9.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Shpresa Bajraktari Ruci

91 vjetori i lindjes se babait tone Tefik Rucit.

Kujtojme me mall 91 vjetorin e ditelindjes se babait tone te dashur Tefik Rucit.
Tefiku lindi ne 2 shkurt 1927 ne nje familje te thjeshte Tepelenase.
Qe ne femijeri ai u ushqye me vlera te thella te medha patriotike dhe shoqerore,vlera te cilat ai i shpalosi gjate gjithe se jetes se tij.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lufta Antifashiste Nac -Cl e gjeti Tefikun 16 vjec ,i cili si gjithe te rinjte shqiptare rroku armet dhe doli ne mal partizan duke dhene kontributin e tij per clirimin e atdheut si dhe te Kosoves apo dhe viseve te tjera te ish Jugosllavise.

Ai luftoi me trimeri dhe heroizem ,per kete dhe kontributin e tij Partia dhe shteti e nderoi duke e pranuar ne gjirin e saj si bir besnik i partise dhe i atdheut qe ne moshe.te re kur ai ishte vetem17 vjec .

Keto ideale nuk i tradhetoi ,por i mbajti me nder ne deri vdekje.

Babai yne ishte i etur per dije ,per kete partia dhe shteti e derguan per studime jashte vendit ne ish B.R.S.S ,per tu shkolluar dhe per tu bere kuadro i afte dhe i denje ne sherbim te popullit dhe te atdheut.

Ai studjoi me me vullnet dhe perkushtim te madh , per te pervehtesuar artin ushtarak qe ti sherbej sa me mire mbrojtjes se Atdheut duke arritur rezultate te shkelqyera.

Tefik Ruci ishte nje ushtarak karriere,qe gjate gjithe jetes i kushtoi ngritjes se tij ideore dhe ushtarake .

Per vlerat dhe kontributin si gjate luftes Antifashiste Nac-Cl dhe gjate ndertimit te socializmi per mbrojtjen e Atdheut ,partia dhe shteti e dekoruan me shume urdhera dhe medalje te cilat i ruajti si syte e ballit.

Ndjenjat e thella kombetare dhe humane e karakterizuan gjithe jeten babain tone te shtrenje ,te cilat i shpaloste kudo dhe kurdohere si ne familje ,ne shoqeri ,ne marrdheniet me te rriturit ,si dhe me te vegjelit.Ai i pershtatej shume mire cdo moshe.

Ishte i dashur ,human dhe shume shoqeror me cdo lloj kategorie dhe te moshave te ndryshme.

Me keto ndjenja kombetare dhe humane babai yne na edukoi dhe ushqeu ne femijeve,nipat dhe mbesat.

Perr kete ne i jemi shume mirenjohes dhe krenare.

Sot ai nuk jeton me ,por ne krenohemi ,se ai la nje emer ,nje rruge te shkelqyer per ta pasur si udherrefyes ne dhe brezat qe do te vijne.

Babai yne i dashur do te mbetet gjithnje i gjalle i dashur dhe i paharruar ne mendjet dhe zemrat tona!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.