Me datë 11 korrik 2021, në Vlorë u zhvillua kampionati Kombetarë i Boksit për moshen U-16. Në peshën 60 kg, kampion Kombëtar u shpall Tonin Prela, nga fshati Lotaj i Shalës. Gjithashtu, boksieri Prela, u shpall edhe boksieri më i mirë i Kampionatit. Me këtë sukses të këtij biri të Dukagjinit, vijohet tradita e nxjerrjes së sportistëve të spikatur në arenën Kombetare nga zona e Dukagjinit.
Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, duke u ndjerë krenar për këtë përfaqësim dinjitoz të zonës tonë, i urojmë suksese të mëtejshme dhe një karrierë të mbushur me trofe talentit Tonin Prela.