16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Shkruar nga Vladimir Duraj

Qofsh i parajsës, Ymer Xhaho!
Dy javë më parë postova shkrimin e mëposhtëm. Sot mësoj se Ymer Xhaho, ish Shefi i Shtabit të Regjimentit të Aviacionit në ish Q.Stalin ndërroj jetë sot.May be an image of 1 person dhe tekst
“Njeri i mirë”, e kam cilësuar në shkrim, por Ymeri ishte shumë më tepër se kaq…Ai ishte një vlerë e spikatur e shoqërise shqiptare, një qytetar model i saj.
Njerëz të Mirë
Ymer Xhaho
Mes gjigandeve ne foto eshte edhe nje engjell i vogel. – Eshte vellaj im i vogel,Genti – thote autori i fotos, Pellumbi, djali i Myfit Makashit. Aviacionistet, sidomos ata qytetstalinas, nuk e kishin te veshtire te identifikonin Harrilla Rebin, Thanas Papen, Ymer Xhahun, Fluturim Mollen dhe Perparim Kolasin qe une i quaj ne hapje te ketij shkrimi si “gjigande”.
Kush i njeh do te me jape te drejte ne percaktimin tim. Kush nuk sheh madheshtine tek komandant Harrilla Rebi dhe zevendesi i tij Thanas Papa, kush nuk e pohon kete madheshti per shefin e shtabit te regjimentit Ymer Xhahun, kush nuk sheh startin e saj tek piloti i talentuar dhe me te ardhme te ndritur ne aviacion nese zoti nuk do ta merrte shume shpejt ne krahet e tij, Fluturim Molla dhe kush nuk ve duart ne zjarre per madheshtine tek duararti Pap Kolasi, komandant i kompanise se transportit ne regjiment, atehere ai ka probleme me shikimin dhe perceptimin.May be an image of 3 njerëz
Per Harrilla Rebin, Thanas Papen dhe vellan tim, Pap Kolasin kam shkruar posacerisht. Sigurisht qe per ti pershkruar ata do te duhej stilografi Driteroit, por, ne lapsin tim, edhe pse jo ne staturen e stilografit, ka shume dashuri dhe mirenjohje per ate cka burra ishin.
Risia ne kete foto per mua eshte Ymer Xhaho, burre me dhjeta ne te gjitha drejtimet. Serioz deri ne kufijte e rreptesise, i kulturuar e i edukuar deri ne kufijte e fisnikerise, i thjeshte e i respektuar deri ne kufijte e miresise – ky do te ishte percaktimi im me nje rresht per te madhin Ymer.
Ymerin e njoha ne dy plane, ne ate te shefit te shtabit dhe ne ate te Ymerit qytetar. Si shef shtabi meriton percaktimit e fillim rreshtit me siper, si qytetar percaktimin ne fund te rreshtit.
Ymeri ishte njeri nder te shumtet aviacioniste qe une u kisha sherbyer me riparimin e televizoreve ne shtepi.
Per fat te mire dhe te keq m’u desh te shkoja disa here ne shtepine e Ymerit ne harkun kohor te disa viteve. Them ”per fat te keq” ngaqe televizori i tij ”vuajti’ me shume se nje here dhe kesisoj mori disa here perkujdesjen time, them ‘per fat te mire” ngaqe cdo vajtje atje ishte nje kontakt i lumtur me te mirin e te madhin Ymer Xhaho.
Ne keto vajtje njoha Ymerin njeri, te xhveshur nga uniforma dhe hija e rende e ushtarakut, Ymerin e qeshur dhe me zemer te madhe. Per koincidence e shoqja e tij ishte e zanatit tim, teknike radioje ne Uzinen e Aviacionit, vecori kjo qe me bente edhe me te afert me ate familje.
Edhe pas largimit tim nga aviacioni ne 85-en lidhjet me Ymerin vazhduan te ishin si me pare, respekt i ndersjellte dhe vleresim per ate cka perfaqesonim.
Jane te shumte njerezit e medhenj ne aviacion, eshte e madhe miresia ne ate hapesire, ndaj, hera – heres kam shkruar e do te shkruaj per ta, aq me teper kur ne foto te ndryshme dalin fytyra te njohura e te dashura per mua sic ndodhi me Ymer Xhahon sot ne foton e meposhteme.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.