Te fshij lotin, Memedhe.
Gjysme gjalle t’ledhatoj
dhimbjet s’mund të t’i shëroj
n’damarët e zemrës së vdekur!
Të fshij lotët e mallit
dorën e zgjatur, ma morri era
thirrje dërgova qiellit!
T’prek në rrënjë, t’ledhatoj
në cdo trung lisi shkruaj
bëj tatuazh dashurie!
Të fshij lotin, mëmëdhe
lotët mbjellin lule malli
pranvera vjen e nxehtë!
“””””””””””””
***Nga cikli.
Haike…
*
Besuam fjales
Dhe betimit te dhanur
Qyteterimit!
*
Dhe erdhi dita
Qe dielli te linde
Me shpresen e re!
****
Rreze në syrin, shkëlqim plot zjarr
Në agun e ditës, mëngjesit me vesë
Më dehë melodia e detit me valë
Te bardhat re, mbi flokë mbulese!
***
Kam pirë një det me uj
Kam thithur ajrin e gjith botës
Kam derdhur lotin, kam bërë lum
Gjer u thinjën flokët e kokës!
“”””””””””””
Në ankthin e pritjes…
Klithma drithëron catinë
Trarët e shpresës u rrëzuan
Fjala morri dhenë
Këngët s’u kënduan!
*
Ne perëndim të diellit
Zogjët fluturuan
Morrën arratinë!
*
Në verbërim të hënës
I këputën lulet
Gjethet u zverdhen!
*
Degët i morri era
Trungu mbetur lakuriq
Mbajtur fort me rrënjet!
*
Me ankthin e pritjes
forcës së qëndresës
vibrime zemrash!
*
Nga aty filloi e qara, dhe…
aty do mbaroj vaji
Nesër lindë buzëqeshja!
*
Me lindjen e diellit
Me këngën e bilbilit
Mbi cati të reja!