imer Beqiri dhe Adem Haxhija arrestohen dhe pasi qëndrojnë pak
në burgun e Shkodrës dhe në atë të Tiranës, internohen në Kolfiorito të Italisë, ku qëndrojnë për rreth një
vit. Adem Haxhija helmohet këtu dhe pas dhjetë ditësh që kthehet në Shqipëri, vdes i helmuar nga
fashistët italianë.
KENGE PER IMER BEQIRIN
9 shtator dyzet e gjashtë
Në mes të natës
Në dritë të hanës
Postriba u dogj flakë
Retë e zeza mbulojë qiellin
Dridhët fushë e male
Dridhët fëmija i pafajshëm
Në bark të nënës
Kërcet pushka zë trishtuar
Në këmbë ngrihet Mesi e Myselimi
Para burrave shqiptar trima
U betua u dha kushtrimi
Boks, Dragoç, Kullaj, Rrasek
Burrat shqiptar trima si zana
Sy pa trembur shqiponjet
Luana i ka ba nana
Për lirin e truallit të vet
Si frigon krajl as mbret
Tradhëtarëve u dolën para
Mbi këtë tokë të shenjt
Të mos bijë fara
Trimat lidhën besën e zotit
Para nënës u betuan
Deri në vdekje luftuan
Për s’gjalli su dorëzuan
Trim me fletë Imer djali
Sy pa trembur biri lokës
Se frigoi barbaria
Komunistët e as tradhëtia
Babë e djal i zu halli
Para plumbit të xhelatit
Te xhamia para katundit
Vritet baba në sy të birit
O Ymer, biri Poshtribës
Nuk ja pate as kujt frikën
Trim i shkuar trimave
Fluturoi në krahët e shqipës
Vepra jote s’harrohet kurrë
Je shqipe me flamur
Për ty shkruan historia
Lum kombi e shqiptaria.
.Autori Ruzhdi Hasaj.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.