16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Shkruar nga:Keti Bicoku

Nga 10 gushti mund të kërkohet konvertimi i patentave shqiptare në italiane.

I shumë pritur prej dhjetorit 2019 kur skadoi marrëveshja në fuqi, i paralajmëruar prej muajsh nga ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, konvertimi i patentave shqiptare në italiane po bëhet realitet.

Më në fund, më 3 gusht, Ministria italiane e transporteve ka nxjerrë qarkore zbatuese me të cilën lajmëron zyrat periferike të Motorizimit Civil se nga 12 korriku është në fuqi marrëveshja dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në italiane dhe jep udhëzime rreth zbatimit të marrëveshjes duke filluar nga 10 gushti, date nga e cila mund të pranojnë kërkesat e të interesuarve për konvertime.

Në qarkore nënvizohen disa kritere bazë të marrëveshjes së konvertimit të patentave.

Theksohet që “nuk është e mundur të pranohen kërkesa për konvertimin e patentave shqiptare të marra pas vendosjes së residences në Itali”; që “mbajtësi i patentës shqiptare mund të kërkojë konvertimin e saj vetëm në rast se nuk ka mbushur 4 vjet residence në Itali e nëse patenta shqiptare nuk është e skaduar”.

Vonesa 4 javore mes hyrjes në fuqi (12 korrik) dhe dates efektive të pranimit të kërkesave të konvertimit (10 gusht)justifikohet me faktin që ende pa u vënë në zbatim, “është konsideruar i nevojshëm përditësimi i marrëveshjes në fjalë lidhur me shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve qendrore kompetente për patenta të veçanta kur lindin dyshime në lidhje me vlefshmërinë, vërtetësinë dhe të dhënat e tyre, siç parashikohet nga neni 8 i së njëjtës Marrëveshje”.

E për të shmangur problem të mëtejshme për të interesuarit që mund të rrjedhin nga kjo vonesë, në qarkore shkruhet shprehimisht që do të pranohen kërkesat e konvertimit për “patentat shqiptare me date skadence në intervalin kohor 12 korrik – 10 gusht, apo kur në të njëjtin interval kohor mbushen 4 vjet nga marrja e residences në Itali” me kusht që kërkesat të paraqiten deri më 31 tetor 2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.